Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja

| E hene, 22.07.2013, 07:52 PM |


Po bëhet një vit nga shuarja e Poetit dhe Akademikut Ali Podrimja.

Një vit dhimbje, kujtime e meditime për vdekjen e Tij.

Kjo ishte shkruar para tridhjet vitesh. Thuase e ndjente ndarjen duke e thirrë edhe Lumin:

Ma jep besën, Lum Lumi,

se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Pyes veten:Çfarë populli jemi ne që më shumë nderojmë e kujtojmë një një të pasur se sa një VIGAN të kulturës shqiptare.

Unë i dashur Ali sdo të të harroj kurr. Je me mua e në mua gjithmonë derisa edhe unë të vi atje ku duhet shkuar të gjithë.

Në paqë pushoftë shpirti Yt gjithmonë miku im!

 

AGIM GASHI-KËNGË PËR ALI PODRIMJEN

 

Moj sharki, pse rri e zgjueme,

E s‘e merr ti nji sy gjumë?

Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,

Pa e krye nji t’madhe punë.

 

Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,

Telat mirë me m’i shtrëngue,

Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,

Nji kangë vaji me ia këndue.

 

Ah, sharki, ma e madhja mike,

Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,

A përnjimend Ali Podrimja,

Atje n´Francë ka ndrrue jetë?

 

Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,

Por ka shkue në tjetër dhe,

I kish çue haber Lumi,

Me u takue të dy atje.

 

Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,

Por la emnin e vepra plot,

Toka e Arbnit e kombi i tij,

Do t’i nderojnë për jetë e mot.

 

Ah, sharki, qofsh e bekueme,

Qajmë e këndojmë sot që të dy,

Për poetin e madh të kombit,

Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!

 

27.07.2012

Düren