E hene, 29.04.2024, 08:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Fjalë të urta n'odë të burrave

E premte, 26.07.2013, 08:34 PM


Nga folklori ynë :

 

FJALË TË URTA N’ ODË TË BURRAVE

 

Nga Demir KRASNIQI

 

N’ ato oda , ku ka burra –

Fjalët e urta rrjedhin si gurra !

Fjalët e urta , janë të arta –

Ato ruhen ndër gjenerata !

 

N’ odë të burrave te axha Sula ,

Ka pas thanë , ai mixha  Dula :

“N’ atë shtëpi ,  ku këndon pula –

Kurrë për jetë nuk çelin lula !”

 

N’ odë të burrave , n’ fshatin Kokë ,

Ka pas thanë , ai mixha  Lotë :

“Lavra që bahet me lopë –

Bereqet s’ bahet n’ atë tokë !”

 

N’ odë të burrave , me do harama ,

Ka pas thanë , ai mixha  Rama :

“Kur me lopë do t’ fshihet lama –

Nuk mbledh drithë , por do t’ mbledh bagla !”

 

Ka pas thanë ,  mixha  Mehmet :

“Tërrshana – s’ bahet nimet ,

Magarica – s’ banë bylmet ,

As magari – s’ bahet mret  !”...

 

Ka pas thanë , mixha Murat :

“Prej plehut – do t’ del dukat !

Prej dukatit , mos pandeh –

S’ del dukat , por do t’ del pleh !”

 

N’ torishtë t’ dhenve , halla Zelë –

Kish shti duart , dhelprën me e mjelë !

-Ik, moj plakë ,  hiqmu prej kreje ,

Këqyrma ‘i  herë surratin – lyp tambël prej meje !

 

Ka pas thanë , ai Demë Orana –

Kur kem pas do vuajtje t’ rana :

“Sa pata pula e çurana –

Pata miq , pata jarana !”...

 

Gjilan, më 23.07.2013.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora