Kulturë
Drita Lushi: Autoportret
E premte, 26.07.2013, 08:59 PM
DRITA
LUSHI
Jeta
ështe si një shportë e mbushur me vite, kujtime, ngjarje, gëzime, hidhërime ku
i ndiejmë “shijen” çdo gjendjeje dhe ndjenje, gjatë rrugëtimit nëpër të.
Asnjëherë
nuk e dimë se kur shporta do të mbushet plot nga vitet,por të gjithë herë pas
here, duhet të shohim se ku kemi ecur.
Une
perkulem me respekt para Jetës Sime, sepse është Ajo, që Zoti më ka dhuruar,
dhe i falem asaj për çdo gjë që më afron.
Ne jo
gjithmonë mundemi ta ndryshojme rrjedhën
e jetës,e s’mund të krijojme një jetë
“kukull” me tipare të përsosura.
Ndoshta
jeta ime pa make-up mund te mos jetë e bukur, por une e dua se është e imja.
E nëse
shkrojta këto vargje bio, - e bëra se ndihem më shumë Njeri se poete, se kështu
kaq e thjeshtë ka qenë dhe do jetë vazhdimi i jetës sime.
Drita
Lushi.
AUTOPORTRET
-poezi-
Jeta ime
sythet çeli në pranverë,
atëherë,
kur e
urta gjyshe,
Dritë –
emrin më dha,
ndërsa
ime më,
mes
lotësh gëzimi,
bijë,
bija ime- më tha
Isha
fëmijë i parë,
lindur
në maj,
kur aroma
e trëndafilave
përkëdhelte
ëndrrat e
një sythi të porsaçelë.
Isha
fëmija i parë,
ëndrra,
që im atë
dhe nëna,
thurur
kishin
në
dashurinë e tyre.
Në
ditënetët e mia,
si një
varg argjendi,
ditën më
ngrohte dielli,
natën më
freskonte hëna;
me pekule
më rriste
mua nëna.
Të parën
fjalë
një ditë
belbëzova:
– baba! –
thashë;
Zemra e
tij mal,
si një
zog me krahë.
Dhe ja,
një tjetër ditë,
hodha
hapin e parë:
Në sytë e
nënës
ndritën
margaritarë.
Pastaj
gërmen mësova
ta qëndis
mbi letër;
Nuk ish
shpikje, jo!
Shkruaja
- zhgarravisja
si çdo
fëmijë tjetër.
Rritesha
ndër vite
gjithë
dashuri,
që im’ mé
m’dhuronte,
fjala e
tim eti
udhën më
ndriçonte.
Rrugëtimi
në vite,
nuk qé veç asfalt,
herë
shteg i thepisur,
e herë
rrugë me baltë,
këmbët
herë më skuqeshin,
herë
nxiheshin ato,
po unë
kurrë s’u ndala,
jeta
m’thosh: - Vazhdo!
Tani që
pas
dyzet
vjet kam lënë,
“bijëz”
isha dje,
e sot jam
bërë nënë,
gjysmën e
shpirtit
viteve u
kam vënë.
Baba tani
thërrasin
veç kujtimet,
dor’ e
rreshkur e gjyshës
më s’më
përkëdhel,
zëri i
saj i ëmbël,
në
gjithësi i tretur.
Dyzet
vite shkuan,
gati
gjysmë e jetës,
udha prap
e gjatë,
ëndrrat në jetë ,
përsëri
do mbjell,
dashurinë
që m’ dhanë
bijës do
t’ia përcjell.
@ Drita
Lushi -2012
Kjo
poezi, mbyll vëllimin poetik “ENDËRR...”