| E enjte, 25.07.2013, 06:55 PM |
NEBI
DRAGOTI
Cikël
poetik:
HA
MANAFERRA ME ZOGJTË
LUMË
QUMËSHTOR VJESHTE
Shtegtim
i argjendt:
patat me
krahë rrezesh,
varur
peizazhe vjeshte,
në ditë
të vakta stinësh
u bien
trompave me sqep
rrallë-rrallë,
lehtë-lehtë.
Udhëtimin
nis nga Shqipëria
ky lumë
qumështor vjeshte.
TI S’MË
THE ASNJË FJALË
Ti nuk më
the,jo,asnjë fjalë,
ty shumë,sa shumë të thash,
stinë e
luleve pikon mjaltë,
pa ty
ç’të bëj në prill e maj…
Ndjenjë e
dashurisë bukuri e rrallë,
bukuria
jote ikën e më s’kthen…
Prisja,të
paktën nga ty një fjalë,
si s’ma
vlerësove të pastrën ndjenjë?
Po dhe
kjo bukuria ime të çuditi,
dhe këtë
si bukurinë tënde koha merr…
Nuk qahem
përçka nesër do të iki,
qahem:dashurinë
pse s’ma kthen?
Ti nuk më
the,jo,asnjë fjalë,
sa shumë
të thash ty,sa shumë;
ndjenjë e
dashurisë,kur merr zjarr,
bobo,që
ta shuaj s’paska lumë.
Heshtjen
tënde s’di si të ta marr,
heshtja e
pagojë është memece,
ta
shuaj,o,si ta shuaj këtë zjarr
apo varur
të rri në fije shprese?
PA TITULL
Sa njoh
dhe i dua,këtë e di,
s’e di sa
më duan e më njohin.
Desha të
njoh e t’i dua të gjithë:
për
njeriun mendime të mira më brofin;
për
njeriun me gjithë shpirt thur poezitë…
LIRIKË
Dashuri
të reja zgjomë ti ,peizazh,
ka zëra
pulbardhash,liqeni ka dallgë.
Erdha a
nuk erdha të këndoj për ty
për
ç’ndjenja shkëmbyem ne të dy.
Bregu ka
stërkala e manushaqe në mal,
hëna
rrokulliset ketrushkë mbi mullarë.
Fëmijëri
e largët dikur në këtë shteg
mëngjeseve
u nis me ëndrra e shpresë…
Udhëtimi
më solli…s’e di as vetë,
një gjë
kam të sigurtë:u bëra poet!...
HA
MANAFERRA ME ZOGJTË
Ha
manaferra me zogjtë,
më
flatrojnë rreth meje
me
cicërima shqip bëhemi shok,
zogj,u
sjell këngë Dumreje.
Me
turtullat e hirta ha fiq
e rrushë
të ëmbël në vreshta,
kurrë
s’bëhem gjahtar i lig
t’u
vras,se më mallkon vjeshta.
Kam
shpirt të pafajshëm paqësor
me ritme
të shumta shpezërie,
me zemër
liriku si çamarrok,
krahë
marr me lirika Shqipërie.
Ha fruta
stine me zogjtë
me ritme
kërcimesh rreth meje;
nga
këngët zemra më flatron,
zogj, më
keni mik prej Dumreje.
Kur unë
të mos jem nesër,
jam me
zogjtë në fluturim
dhe në
vjershat e mia patjetër
gëlon kënga për popullin tim…