Kulturë
Elida Buçpapaj: Intervistë me z. Viktor Martini
E marte, 23.07.2013, 06:47 PM
VIKTOR MARTINI - PUSHTETARË TË DJESHËM E TË SOTËM, MOS LUENI ME PLAGËT TONA, SE EDHE HIJET E VORREVE TONA KANË PËR T'JU NDJEKUN E KURRË NUK DO T'IU LÂJMË TË QETË
INTERVISTË EKSKLUZIVE ME Z. VIKTOR MARTINI nga ELIDA BUÇPAPAJ
Së pari,
ju përshëndesim në emër të Skënderit dhe timin, dhe në emrin e lexuesit të
Voal- Zërit të Shqiptarëve, i nderuari Z.Viktor Martini, ju falenderoj me
respekt që pranuat të më jepni intervistë. Ndihem shumë e nderuar.
PYETJE: Tani po filloj nga pyetjet. Duke qenë se jemi edhe miq në Facebook, e di se momentalisht jeni në Shkodër, keni ardhur në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, e çfarë ndodhi me Shkodër locen që nuk votoi për PD ?
VIKTOR
MARTINI: Zonja Elida. Ju falënderoj per mundesinë qe me jepni per vazhdimësi te
kontributit tim ne sherbim te demokracisë e cila mungon ende ne truallin
Shqiptar.
Ah
PD NË
KRYE TË SAJ I INSTALOI KOMUNISTËT - I ELEMINOI TË PERSEKUTUARIT
PYETJE: I nderuari Z.Viktor pse humbi PD?
VIKTOR MARTINI: PD humbi per shume arsye. Partia Demokratike qe ne krijimin e saj, ne frontin kryesor i instaloi te gjithë ata qe kishin nje prejardhje komuniste, vendosi dhe disa te persekutuar qe me kalimin e kohes i eleminoi, si Tomorr Dostin e ma vonë ne 2005 dhe Pjeter Arbrorin.
Une kam
asistuar ne
Pushtetet 22 vjeçare zbatuan me dhelperinë më te madhe KATOVICËN qe tashti dihet edhe nga femijët. Aleancat e pamoralshme me politikanet e degraduar moralisht qenë të pranueshme ne PD per hir të karrikave. Kjo hoqi besimin ne njerëzit e ndershem se kemi te bëjmë me nje sistem moral ku s'ka per qëllim interesa ne sherbim te Popullit Shqiptar.
Gjuha e ashper e shume banale qe perdorej ne parlament acaroi çdo njeri te ndershem, sepse kjo gjuhe nuk është gjuha e Shqiptarit te vertetë.
Me nje
fjale, zhgenjimi është faktor kryesor. Pushtetarët harruan se konceptet nuk
jane nje vide e salduar qe nuk levizin, por nuk bën keshtu, ato duhet te
levizin ne kohen e duhur me pjekuri per dobinë e Kombit Shqiptar. Them te
kombit, sepse kombi perbëhet nga te gjtha partitë, te mire a po te keqij jemi
vëllezer nga nana Shqiperi. Per mire apo per keq, kete do e shikojmë më vonë,
populli zgjodhi RROTACIONIN. Dhe u tregoi me vote te gjitha partive: kujdes me
popullin, se nuke luhet më me rrena nepërmjet premtimeve boshe.
SHKODRA
ËSHTË DJEPI I ARTË I DEMOKRACISË DHE I KULTURËS
PYETJE: Z.Viktor, Shkodër locja është djepi i demokracisë dhe kulturës dhe prej këtij qyteti në Parlamentin e Shqipërisë gjatë këtij tranzicioni kemi patur Pjetër Arbnorin dhe Jozefina Topallin. Çfarë do të thoshit për Mandelën shqiptar dhe për zonjën Topalli ?
VIKTOR
MARTINI:
JOZEFINA DO TA NJOHË TË VËRTETËN - KUR VET KROKODRILAT E BERISHËS KANË PËR TA HJEDHUN MËNJANË SI TË PAVLEFSHME
Jozefina:
Edhe kjo rrjedh nga shtresat tona. Me axhat e saj kam kalue disa dite te
mjerimit ne burgun e Burreli, te cilet edhe mbas kaq vitesh i kujtoj me
respekte. Por ajo nuk u diftue e pjekun si ata. Jozefina e te gjithë ministrat
e Berishes ndihmuan ne krijimin e kultit te individit Stalinian: e quajten
Berishen lider historik, e krahasuen me Skenderbeun e quajten kolosi i kombit
Shqiptar. E kjo shkaktoi alergji tek njerëzit e arsyshem.
Populli Shqiptar ishte i velun me lajkat e diktatures, Partia e Enverit legjendar e tjera e tjera. Mos ta prejashtojmë se edhe kjo asht nje arsye qe PD humbi. Une ende besoj se Zonja Jozefina nje dite do ta njofi te verteten plotesisht. Por kjo ka me ndodhë kur vet krokodrilat e Berishes kanë per ta hjedhun menjanë si te pavlefshme. Por une do ta due gjithsesi perseri, sepse eshte nje pjesë qe nuk mund ta shkepus nga karvani i vujtejeve tona ashtu si dhe te tjeret.
DALJA E PJETËR ARBNORIT NGA PARLAMENTI ISHTE SKEMA E BERISHËS
PYETJE: Në zgjedhjet e 2005, Zoti Pjetër Arbnori doli jashtë parlamentit të Shqipërisë, si e komentoni këtë fakt ?
VIKTOR MARTINI: Dalja e Pjeter Arbnorit nga parlamenti ishte skema e Berishes, sikur e thashë më sipër.
JAM PËR
LUSTRACIONIN, NUK JAM PËR T'IA HAPË DOSJET POPULLIT
PYETJE: I nderuari Z.Viktor, Avokati i Popullit Igli Totozani ka dalë me iniciativën për hapjen e dosjeve dhe për votimin në Parlament të Ligjit të Lustracionit, ju çfarë mendoni.
VIKTOR MARTINI: Avokati i Popullit del me iniciativen per hapjen e dosjeve. Per kete une kam rezervat e mia. Hapja e dosjeve ashte si thika me dy teha. Hapja e dosjeve asht kusht i domosdoshem per te gjithë ata qe jane ne politiken Shqiptare dhe per te gjithë ata qe merren me predikime morale deri tek une. Kurrsesi nuk jam i mendimit t'i hapen dosjet popullit te thjeshtë, sepse ashte punue shumë me e transformue moralin e kombit Shqiptar nepermjet imponimit diktatorial. HAVELI ka thanë: "Çdo gja ua fali diktatorëve, por jo kurrë prishjen e ndergjegjes se njeriut.' Gjermania e provoi t'i hapte dosjet e Gjermanis Lindore, por e ndaloi menjeherë, sepse gjeti shemtimin moral. Lustracioni është i pranueshëm.
Sa per
trajtimin e hapjes se dosjeve tek shtresat tona, mos te preokupohet kerkush.Ne
nje interviste moderatori me pyeti: Çfarë asht mesazhi i juej per
bashkëvujtesit tuej? Mesazhi im ishte ky: Ju uroj bashkevuejtesve te mi, me te
cilet kaluem se bashku vuejtjet, ku ndame kafshaten e bukes e cigaren
pergjysem, jete te lumtun ku do qe ndodhen me familjet e tyre.
Por shtova nje urim qe mbase dikuj mund t'i duket e çuditshme: Iu urova e po iu uroj jete te lumtun te gjith atyre qe rreshqiten nen presionin e diktatures jete te lumtun edhe atyne e familjeve te tyre, sepse ata janë me te persekutuem se ne. Ne, se ne na moren rininë, dikuj jeten e pasurinë. Atyre ua moren dinjitetin me dhune. A mund te quej kurve nje grua a po vajze te ndershme qe del ne ruge e dhunohet prej maskarejve. Keshtu ndodhi dhe me keta njerëz. Te bajmë nje anmisti morale per keta fatkeqij dhe t'ua lamë kete turp furrtarëve qe pregatiten kete buke kaq te zezë, Enverit, Mehmetit me karvanin e kuq.
PA
PJESËMARRJEN E SHTRESËS SË TË PËRNDJEKURVE NË PUSHTET, NUK KA DEMOKRACI
PYETJE:
Të flasim pak për fatin e të përndjekurve, që mendoj se të përndjekurit
vazhduan të mbeten me këtë status edhe gjatë tranzicionit, si mendoni ju
Z.Viktor? Në një intervistë tek Zëri i Amerikës me rastin e grevës së urisë ju
Z.Viktor keni thënë se më 1991 i thatë Ramiz Alisë t’i vejë gishtin kresë . Me
rastin e grevës të urisë më 2012, ju i përsëritët zotit Berisha i të njëjtën
gjë « që t’i vinte gishtin kresë ».
VIKTOR MARTINI: Per kete duhet folun shume e jo pak. Isha nje nga organizatore e greves se urisë qe u ba ne shkalle kombtare ne vitin1991 ne palestren 17 Nandori te basketbollit. Ne kete greve kerkonim me te madhe 5 kerkesat tona e ndër te tjera pafajësinë, shperblimin material e tjera.Kjo zgjati 11 dite. Ne nje nder keto dite zoti Berisha u ul ne batanien time dhe lexoi se çfarë do kerkonte ne mbeshtetjen tonë si opozitë e asaj kohe. Lexoi aq shume dhe, ne perfundim, ai tha: A keni per te shtue gja z.Martini.Jo i thashë, keni shkru ma shum se ne kerkojmë, me shkrue asht e kollajt, me realizue asht e zorshme. Ju premtoj, tha ai, ne nderin tim e te PD se do ju japim ma shumë se kerkoni. Ishalla, shtova une me dyshim. Ajo qe dihet tashti ma asht se ato premtime edhe sot kanë mbetun te zvarrituna ne menyren ma te turpshme. Por fajin e kemi ne, qe u perqendruem ne keto shperblime, qe e shendrruen kete shoqat ne shoqat makaronash dhe i lejueme te dy partitë te lozin me fatin tonë. Duhej kerkue me te madhe edhe sot, prezenca e kesaj shtrese ne pushtet. Pa pjesëmarrjen e kesaj shtrese ne pushtet s'ka drejtesi e as demokraci. Une ju them te djeshemve dhe te sotshmeve: kujdes mos lueni me plaget tona se dhe hijet e vorreve tona kanë per t'ju ndjekun hap pas hapi e kurrë nuk do ju lajmë te qetë. Kete mesazh ia pata dergue edhe dhelpres Ramiz Alia.
PYETJE: I nderuari Z.Viktor, para tri ditësh gazetari Mustafa Nano kishte ftuar Z.Niko Kirka, i dënuar politik gjatë diktaturës, i biri Kristo Kirkës, vdekur në burgun e Burrelit, i cili denoncoi disa emra tashmë të njohur si bashkëpunëtorë të sigurimit, si Preç Zogaj dhe Artan Hoxha, emra që i kemi natë e ditë në televizionet e Shqipërisë, si mendoni ju njerëzit me Dosje gjatë sistemit komunist, që kanë qënë të përkëdhelurit e regjimit, a duhet të vazhdojnë t’i japin mend opinionit publik edhe 23 vjet pas rrëzimit të diktaturës? Z.Kirka përmendi edhe emrin e Amik Kasoruhos, si spiun të nderuar me dekoratën "nderi i Kombit" nga presidenti Bujar Nishani.
VIKTOR MARTINI: Çdo njeri asht i lirë te japin mendimin e tij ne çdo intervistë. Çdo njeri e njef keqbërësin e vet. Çdo njeri duhet te jetë i sigurt dhe i pergjegjeshem per çfarë flet ne drejtimin moral te tjetrit. Persa i perket dekorimit te personave te padenje: nuk ashte hera e pare qe Nishani dekoron njerëz te padenjë, por jo pa propozimin e qeverise. Kjo ndodhi me me presidentin Topi, por ama PD e vuni ne funksione te larta si gjykates. Ky njeri ishte ai prokurori qe denoi me vdekje Xhelal Koprencen. Por ama Topi doli e i kerkoi te falun opinionit Shqiptar duke shfuqizuar dekoraten.
ATA U
FLIJUAN EDHE PËR NE, EDHE PËR TË DREJTAT TONA
PYETJE: Le të flasim pak për të përndjekurit, drama e të cilëve doli edhe një herë në pah gjatë grevës së urisë, e cila pati edhe viktima, sot Lirak Bejko nuk jeton më. Po ashtu edhe Shpëtim Karamuço, i cili nuk e la grevën, paçka se ishte në kushte të rënda shëndetësore, ju si një njeri që e keni provuar vuajtjen deri në asht nga diktatura, çfarë mendimi keni ?
VIKTOR MARTINI: Po une i mbeshteta keta njerëz qe po flijonin jeten per te drejtat e tyne e, besa, dhe per te drejtat tona, sepse e quajta detyrim moral dhe jam i bindur se kam kryer nje detyrë humane. Bile kam shprehë rrevolten time për mosmbeshtetjen e atyne qe nuk i mbeshteten. Kete mbeshtetje e kemi ba para Organizates se Kombeve te Bashkueme. Jam befasue nga kleri katolik e mysliman, sepse vetflijimi denohet moralisht me fe. Perse nuk e shtrinen doren per ta ndalue kete mekat. Apo siç thonte i madhi Meshkalla: Detyra e shejtë ndaj Perëndisë nuk u len kohe me keqyrun plaget e njerëzis.I falnderoj grevistet te cilet me vlerësuen me nje flet falënderimit per mbeshtetjen morale qe ju bame.
RAMA TË MOS I PËRSËRISË GABIMET E PARAARDHËSVE, SEPSE NDËSHKIMI NDAJ TIJ DO TË JETË FATAL
PYETJE: Tani në shtator do të ketë rotacion. Çfarë do t’i thoni Edi Ramës ?
VIKTOR MARTINI: Persa i perket mesazhit tim per Z Rama asht ky. Duke kenun se ne pushtet vjen si kryeminister per herë te parë, e porosis qe te ketë kujdes e mos te perserisin gabimet e paraardheseve te tij 68 vjeçare, sepse ndeshkimi ka per te kenun fatal per te gjithe ata qe kanë deshirë te qendrojnë ne llogoret e vjetra.
Per
popullin e shumëvuejtun Shqiptar, pa perjashtim, kam nje urim qe me del nga
loçka e zemres. Pafshi dite te bukura jashtë politikes qe kerkon te na perçajë,
gjeni vetveten atje ku te keni besim se e drejta qendron..Respekte per ju, o
njerëz te ndershem, ku do qe ndodheni.
--
Një
shënim i shkurtër biografik për Viktor Martinin
Familja e
Viktor Martinit e ka prejardhjen nga Hoti i Malit të Zi. Babai it ij me
malësorët bënë kryengritje kundër robërisë. Ishte një familje e pasur, por
liria për malësorët është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Familja i përketë
fisit hotian Dedvukaj. Pas thyerjes së kryngritjes, një pjesë e malësorëve
erdhën dhe u strehuan në tokën nënë, Shqipëri. Babai i Viktorit kreu shkollë
ushtarake ne Austri dhe sherbeu si Oficer ne kohen e Zogut. Me ardhjen e
sistemit komunist, atë e arresuan dhe e dënuan në vitin 1949 me 20 vite burg.
Në vitin 1956 vdiq ne burgun e Burrelit. Më vonë, vëllai i madh i Viktorit,
Paskuli, u dënua fillimisht me vdekje, parataj mori dënimin përfundimtar me 25
vite burg, Vëllain e dytë, Angjelinin, e denuan me 15 vjet burg. Viktorin, në
moshen 16 vjeçare e dënuan me 7 vjet burg me akuz krejtë false. Vëllain e
vogël, Rudolfin, ne moshen 13 vjeçare e dënuan me 6 vite burg. Me djalin e
xhaxhait dhe djalin e hallës, përkatësisht Gjoshin e Perin, familja e Viktor
Martinit vuajti 104 vite burg.