E diele, 04.05.2025, 12:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Jam i keq - gratë i dua

E diele, 28.07.2013, 05:05 PM


EHU NËNË JAM I KEQ

DHE GRATË I DUA

 

KALOSH ÇELIKU

 

Krizë politike

 

Mikja ime besnike hyri në dhomë:

çka je dalldisur mbi dorëshkrime

a e di se askush më nuk lexon libra?

Shkrimtarët gjithmonë qenë të marrë

njerëz të çmendur që s’u ka ecur tregtia.

Dashuritë i kanë harruar në bibliotekë

e kanë ngatrruar Ditën me Natën

kur të tjerët flenë, ata rrinë mbi vepra

e përcjellin Hënën, e presin Diellin.

 

Qesha, me Miken time besnike

që s’e di se: aq më bën për trusakatët.

Oborrtarët. Unionin e viçave të palëpi.

 

Unë dua të më lexojnë pasmesnate

voglushet që i ka përzënë Partia...

 

 

Takime poetike

 

Xha Deralla satirist i madh shqiptar

sa herë që vdiste ndonjë fshatar

thoshte: erdhi Zonja Vdekje

e më trokiti vonë te porta.

- Këtu banon Xha Deralla?

Jo. I përgjigjesha, unë plaku

e dërgoja në tjetër shtëpi.

 

Xha Deralla më Zonjës Vdekje

nuk i del si dikur para te porta:

ia hodhi, e presin anekdotat.

Dhe, Unë Kalosh Çeliku - rebel

që për çdo natë me Zonjën Vdekje

lexojmë poezi. Dhe, pimë verë...

 

 

Policia letrare

 

Cenzurëkuqët më ndjekin se, jam Poet

Ndryshe: do më ndiqnin lëvdatat, postet

në redaksi që do të m’i jepte Nëna Parti.

Shpërblimet letrare nga DoktorZiu

për servilizëm e spiunim në letërsi.

 

Policia letrare më ndjek - sharjet

kulturofagët e gjysmanalfabetët

pse nuk i bashkohem Kopesë së tyre

me zgjebe nëpër çajtore e ëmbëltore.

Nuk shitem një reçension - shpërblim

pse i zhvesh lakuriq pisat në libra

brez pas brezi pse e dua Atdheun...

 

 

Kungulli madh në Kopsht ma tregon prapanicën

 

Kungulli madh në Kopsht. Diell

Përkarshi kungujve të vegjël bythëgrisur

E tituj shkencor të blerë në Qafë Thanë

Zgërdhihet e ma tregon mua prapanicën.

 

Kungulli madh me kësulën “kuqezi”

Që, e ka rritur rrufangën në gjiriz.

Dhe, në Kopsht i ka mbetur në fyt Lopës…

 

 

Nënë zgjomë

 

Nënë, zgjomë! Trutë m’i lulëzoi vera

Ehu, jam i keq. Dhe, gratë i dua!

Burrecat s’më duan. As unë s’i dua

Vetë jam hajdut. Edhe kaçak mali.

Gjithë jetën kam vjedhur gra azgane

Ditët i kam kaluar nën Rrap. Netët në

Han me Ulkoja që më hanin të gjallë.

 

Nënë, zgjomë! Trutë m’i lulëzoi vera

Burrecat s’më duan. As Unë s’i dua.

 

Ehu, jam i keq. Dhe, gratë i dua!...



(Vota: 97 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx