E diele, 04.05.2025, 03:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Universi poetik i Sabit Rrustemit

E diele, 28.07.2013, 04:53 PM


MBI UNIVERSIN POETIK TË  SABIT RRUSTEMIT

Shkruan: Shaban Cakolli

Poet i mirë është vetëm ai, duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi, lufton për të arrirë të bukurën, të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet, për atdheun, kohën, njerëzit e atdheut, ku qoftë mes poezisë apo tregimit, dokumenteve, krijimtarinë e bënë si skulpturë që flet,  si muzikë që fisnikëron, si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit, por një art të përsosur, estetik, të thjesht, lakonik dhe të qartë, të pasur letrarisht dhe të kapur për secilin  lexues.

Një poet i mirë lypset sa më shumë lexim. Veçanërisht në lëmin e poezisë që të përvetësohet përvoja e të tjerëve në përsosjen e vargut si nga pikëpamja teorike (forma),  ashtu edhe nga pikëpamja përmbajtjesore.

kuptojmë se poezia lirike,  për të dalë e mirë,  duhet të jetë:  e shkruar me fjalë të zgjedhura që,  me pak fjalë të thuhet shumë,  ) duhet ta ketë idenë e domosdoshme sipas temës së trajtuar,   duhet ta ketë ndjenjën e ngrohtësisë së brendshme,  që të dalë poezia sa më e mbrujtur dhe sa më bindëse,   ta ketë,  në të njëjtin kohë,  edhe dufin,  që është dyzash sipas temës e motiveve të trajtuara dhe,  duhet ta ketë edhe goditjen e qëlluar, sipas këtyre cilësive të cilat cekëm më lart, njëri nga  letrarët tanë i cili i posedon të gjitha këto cilësi, është  poeti ynë i  çmuar, z.Sabit Rrustemi.

Sabit Rrustemi:Shquhet ndër letrarët më të spikatur të rrethit të Anamoravës.Veprat e tij poetike,  vijnëpara lexuesit me një përkushtim  të theksuar, ai që prej krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues,  gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional,  duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme,  që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë.Tek krijimtaria e Sabit Rrustemit . Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional,  duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme,  që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë portretin e ekspresiv prej artisti.Poeti përmes figurave artistike si; metafora,  epiteti, simboli etj.,  ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve, si në rrafshin tematik, po ashtu edhe si; metafora,  epiteti, simboli etj.,  ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve, si në rrafshin tematik, po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.Sabit Rrustemi, veç talentit të tij, punës së paepur, ka ardhur në këtë botë edhe me dhunti për të shkruar, me dhunti për të kapur mendimet,  për të shprehur ate që ndizet në shpirtin e tij poetik, për të shpalosur botën shpirtërore para lexuesit.Ai është një lërues i madh i kulturës sonë, gëdhend vargun dhe nga ai nxjerr thesaret e fjalës, të cilat lëkundin shpirtin e  lexuesëve.Poezia e tij është poezi e prushit të madh, ai ka ditur të pregadis mirë brumin e tij poetik, Ai di të zgjedh tema, din të i shtjelloj ato, gjatë shtjellimit nxjerr motive dhe mesazhe të fuqishme,  bënë mrekullira dhe vargun e tij  e bënë armë të fortë në duart e luftëtarit.Një poet që poezinë e vënë në shërbim të kombit, mes saj pastron shpirtin e vet prej krijuesit dhe shpirtërat e lexuesëve.Ai ka shumë aftësi për të shprushur shpirtin poetik, për të e  pasuruar me figura të pasura poetike, metafora e simbole, qoftë kur  vargëron në motivin kombëtarë, qoftë në ate të dashurisë.Sabiti iu është përkushtuar poezisë nga fëmijëria, ndoshta mu aty e mori frymëzimin, se i takonte një treve me pasuri të pashterrshme kulturore e kombëtare, në odat e rrethit të tij ka pasur burra veprimtarë  të kombit të cilët kishin cilësitë më të çmuara të cilat u takojnë burrave, mençurinë, trimërinë, burrërinë, qëndresën, besen, nderin , mbi të gjitha atdhedashurinë, si ishin:Mulla Idriz Gjilani, Idriz Seferi, Ramiz Cërnica, e shumë të llojit të tyre në rrethin e  Karadakut, të cilët  jetën ia kushtonin burrërisë, nderit dhe kombit.E si mos të  e frymëzonin burrëritë e tyre, madje ato pejsazhet e bukura të vendlindjes së Sabitit, fushat, arat, malet, gurrat, e atij vendi të dashur e pitoresk.Poezitë e  Sabitit i kam lexuar si fëmijë nëpër gazetat e revistat që botoheshin atëhere, aq sa i kuptoja, ia kisha lakmi  vargjeve të tija të fuqishme.Shumë kohë më vonë, kam pasur fatin të e njoh personalisht  Sabitin, të e përqafoj e të i shtrëngoj duart me te, të pijmë kafe së bashku, të bisedojmë e këshillohemi për poezinë, artin, kulturën, i mençur , i ngrohët, i papërtueshëm në këshilla,  të jep guxim, frymëzim dhe të mundëson të kapish kuptimin e bukur të fjalës së shkruar.Njeri që dhuron libra, unë edhe pse në mërgim, kohën kur shkoj në vendlindje takohem me te, në Hotelin"KRISTAL" të Gjilanit, vend  ky që sikur i bashkon krijuesit, isha edhe në  shtëpinë e tij, ku më ka lënë përshtypëje mikpritja e tij prej burrit, bukuritë pitoreske të vendlindjes  së tij, më ka dhurua shumë nga krijimtaria e tij,  deri te përmbledhja e fundit"Zjarrmi e Kthjelltë", madje më ka dhënë të u përcjell edhe miqëve në mërgim, çka e kam bërë me shumë kënaqësi.Sabiti është një organizator i mirë i krijimtarisë letrare, udhëheq klubin"Beqir Musliu" në Gjilan i cili rreth vetes bashkon shumë krijues, nxjerr revistën "Agmia", unë kam marrur pjesë në organizimet e tyre dhe jam nda shumë i kënaqur.Sabiti me  Nexhat  Rexhën, një shkrimtar, poet e kritik letrar, kanë bërë shumë për krijimtarinë letrare në rrethin e Anamoraves, nuk e fsheh  mallin i cili më ka pushtuar, për të takuar këta dy miq të mirë, të cilët kur të i takoj, padyshim do të sjellin ndonjë risi.

Sabit  Rrustemi, një poet i cili simbolizon atdhedashurinë, guximin, largpamësinë, mendjen e ndritur, i ka armë të forta fjalët e tij në vargje, frymëzim  për çdo atdhedashës, ngrohin zemrat e artdashësit, ngritë moralin në shpirtin e lexuesit, është idator, projektor dhe realizues i veprave të mëdha në letërsinë tonë kombëtare.Të shkruash të bëmat e Sabit  Rrustemit në letërsinë tonë, nuk arrin të i thuash me një vështrim të shkurtër, për to duhet të shkruajmë shumë.Ky mendimtar i fjales  së ndritur, letërsinë e ka bërë pasion e dashuri të shpirtit, mënyrë e të jetuarit me te në të njejten çati.

Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60,  si poet me pikëpamje dhe forma insistuese,  që nuk ishin të rëndomta për atë kohë... prandaj kritika e përcolli me interesim të veçantë dhe krijimtarinë e tij e tij , i cili  atë botë ishte më i miri, por shkuarëja e tij e parakohëshme në botën tjetër, la pasardhësit e tij në Anamoravë, të cilët nuk e lanë të rrënohet asnjë çast kështjella e tij letrare,  vetëm sa shtoheshin krijuesit e kësaj ane, të cilët secili vënin nga një gurë në atë kështjellë, i pari e vuri Sabit  Rrustemi, i cili punoj   çdo çast që të ruaj, kultivoj, pasuroj dhe të mbajë gjallë vepren e tij.Kur kujtonim të madhin Beqir  Musliun në Gjilan, e pata thënë publikisht:As  Beqir  Musliu dhe as Kadare nuk u shfaqen rastësisht, ata me punë e mençuri bënë emër dhe vepër, ata duhet të i zëvendësoj dikush, unë e quajta një Beqir  Musliu të dytë z.Sabit  Rrustemin, por ai protestoj menjëherë, tha se Musliu mbetet i pazëvendsueshëm.Eh, po kështu janë ata që punojnë pa zhurmë e bujë, por jeta dhe vepra e  Beqir  Musliut, mbetet e gjallë, e ndritëshme, nga se ate e bëjnë të pavdekshme krijues të mëdhenj të Anamoravës, si:Sabit  Rrustemi, Nexhat Rexha, i madhi poet e kritik Ibrahim Ibishi, i cili fatkeqësisht nuk është më me ne, por i jeton vepra, Hysen Kqiku, Daut Maliqi, Demir Krasniqi, Musah Ahmetaj, Hasije Selishta -Kryeziu, Bajram Kosumi, Albinë Idrizi, Dan Kosumi, Linditë Ramushi, Vehbi Klaiqi, Fatushe Ahmetaj, Fitore Bunjaku, e shumë të tjerë të cilët nuk po mund të i përfshij në këtë shkrim të shkurtër, si Ramadan S.Latifaj, Sadbere Gagica, Isë Kosumi, Fehmi Cakolli, Shpresa  Ajvazi, e shumë të tjerë.......

Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terziaj,  fshat në afërsi të Zhegrës,  Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër,  atë të mesëm në Gjilan,  ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe,  në Prishtinë.

Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981,  është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve",  të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti,  ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste,  me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive ËNDËRRO ËNDRRËN E MUNGUAR

Sabit Rrustemi, ka botuar:

Ku i la lisat era Rilindja,  Prishtinë,  libër ky i dorëzuar që në vitin 1981,  redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.

Besoj në një diell,  Fjala 1992 Prishtinë.

Variacione për lirinë,  Rilindja,  1997,  Prishtinë.

Ëndrra që puthet,  poezi,  Rozafa,  2001,  Prishtinë.

Pika e zezë,  përmbledhje tregimesh,  Flaka e vëllazërimit,  Shkup,  1993.

Maska e mysafirëve SH.B. Buzuku,  Prishtinë,  1997.

Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës,  prozën dokumentare 1994,  Shtëpia Botuese Plejada botues,  Beqir Musliu.

Natyrë me vaj,  album poetik,  Shtëpi Botuese Plejada,  Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.

Paqja e brishtë,  bot. Rozafa,  Prishtnë,  2007

SHIU I BUZËVE TUA,  bot. Rozafa,  Prishtnë,  2009

ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri),  Bukuresht,  2009

NËN QERPIKUN TËND,  poezi,  T-KOM,  Shkup 2009

I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës,  Bukuresht 2009

Trekëndshi Poetik i Paqës

Zjarmi e Kthjelltë,  si dhe Sabiti do të ketë botuar edhe shumë libra tjerë, por unë si mërgimtarë shkoj rrallë në vendlindje, dhe nuk kam mundur të siguroj gjitha veprat e tij.

Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.

 

Nga SABIT RRUSTEMI

 

Qiellit të mesnatës sime

U shfaqe papritur ashtu si je

E butë

E qetë

 

Etur për dashuri e jetë

 

Si një fllad pranvere

Më shprush nëpër dej

Më grishë pas

Kah ata qiej

 

Tek ajo Yllnajë ëndrre

E paprekur më prêt

Vetminë time dhe tënden

Pa fjalë e vret

Dhe unë rend pas teje

Rend e t’kërkoj

Botën tënde të fshehur

Të ta shfletoj

Përngadal krejt përngadal

Me puthje lot e mallë

Faqe për faqe

Pore për pore

Të të puthë ku dua

Dhe së fundmi në ballë

Për kënaqësinë që ma falë

Si një shfaqje e rrallë

 

E ëmbla ime e dëshiruar

Ik tash

Fli

 

Fli e ëndërro

Ëndrrën e munguar

 

 

E PRITA DHE ZGJIMIN TËND

 

Që t’ mos ndihesh e harruar

E prita dhe zgjimin tënd

 

Anise nuk jam aty

Lëkurës së bardhë engjëllore të të mikloj

Flokëve jeshile shelgjeve të varem

Të këputem e të bie

Në shtratin tënd

 

Pastaj ti

Zemrën ta shpalosësh sërish

Të ma mbash kokën në duar

E të mos ndalesh duke më uruar

 

Kafja e mëngjesit

Me vargje zier e përzier

Prêt për t’u shijuar

Brenda një bote që të vlon në gji

 

Llogarit që jam aty

Brenda atij filgjani që e pive me fund

Si një uratë e përditshme

 

.....

 

Ti s' je e harruara

Ti je je ajo që po vjen

 

Mes reshë të mbarsura

Shpërthen

Si ajo dritë

 

Syri yt i kaltër

Pluhurin tim e fshin me flatër

Nëpër stinë

Rilind dashurinë

 

Si këtë mëngjes

Lulja ime që pres

 

( 24 Maj 2013)

 

 

E DIELA ZGJATË ËNDRRËN

 

E diela zgjatë ëndrrën

vonon agun

atë trokitje në dritare

 

jashtë shtëpisë

bryma tinzare e natës

dogji atë jeshil buzësh

 

u vonuam e dashur

një orë u vonuam

duke e pritur atë puthje

në ëndërr

 

të dielën e shterrim solo

si kafenë e zezë

të një mëngjesi

 

31 tetor 2010

 

 

MA GJEJ

 

Ma gjej atë varg

atë imazh

ma gej atë Po E zi

që flakë mërzi

 

veten tënde

ma gjej në mua

veten time në Ty

e m'i kthjell këta Sy

 

në dritë hëne e dielli

deri te ajo kupë e kaltër

të prekim

e të prehemi

sall me dashuri

 

1 Nëntor 2010

 

 

TEK RRËNJA JOTE

 

dyshimi

për dallim nga krimbi,

nuk e gërryen atë ZemërMollë,

po atë LoçkëZemre

 

mos i jep rast

të të futet në brendi

trupit jeshil

qerpikëve të zi

 

strehë e tij

mos u bë

moj peh’rri

 

se ajo zemërrëmollë

do gërryhet

do bëhet zi

 

ajo loçkëzemre

do rrudhet

do t’kurret

e do varet syve të mi

plot mërzi

 

as dyshimit

as krimbit

strehë

nuk do t’i bëhesh ti

 

verë e dimër

tek rrënja jote do rri

plagët të t’i mbyllë me dashuri

nëpër sythat me lule

të buloj përsëri

me frut të ri

 

Gjilan,  6 nëntor 2010

 

 

VJEN ME DIELL

 

e diela vjen sërish

me diell

lutje e vetmi

 

vjen dhe me të dridhshmen dashuri

fshehur diku

nën gji

 

vjen

e më gjen mua tek ty

ku rri

 

të gjen ty

nën këtë strehë zemre,

si zog vjeshte nën çati

të t’mos lag ai shi

 

e diela vjen

e më gjenë atje ku dua

ku me ëndje rri

 

tek ai Çepur i lashtë

nën një meditim të ri

i flakëruar me dashuri

 

14 Nëntor 2010

 

Nata lahet në shi

ajo rrugë me mërzi

ankthi i pritjes

ato gjurmë kah vjen ti

 

po zërin ta vjedh era

simfonia e vjeshtës me shi

me murmurima

 

stinë e vonë për vetëtima

se nuk shihen fytyrat tona

 

përshëndetja nuk shtypet

as në tastaturë

nuk belbëzon as në dritare

 

e dashur

rrebeshet e pritjes

vërshojnë bebëzave të mia

 

natës që s' lahet

nga tërë ky shi

vetëtimë bëhen sytë e mi

 

(22 Nëntor 2010)

 

 

MONOLOG DIELLOR

 

ajo sillet njëzeekatër orë

rreth meje

ditë e natë

me mijëra vjet

 

në sistemin tim

e kam më të bukurin planet

 

ia kam dhënë të gjitha

të gjitha

 

ato që i fsheh në brendësi

dhe ato që i shihen në jashtësi

dhe të bukurit sy

 

oh,

po nuk di ç'i mungon tashti

pos meje

 

nga dhimbja

se mund ta shkrijë të tërën

nuk ju futa nën qepalla

nën të shkriftin gji

për pa e krijuar një planet të ri

 

ajo më rrëshqiti faqesh

ra në tjetër dashuri

 

(23 Nëntor 2010)

 

 

FESTIVE

 

nga rrënjë e emrit tënd

të njomë e plot shend

piptha të flamurtë

bulojnë

e lëshojnë shtat

luleshqiponjat

me aromë

atdhedashurie

 

(28 Nëntor 2010)

 

 

NË MESNATË

 

Hyre qetas shpirtit tim

Si një ëndërr

Në mesnatë

 

nuk ndjeva zë

nuk ndjeva gjëmë

as fytyrën

nuk ta pashë

 

brenda syve t'u isha

vetëm nuk të lashë

 

gjumin nuk ta prisha

asnjë fjalë s' ta thashë

 

veten time krejt ta dhashë

moj

ta dhashë

 

(1 dhjetor 2010)

 

 

NATA RREBELE

 

nata u bë rrebele

shtyp portrete

pllakateve prej letre

e i ngjet nëpër mure

trungje

rrugëve

shesheve

hyrje daljeve

vërshojnë retë mbi gënjeshtra

vërshojnë gjerë e gjatë

tokës së mpirë shpresash

me premtime boshe

 

gënjeshtarët nën ombrella

struken katesh të larta

 

po populli ecën rrugësh

këmbëlagur i qullur

se s’ka si struket xhepash

 

vetëm pritjeve thahet

prej fjalëve

që pa prekur tokën

barten prej ere

 

sa shi bie

e pritet me ra

këtë soj gënjeshtarësh

për me la e shpërla

 

(3 dhjetor 2010)

 

 

E FSHEHUR N’THELLËSI

 

rrëzë Çepurit struken ëndrrat

nën kaçuba

vetullave të mia

thellë diku në gji

hirin e kujtesës shprushë

për zjarr të ri

 

janë tharë çufurraket

pritjeve nën diell

nën erë

nën shi e stuhi

 

e dora ime s' është aty

as buzët tua

e mëngjesit puhi

 

se si ndizen të shkretat

si ëndrrat marrin flake

e më kthejnë aty

ku tash jam dhe unë

je dhe ti

 

një ëndërr Çepuri

e fshehur n' thellësi

 

( 10 dhjetor 2010)

 

 

BESOJ

 

E diela e lutjeve

e diela e pritjeve

e diela e pendesës

kjo ditë e shërbesës

 

troket nesësr

si ditë e shpresës

maje Çepurit

me atë fytyrë diellore

e bukë nore

 

të pres

e nuk zbres pa ty

për dore

ëndrra ime

për një puthje

që mbeti pa prehje

e nuk pushoi

ende ku desh'

 

e diela ime

me ty vjen

 

nuk ka rrugë tjetër

pritja ime

zgjatet deri nesër

 

11 dhjetor 2010

 

 

PËR DRITË TË LLAMPËS

 

për dritë t' llampës

i futën gishtërinjtë

duart

dhe kapën qetas

atë pjesë të vullnetshme

për ta hedhur

atje ku s' binte

 

më pas

futën dhe këmbët

qetas e pa drojë

sipas porosisë

spërkatën me egjër

njerëzit e shtëpisë

 

shpërgjumja ndodhi vonë

diku në mesnatë

 

kryemjeshtri i hajnisë

pa gojë la një popull

në qendër të Dardanisë

 

historia

aty ku përsëritet

nuk është mësuese e jetës

fituesi edhe njëherë

shpallet përmes gënjeshtrës

 

(13 dhjetor 2010)

 

 

(VARIANT)

 

Për dritë të llampës

futën gishtërinjtë

duart

dhe kapën qetas

atë pjesë të vullnetshme

për ta hedhur

atje ku s' binte

 

më pas

futën dhe këmbët

qetas e pa drojë

sipas porosisë

spërkatën me egjër

njerëzit e shtëpisë

 

shpërgjumja ndodhi vonë

pasi mjeshtëri i vjedhjes

cipricullak la të zonë

 

(13 dhjetor 2010)

 

 

MUNGOJNË

 

teshtinë Kosova

nga të kundërtat

zbresin gradat përjashta

temperaturat ngriten përmbrenda

dyert hapen

koridoreve të mbyllura

mungojnë shkallët për të zbritur

zonave të lira

 

e mali harxhohet

muret nxihen

trarët e shtëpisë

mushkëritë e njerëzisë

 

tabletat

si përkujdesje çasti

vetëm fshehin dhembjet

të kundërtat rikthejnë teshtimat

lutjet

bëje mirë o zot

 

(15 dhjetor 2010)

 

 

KOKRRAT

 

Dimri ha kashtën

Leje ma kokrrat

 

Dilni

Përpushni

Ç’prisni

 

Mblidhni më

Ato dokrra

Kokrra...

 

Hajni e borë po reshë

Si brenda

Si jashtë shtëpisë

TROJËS  ju shterr zëri

Ju mpi goja

Prej acarit

Veshtë na lanë

 

Ku me gjetë lesh

Pojatën kush s’ e ruan

E ujqit

Bartën kopenë

 

Dimër i shtirë

Do vijë

Mbi ne do n’lurë

Do teshtijë

 

Dhe flokët do të na bien

Prej kresë

Duke kruar

 

Dimrit ju sos kashta

Kokrra po ha

 

(16 dhjetor 2010)

 

 

UDHA E SOTIT

 

N' gushtohet njeri

në ditë të sotit

shtirë me ecë drejtë

...me metë n' kamë

përfundi akull

e naltë

nji qiell i vratë

 

e lehtë

e lehtë i qoftë udha

kush ka me udh'tu

gjatë

 

deri tek ai lis

me maje t' thatë

 

(20 dhjetor 2010)

 

 

THELLËSISË SATE

(maleve të Karadakut në dimër)

 

Heshtja e bardhë

si paqe e ftohtë

ma mbulon trupin

të shtrirë nën lisa

mb rrënjë malesh

 

vetëm flokët

m' i shkund era

degëve krahëlehta

ka pak gjethe

shpresë pranvere

 

i vetëm ha veten

ditët që ikin

me ushtimë ere

zë a gjëmë s' ka

sall kur thyhem

prej jugu a ngrice

 

rri e pres

sot e mot

nuk shkulem dot

e kanë kot

 

vetëm yti lot

më djeg

dhe ai zot

fshehur në mua

 

prej dhimbjeve

shtrydhem

shpërthej në krua

buzëve tua

 

(21 dhjetor 2010)

 

 

BJERI TRUP

 

ka shumë shtigje

deri tek ajo maje

 

kahdo që t' i biesh

ecja jote do shihet

nuk ka se si fshihet

 

mali që patëm

më parë është prerë

tash po digjet

 

bjeri trup përpjetzës

diku gjunjaz

diku me duar

 

e di sëpaku

që arrive vetë

kurdo që ta prekësh atë majë

 

tagër s' i paguan askujt

 

dhe pusho pastaj

pusho e kënaqu

krejt i qetë

 

(22 dhjetor 2010)

 

ORËZEMRA

 

Orëzemra

në dymbëdhjetë dritare

trokiti

dymbëdhjetë herë

për t'u bërë një me ty

 

dhe u bë

 

mes zerosh

u shfaqe Ti

në pikë të natës

 

përmes puthjesh

ditë e re agoi

 

(24 dhjetor 2010)



(Vota: 6 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx