Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Vrapim malli
E premte, 26.07.2013, 08:58 PM
P o e z i
Sejdi
BERISHA:
VRAPIM
MALLI
(Vizitë
shkollave ku mësova e u përcëllova)
1.
Një ditë
bëra gabim
Nuk ishte
i vetmi ky
Vizitova
shkollën
Ku i
kisha mësuar shkronjat e para
Por asgjë
nuk pashë
Që kisha
kujtim në shpirt
As
mësuesen time
As klasën
Ku fjalët
më ëmbla
I kisha
belbëzuar
S’gjeta
as ngrohtësinë
E mësimit
të atëhershëm
Ika
shkallëve dhe dola në rrugë
Vrapova
për në gjimnaz
Kot më
kot
I
vizitova mësonjëtoret
Në të
cilat
Nga një
grimë historie të rinisë
Kisha
murosur
Edhe nga
pak kujtim rebelimi
Edhe nga
një pjesë
Hidhërimi
e pikëllimi
Për
këngët e ndrydhura
Nuk gjeta
asnjë gjurmë
Të jetës
dhe as të rinisë sime
As atë
dufin rinor
Të
shokëve dhe shoqeve
As atë
kujtimin
E
profesorëve dhe të pedagogëve
Që ishin
djegur
Duke na
dhënë dituri
Mësim e
atdhetari
2.
Athua
Asnjë
shenjë
Asnjë
gjurmë
Në këtë
tempull
Kur
belbëzova kështu
M’u bë se
të gjithë nxënësit
Një
shikim përbuzjeje ma dhuruan
Edhe
mësimdhënësit
Digjeshin
si unë
Në këtë
harresë
3.
M’u duk
se kujtimi për atë kohë
I ngjante
vetëm kujtimit pa gjurmë
Kua ta di
Ndoshta
s’është ashtu...
4.
Dola në
rrugë
Ia mësyna
për në universitet
Por nuk
pata guxim
Atje kam
shumë fletë kujtimesh tjera
Që
ndoshta janë fshirë
5.
Prandaj
Tani kam
ngelur në rrugë
Si
gjithnjë
Pelegrin
kujtimesh dhe shkronjash
Duke
kërkuar edhe profesorët e mi
Por
Dikush si
më tha:
Ata tani
kanë mbaruar jetën e tyre
Kurse
disa janë bërë matufë
Disa të
tjerë
Pleqëria
i ka rrëzuar
Edhe koha
i ka rrënuar
6.
Syhapur
ngela duke pyetur
Kur kemi
letra e lapsa
Si nga
gurra e zemëruar në bjeshkë
Më dolën
lotët
Për habi
për herë të parë
Të
ftohtë-akull
Atëherë
Me
hidhërim futa duart në xhepa
Letër e
laps për të kërkuar
Por
sërish m’u dashtë
Nga xhepi
t’i nxjerr duart
Lotët për
t’i larguar
Nga faqet
e përcëlluara
Nga sytë
akull
7.
Por
Krejt
njësoj
Unë eci
tutje
Me
madhështinë e hidhërimit
Edhe pse
Për një
moment
Vetja m’u
duk
Si një
lepur i trembur
I fshehur
në kaçubë
8.