Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Sa herë atdhe...
E diele, 28.07.2013, 03:44 PM
P o e z i
Sejdi
BERISHA:
SA HERË
ATDHE...
(Rrugëtim
apo elegji e vargut tim)
1.
Sa herë
atdhe
Rinia të
tha lamtumirë
Dhe larg
teje mbetën
Me
shkrumbin e lirisë
Me etjen
për bukurinë
E me
vuajtjet tuaja barrë
2.
Sa herë
atdhe
Lamtumirë
të thanë
Sytë e
djemve që i rrite
Sa herë
me emër të azilit
U ngujuan
nëpër depo
Me emrin
e rrejshëm
Qendër
azili
Ku edhe
aty i rrëfenin
Ëndrrat e
tyre rinore
3.
Sa herë
atdhe
Për Ty
gjaku u përcëllua
Pas
grilave e bodrumeve
Për ta
fituar një copë bukë
4.
Sa herë
atdhe
Nga malli
për Ty
Mërgimtarët
u bën poetë
Edhe
këngëtarë elegjish
Për t’i
kënduar këngët
Me plagë
loti
Për ta
ledhatuar
Ballin e
lodhur Ty atdhe
5.
O, atdheu
im
Nëpër
mote e shkuj
Edhe
nëpër histori
6.
Sa herë
atdhe
Të rinjtë
e tu
Me zemër
të thyer
Nënave
Lamtumirë
u kanë thënë
Duke të
bartur Ty
Në shpirt
e në mendje
7.
E tash,
atdhe
Pse po
tretën të rinjtë
Prapë
refren i mallkuar
Prapë
prapa grilave
Të
shkapërderdhjes së qenies
8.
Azil...
Si të
shlyhet kjo dhembje
Se gjiri
i nënës
Se aroma
e tokës
Edhe
freskia e ujit
E gjuha e
ajrit
Në Ty
atdhe
Sertshëm
rrisin shtatin
E rrugët
janë plotë kujtime
Janë plotë
kujtime kujtimesh
9.
Sa herë
atdhe
Edhe unë
kam vendosur
Të të
them lamtumirë
Por dot
nuk hapej asnjë rrugë
Se Ti
atdhe
Pa ne je
si nëna që nuk lind
Si ara pa
bimë
Si ora pa
tik-takun e vetë
10.
Sa herë
atdhe
Fëmijët
t’u janë daktisur
Shih
defterin
Nëpër
botë shpërndarë
Kudo që
zënë rrënjë
Të gjithë
për Ty i kanë këto fjalë:
Ti atdhe,
shkrumbi im
Dashuria
ime që nuk falet
Andaj
atdhe
Këtu më
ke
11.
Këtu...
Edhe nëse
më sheh
Me buzë
shkrumb
Edhe me
sy të ënjtur
Edhe me
shikim të tharbur
12.
Eh, mori
toka ime
Legjendë
e trembur
Nga
pëllumbat në fluturim
Që
histori je
Kurrë e
pa ndritur deri në fund
13.
Për këtë
arsye
Të dua më
shumë
Se në Ty
brenda e jashtë
Është
madhështia e jetës
Që askush
tjetër nuk mund ta ketë
14.
Qeshu e
krenohu atdheu im
Se, tek e
fundit
Loti dhe
urata ime
Ka për të
rritur
Ka për të
forcuar
Ashtu siç
dua unë
Krejt ashtu siç ke qenë dikur...