Kulturë
Gjon Keka: Fryma e mohimit
E merkure, 24.07.2013, 09:33 PM
Fryma e
mohimit dhe duartrokitjet e injorantëve
Poashtu
së fundi ka patur një lëvizje në këtë fushë të çmendurisë,ajo e “analistëve”
dhe “ individëve “ të ndryshëm që kanë marrë rolin e gjyqtarëve dhe të
treguesve të anëve se si do të duhej të ishte apo se si do të duhej bërë lufta
në Kosovë.
Këta janë pjesë e këtyre shkaqeve të çmendurisë ,sepse nuk ka të drejtë asnjë analistë apo individë të flas pa fakte dhe të bëhet gjykatës aq më tepër të njollos vlerat e një popullit për çlrimin e tij.
Nga Gjon KEKA
Vetëm aty
ku mungojn alternativat tjera krizat zënë vend,dhe nga krizat mund bëhet një
humnerë nëse nuk ka arsye vepruese të shoqërisë syçel ,të shtetit me mjete
demokratike dhe me nje transormim rrënjësor të të gjithëve.Një krizë e tillë
shihet gjithandej sepse tani janë shfaqur hapur fytyrat e shumta të kësaj krize
,si ajo e identitetit politik, kombëtar ,religjioz dhe socio-ekonomik.Instikti
i ka mëësuar popujt që nëse nuk gjejn rrugë për të dal nga kriza atëherë e
vetmja rrugë që nuk do ta donte askush por që ndodh.Sepse është ai instikt që
ndjen se një vullkan shpërthyes është i mundshëm,apo një pastrim nga brenda për
të dal ndoshta tërësisht të pastër ose edhe në një gjendje të vetkuptueshmërisë
dhe vetnjohjes,ose edhe jo në asnjërën nga këto ,megjithatë mbetet të shihen
proceset në vijim.
Do të përpiqem të rendis disa probleme që po pengojn hapat,apo edhe sëmundje që janë pjell e këtyre krizave ,ndërsa lexuesit po i lë vetë në pozitën e tij që të gjykoj drejt dhe jo me syze ideologjike-politike-pushtetare,apo partiake këtë çështje dhe probleme që kalon vendi.
Degjenerimi
Degjenerimi
i një populli të tërë është mishërim i degjenerimit të individit. Pra është ky
imazh i degjenerimit që shfaqet kudo dhe tregon shenjën sëmundjes së rëndë si
në administratën qeveritare, kulturën, arsimin, religjionin etj.Degjenerimi
mund të jetë edhe fryt i një qeverisje të keqe ,por mund të jetë edhe fryt i
farave religjioze ideologjike-politike të ardhura nga jashtë për të dëmtuar
shoqërinë dhe infektuar atë me mentalitetin e tyre bjerrës dhe rrënues për
identitetin dhe qenjen kombëtare.
Kështu që
nëse politika e një shteti, qoftë me ose pa vullnetin e saj ecet drejt
shpopullimit të vendit,dhe degjenerimit të qytetarit, sepse reduktimi i
popullsisë shkakton uljen e fuqisë së brendshme dhe vullnetit të qytetarëve për
të jetuar me dinjitet dhe luajtur rolin që i takon brenda shoqërisë.Nëse shteti
nuk arrin të kuptoj nyjet e artit të qeverisje për të kuptuar në njërën anë
mbipopullimin dhe në anën tjetër mundësin ose pamundësin për të realizuar
vetveten dhe qytetarin ,atëherë kemi të bëjmë me atë se shtetarët merren me
teori të çmendura të cilat duke mos njohur këto nyje prodhojn mashtrime
botërore, urinë, varfërin, sëmundjet e ndryshme sociale,vetevrasjet, etj gjë që
të cilat vijnë nga mjerimi dhe degjenerimi këto të cilat janë shkatërrimtarre
për fuqinë e shoqërisëdhe vendit në përgjithësi.
Ndërsa në
anën tjetër çdo politikë që drejton njerëzit të emigrojnë, është për të ardhur
keq dhe është pasojë e degjenerimit. Sepse popullata duke qenë e varfër për fat
të keq , përbuzet nga individë të cilët janë materialisht më të lartë, duke mos
u përkujdesur për ta atëherë kjo tregon se për ta ata janë konsideruar si të
pavlefshëm apo të tjetërsuar.Dhe ky nuk ka emër tjetër pos kulmi i kalbëzimit
moral.
Duke
ditur se fuqia e shoqërisë vjen nga shumëllojshmëria e profesioneve atëherë
është e nevojshme t'i krijohet hapësira për profesionet e tyre,një mungesë e
tillë sjell popullin në pykëpyetje sociale dhe ekzisteniale.Prandaj është e nevojshme
që herë pas herë kur shihet që akrepat po lëvizin drejt mjerimit dhe
degjenerimit të bëhen lëvizje të thella sociale të cila shpëtojn qytetarin dhe
popullin në këtë devijim me pasoja katastrofale për vendin dhe shoqërinë.
Si
rezultat i këtyre dobësive dhe ndikimeve të dëmshme fusha e degjerimi mund të
jetë si morale ashtu edhe fizike ,kjo për faktin se së pari shkatërrohet
aftësia, tradita e mirë e shoqërisë ,kultura burimore ,intelektuale ,pastaj e
karakterit që bëhet i lëkundshëm sipas erërave, prishja e shpejt e shoqërisë,
ndjenjat tjera morale mbeten në kushte tepër primitive dhe baza e gjithë kësaj
orientohet në gjëra të gabuara ,gjëra që rrënojn urën e mirëqenjes së popullit
dhe te qenjes shpirtërore-kombëtare dhe identitare.
Duke
ditur se janë qytetarët ata që përbëjn shtetin atëherë eksperimenti më ta është
rreziku më i lartë i themeleve të shoqërisë dhe vetë shtetit e qeverisjes
,sepse ose ka një keqkuptim të qeverisjes ose ka në thelb mosinteresim për
qytetarin dhe mirëqenjen e tij dhe të ardhmen.Prandaj nga kjo shtetarët duhet
të merren seriozisht me çështjen e qytetarëve të tyre,pra popullit t'i qëndroj
afër dhe të punoj e shërbej atyre sepse ishin pikërisht ai popull që me votën e
tyre i dha mundësin atyre të ngjiten në majën e pushtetit.Në lidhje me këtë unë
do të citoj një fjalë nga një kronikë anglezë e vitit 1793 ku thoshte në lidhje
me gabimet e qeverisjes se , mëkatet e qeverisë janë edhe mëkatet e
kombit"
Poashtu
ata duhet ditur se demokracia ka shkallët e ngritjes në maje të pushtetit por
jo edhe shkallët për zbritje të lehtë nga maja nëse nuk janë përmbushur
premtimet dhe nuk i është shërbyer me përgjegjësi të lartë popullit dhe
interesave nacionale. Kështu që nuk ka asnjë arsye më qëndru prapa daulles
politike apo partiake.Hipokrizia mban në fytytrën e saj pabesinë dhe
dhelpërinë..Por gjithnjë ligji moral ka shpartallua gjitha privilegjet politike
të kujtdo dhe nga do që janë bërë ato ,por edhe të klaneve dhe grupeve të
caktuara të lidhura me politikën .
Eshtë
parë shpesh se padrejtësia e partive politike dhe pushtetarëve është keqkuptim
i tyre ndaj natyrës së shoqërisë ,sepse shoqëria nuk duhet të jetë shoqëri apo
popull vetëm i votës, i simpatisë ,e nënshtrimit të vullnetit të tyre ,shoqëri
e harresës së plotë për tërë mandatin qeverisës etj ,por një shoqëri e lidhur
ngusht me jetën aktive të shtetit dhe anasjelltas.
Me
veprime që prishin vitalitetin e shoqërisë tregohet tepër qartë se si duket ne
nuk duam një demokraci të pastër, por një demokraci të njollosur që luajm me
emrin e saj.
Jo ,jo demokracia është parim ,është emër që vjen menjëherë pas emrit të një shteti ,pra shteti demokratik ,i jep vlerën domethënëse një shteti ,sepse ajo mbështet në lirinë ,përgjegjësin dhe barazinë,kjo është natyra e saj. Ndërkaq në kuadër të kësaj duhet përmendur edhe eksitimin politik si një nga llojet e degjenerimit që mbyll arsyen dhe i zë frymën lirisë ,vullnetit të lirë të njeriut. Duhet nënvizuar se eksitimi politik paralizon arsyen dhe vetëkontrollin e shoqërisë dhe individëve dhe sjell konfuzioni të ideve.
Çmenduria
Shpesh
kanë qenë disa nga ngjarjet politike ,ideologjike dhe frymërave të huaja,
pastaj të pushtimeve barbare si ai otoman dhe sllav që janë treguar si shkaqet
e çmendurisë.Pastaj edhe lëvizjet e gabuara të shtetit dhe shoqërisë janë
treguar si shkak i çmendurisë dhe konfuzionit mendor ,social dhe kulturor etj.
Poashtu
edhe ideologjitë religjioze radikale islamike janë pjesë e kësaj
çmendurie,sepse kanë sjell një frymë të mohimit, të njollosjes dhe të
demonizmit në shoqërinë shqiptare ,shoqëri kjo që ishte e paprekur nga këto
ideologji rrënuese që minojn themelet e një shoqëri demokratike dhe
moderne.Sepse rezultat i kësaj çmenduire është edhe ajo se individët imoral dhe
pa identitet të kësaj ideologji sulltaniste predikojn për parimet morale dhe
inovacionet apo edhe mënyrën e jetës së njeriut ,dhe ky predikim ideologjikë
është një helm për shoqërinë ,dhe murtaj për popullin.Siç dihet më herët
predikimi i komunizmit ka qenë i qortueshëm si një nga pikat e etiologjisë së
sëmundjes mendore e ideologjike ,poashtu edhe ky lloj predikimi ideologjik i
islamizmit politik është i qortueshëm dhe ndëshkueshëm në botën demokratike
,sepse ky predikim ideologjik islamik ka pjellë terrorizimin duke marrë me
mijëra jetë njerëzish dhe duke dal hapur kundër vlerave dhe qytetërimit
perëndimor.
Në Kosovë
kjo çmendur ka zënë vend në disa individ që shpërndaj ideologjinë e tyre
politike dhe mbjellin mohimin ,urrejtjen dhe njollosin të gjitha vlerat dhe
thesaret e kombit tonë shqiptar europian.
Poashtu
së fundi ka patur një lëvizje në këtë fushë të çmendurisë,ajo e “analistëve”
dhe “ individëve “ të ndryshëm që kanë marrë rolin e gjyqtarëve dhe të
treguesve të anëve se si do të duhej të ishte apo se si do të duhej bërë lufta
në Kosovë.
Këta janë
pjesë e këtyre shkaqeve të çmendurisë ,sepse nuk ka të drejtë asnjë analistë
apo individë të flas pa fakte dhe të bëhet gjykatës aq më tepër të njollos
vlerat e një popullit për çlrimin e tij.
Unë jam për atë që liria e mendimit të mbrohet ,madje do të përdori atë thënien e famshme ,se “unë e urrej mendimin tënd ,por unë do ta mbroj atë deri në vdekje”,por jo injorancën, sepse liria e mendimit ka edhe përgjegjësin me vete ,përgjegjësi është të flasësh me fakte, të keshë mendimin ndryshe por jo mendim ndryshe me kurthe ideologjike, apo leksione retorike boshe që çojn ujë në mullirin e injorancës dhe injorantëve.Nga kjo shihet qartë se në kuadër të kësaj kemi në njërën anë disa nga njerëzit e ligj të shtetit dhe në anën tjetër xhelozët e lirisë dhe shtetit demokratik.
Konkluzion
Me pak
fjalë mendja e popullit mbetet e shëndetshme vetëm atëher kur të ketë sjellje
të mira kombëtare,edukim të shëndosh ,arsimim ,ruajtje të identitetit dhe
thesarve të brendshme dhe të jashte të kombit dhe vlerave të tij qytetëruese,si
dhe të qenjes kombëtare nga frymërat ideologjike-politike rënuese sulltaniste.
Prandaj
Kosova ka nevojë mbi të gjithja për transformime rrënjësore, për ringjallje të
brendshme ,për paqe ,për shërimin e brendshëm të plagëve dhe se ora e shërimit
është shumë më e rëndësishme sesa paratë e premtuara apo investuara nga Turqia
dhe vendet aziatike.
Stuhitë
dhe erërat ideologjike-politike nuk duhet të lëkundin nga parimet mendjet më të
fuqishme të kombit shqiptar europian,as t'i largojn nga guximi dhe aftësia për
të bërë vetën shkëmbinjë për rrethë shtetit dhe vlerës së kombit shqiptar
europian,prandaj mendjet e mëdha të kombit nuk duhet t'i kënaqin orekset e
injorantëve dhe injorancës në tërësi ,sepse të urtët nuk kanë patur kurrë nevoj
për duartrokitjen e injorantëve.Në kuadër të kësaj po përmendi një thënie të
famshme të një nga figurat e rëndësishme të revolucionit francëz Marie-Jeanne
Roland e cila në një tribunë të mbajtur në nëntor të vitit 1793
thotë,”"Oh, liri, sa krime janë bërë në emrin tënd!”.
Megjithkëtë
shëndeti i vetëm i shtetit është liria, dhe se shteti gjithshtu nuk duhet
qëndroj asnjëher në mes të parimeve demokratike dhe tronditjeve të këtyre
parimeve ,por të mbështet vetëm në parimet e demokracisë.Poashtu duhet kuptuar
se elementi demokratik ndryshon nga fakti demokratik ,për atë janë parimet
shtylla këto që mbajnë shoqërinë dhe aktive duke treguar kështu faktin e
vërtetë demokratik në jetën e shoqërisë së gjallë demokratike.Prandaj nisur nga
kjo që u tha më lartë mund të themi se një shtet i urtësisë dhe i ruajtjes së
vlerave na duhet neve si popull, dhe kjo është tepër e rëndësishme për
shëndetin dhe të ardhmen e vendit dhe rikthimit të tij në familjen e lashtë
europiane.