Kulturë
Bislim Gashi: Trashëgimia kulturore e Historike
E diele, 04.08.2013, 04:30 PM
Tashëgimia kulturore e Historike e Kosovës si – Resurs -
(Kuptimi
i TKHK)
Nga Ma. Bislim Gashi
Nga Ma. Bislim GashiTrashëgimia kulturore është
faktor qenësor i identitetit të një populli. Popujt e ndryshëm gjatë historisë
së tyre të zhvillimit shoqëror, ekonomik, politik, kulturor dhe fetar patën
ndikime të ndërsjellat që u karakterizuan me gërshetime të llojllojshme etno-kulturore,
duke lënë gjurmë të civilizimeve në thesarin e kulturës së përgjithshme
botërore. Lufta shekullore për ruajtjen e identitetit etnik, kulturor, fetar
dhe gjuhësor u pasqyrua me tersin e vlerave shpirtërore dhe materiale të
shprehura përmes trashëgimisë kulturore historike që krijoi bashkëpunimin
ndërkombëtar për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore si trashëgimi të
përbashkët të civilizimit njerëzor.
Trashëgimia kulturore historike e një populli paraqet tërësinë e vlerave
shpirtërore dhe materiale të krijuara gjatë historisë së tij, pasqyron
zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik, fetar e kulturor në të kaluarën e tij,
paraqet luftën e tij shekullore, për ruajtjen e identitetit të tij etnik,
gjuhësor dhe kulturor. Popujt e ndryshëm gjatë zhvillimit të tyre historik,
përkatësisht, gjatë zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik, fetar e kulturor
ishin në kontakte të përhershme me popujt e tjerë, pa marrë parasysh karakterin
miqësor apo armiqësor të këtyre kontakteve dhe, si rrjedhojë e kësaj, patën
ndikime të ndërsjella në njeri tjetrin. Prandaj, trashëgimia kulturore
historike e një populli paraqet edhe kontributin e tij në thesarin e kulturës
së përgjithshme botërore. Në deklaratën e OKB mbi bashkëpunimin ndërkombëtar,
të vitit 1966, në pjesën ku bëhet fjalë mbi parimet e bashkëpunimit
ndërkombëtar në fushën e kulturës, ndër të tjera, lexojmë, "të gjitha
kulturat në shumëllojshmërinë e tyre të pasur, në diversitetin dhe ndikimin e
ndërsjellë që ushtrojnë në njera tjetrën, bëjnë pjesë në trashëgiminë e
përbashkët të njerëzimit. "Konventa mbi Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
dhe Natyrore, e miratuar në Paris në 1972, e konsideron, gjithashtu
trashëgiminë kulturore dhe natyrore të një shteti e cila paraqet trashëgimi
universale në mbrojtjen e të cilës duhet të bashkëpunojë e tërë bashkësia
ndërkombëtare”.
—Trashëgimia
Kulturore e Historike e Kosovës , roli dhe ndarja e sajë
Kosova me vlerat e sajë, të Trashëgimisë Kulturore e
Historike është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë.
Trashëgimia Kulturore e Historike e Kosovës ndahet në:
--Trashëgiminë
materiale historike të Kosovës;
-- Trashëgimia
kulturore jomateriale historike – shpirtërore e Kosovës.
Trashëgimia materiale e Kosovës-- është një trashëgimi e krijuar në
mes të qytetërimeve që nga parahistoria e deri me tani, e cila trashëgon një
thesar të pasur kulturor, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.Kjo
trashëgimi e pasur, gjendet në çdo pjesë të Kosovës, në qarqet e qendrat
arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë e artit, në arkivat fotografike e
filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në kalldrëmet
e rrugicat e ngushta, në shadërvanët, si edhe në të gjitha muzetë e saj.
Trashëgimia materiale e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi,
është e njohur edhe jashtë vendit, dhe shumë tërheqëse për vizitorët që
duan të shikojnë kryeveprat e kulturës dhe artit, për t’u njohur me dëshmitë e
parahistorisë, periudhës
klasike,periudhës ilire etj.
Veç, muzeve të njohura, Kosova ka edhe shumë koleksione të artefakteve, jo të
zakonshme, që befasojnë këdo dhe që shtrihen në çdo fushë, nga natyra tek arti,
nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek
shpirtërorja.
Figura1. Hynjesha në fron http://modersmal.skolverket.se/albanska/images/stories/albanska/Konferenca_e_shtate/E._Shukriu_Trashgimia_kulturore_e_Kosovs-Suedi.pdf
Ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, është pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Figura.nr.2. Hambar
në Grashticë
Trashëgimia kulturore e Kosovës, nga institucionet në të dyja nivelet e
pushtetit në Republikën e Kosovës, trajtohet si pjesë përbërëse, e rëndësisë së
veçantë, në mjedisin jetësor dhe konsiderohet thesar i të gjithë popullit të
Kosovës. Publikimi i kësajë fushe në aspektin e marketingut në Kosovë thuase ka
munguar, edhe pse është një fushë e cila drejtëpërdrejtë nuk është profitabile
në kuptimin financiar.
Megjithatë, kjo trashëgimi kërkon mbrojtje dhe ruajtje, që të mundësohet
një promovim i mirfillt i vlerave të sajë.
Trashëgimia materiale është e ndarë në dy grupe:
--Trashëgiminne paluajtëshme
(objektet e ndyshme si kulla, xhami, kisha etj) dhe,
--Trashëgimia e luajtshme ( gjanat që mund të lëvizin nga një vend në vendin tjetër si gotat, lugët, pjatat, armët,veshjet etj).