| E diele, 28.07.2013, 04:53 PM |
MBI UNIVERSIN POETIK TË SABIT RRUSTEMIT
Shkruan:
Shaban Cakolli
Poet i
mirë është vetëm ai, duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi, lufton
për të arrirë të bukurën, të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet, për atdheun, kohën,
njerëzit e atdheut, ku qoftë mes poezisë apo tregimit, dokumenteve, krijimtarinë
e bënë si skulpturë që flet, si muzikë
që fisnikëron, si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit, por një art të përsosur, estetik,
të thjesht, lakonik dhe të qartë, të pasur letrarisht dhe të kapur për
secilin lexues.
Një poet
i mirë lypset sa më shumë lexim. Veçanërisht në lëmin e poezisë që të
përvetësohet përvoja e të tjerëve në përsosjen e vargut si nga pikëpamja
teorike (forma), ashtu edhe nga
pikëpamja përmbajtjesore.
kuptojmë
se poezia lirike, për të dalë e mirë, duhet të jetë:
e shkruar me fjalë të zgjedhura që, me pak fjalë të thuhet shumë, ) duhet ta ketë idenë e domosdoshme sipas
temës së trajtuar, duhet ta ketë
ndjenjën e ngrohtësisë së brendshme, që
të dalë poezia sa më e mbrujtur dhe sa më bindëse, ta ketë, në të njëjtin kohë, edhe dufin, që është dyzash sipas temës e motiveve të
trajtuara dhe, duhet ta ketë edhe
goditjen e qëlluar, sipas këtyre cilësive të cilat cekëm më lart, njëri
nga letrarët tanë i cili i posedon të
gjitha këto cilësi, është poeti ynë
i çmuar, z.Sabit Rrustemi.
Sabit Rrustemi:Shquhet
ndër letrarët më të spikatur të rrethit të Anamoravës.Veprat e tij poetike, vijnëpara lexuesit me një përkushtim të theksuar, ai që prej krijimeve të para
artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë
shqiptare me veçantit e tija artistike.Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e
brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e
botës së brendshme, që shpërthen
vazhdimisht në përditshmërinë tonë.Tek krijimtaria e Sabit Rrustemit . Vargjet
e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut
racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë
me zjarrminë e botës së brendshme, që
shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë portretin e ekspresiv prej
artisti.Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti, simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij
bartë atributet e kohëve, si në rrafshin tematik, po ashtu edhe si; metafora, epiteti, simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij
bartë atributet e kohëve, si në rrafshin tematik, po ashtu edhe në rrafshin e
vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.Sabit Rrustemi, veç
talentit të tij, punës së paepur, ka ardhur në këtë botë edhe me dhunti për të
shkruar, me dhunti për të kapur mendimet, për të shprehur ate që ndizet në shpirtin e
tij poetik, për të shpalosur botën shpirtërore para lexuesit.Ai është një
lërues i madh i kulturës sonë, gëdhend vargun dhe nga ai nxjerr thesaret e
fjalës, të cilat lëkundin shpirtin e lexuesëve.Poezia
e tij është poezi e prushit të madh, ai ka ditur të pregadis mirë brumin e tij
poetik, Ai di të zgjedh tema, din të i shtjelloj ato, gjatë shtjellimit nxjerr
motive dhe mesazhe të fuqishme, bënë
mrekullira dhe vargun e tij e bënë armë
të fortë në duart e luftëtarit.Një poet që poezinë e vënë në shërbim të kombit,
mes saj pastron shpirtin e vet prej krijuesit dhe shpirtërat e lexuesëve.Ai ka
shumë aftësi për të shprushur shpirtin poetik, për të e pasuruar me figura të pasura poetike, metafora
e simbole, qoftë kur vargëron në motivin
kombëtarë, qoftë në ate të dashurisë.Sabiti iu është përkushtuar poezisë nga
fëmijëria, ndoshta mu aty e mori frymëzimin, se i takonte një treve me pasuri
të pashterrshme kulturore e kombëtare, në odat e rrethit të tij ka pasur burra
veprimtarë të kombit të cilët kishin
cilësitë më të çmuara të cilat u takojnë burrave, mençurinë, trimërinë, burrërinë,
qëndresën, besen, nderin , mbi të gjitha atdhedashurinë, si ishin:Mulla Idriz
Gjilani, Idriz Seferi, Ramiz Cërnica, e shumë të llojit të tyre në rrethin
e Karadakut, të cilët jetën ia kushtonin burrërisë, nderit dhe
kombit.E si mos të e frymëzonin
burrëritë e tyre, madje ato pejsazhet e bukura të vendlindjes së Sabitit, fushat,
arat, malet, gurrat, e atij vendi të dashur e pitoresk.Poezitë e Sabitit i kam lexuar si fëmijë nëpër gazetat e
revistat që botoheshin atëhere, aq sa i kuptoja, ia kisha lakmi vargjeve të tija të fuqishme.Shumë kohë më
vonë, kam pasur fatin të e njoh personalisht
Sabitin, të e përqafoj e të i shtrëngoj duart me te, të pijmë kafe së
bashku, të bisedojmë e këshillohemi për poezinë, artin, kulturën, i mençur , i
ngrohët, i papërtueshëm në këshilla, të
jep guxim, frymëzim dhe të mundëson të kapish kuptimin e bukur të fjalës së
shkruar.Njeri që dhuron libra, unë edhe pse në mërgim, kohën kur shkoj në
vendlindje takohem me te, në Hotelin"KRISTAL" të Gjilanit, vend ky që sikur i bashkon krijuesit, isha edhe
në shtëpinë e tij, ku më ka lënë
përshtypëje mikpritja e tij prej burrit, bukuritë pitoreske të vendlindjes së tij, më ka dhurua shumë nga krijimtaria e
tij, deri te përmbledhja e
fundit"Zjarrmi e Kthjelltë", madje më ka dhënë të u përcjell edhe
miqëve në mërgim, çka e kam bërë me shumë kënaqësi.Sabiti është një organizator
i mirë i krijimtarisë letrare, udhëheq klubin"Beqir Musliu" në Gjilan
i cili rreth vetes bashkon shumë krijues, nxjerr revistën "Agmia", unë
kam marrur pjesë në organizimet e tyre dhe jam nda shumë i kënaqur.Sabiti
me Nexhat Rexhën, një shkrimtar, poet e kritik letrar, kanë
bërë shumë për krijimtarinë letrare në rrethin e Anamoraves, nuk e fsheh mallin i cili më ka pushtuar, për të takuar
këta dy miq të mirë, të cilët kur të i takoj, padyshim do të sjellin ndonjë
risi.
Sabit Rrustemi, një poet i cili simbolizon
atdhedashurinë, guximin, largpamësinë, mendjen e ndritur, i ka armë të forta
fjalët e tij në vargje, frymëzim për çdo
atdhedashës, ngrohin zemrat e artdashësit, ngritë moralin në shpirtin e
lexuesit, është idator, projektor dhe realizues i veprave të mëdha në letërsinë
tonë kombëtare.Të shkruash të bëmat e Sabit
Rrustemit në letërsinë tonë, nuk arrin të i thuash me një vështrim të
shkurtër, për to duhet të shkruajmë shumë.Ky mendimtar i fjales së ndritur, letërsinë e ka bërë pasion e
dashuri të shpirtit, mënyrë e të jetuarit me te në të njejten çati.
Beqir
Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe forma insistuese, që nuk ishin të rëndomta për atë kohë...
prandaj kritika e përcolli me interesim të veçantë dhe krijimtarinë e tij e tij
, i cili atë botë ishte më i miri, por
shkuarëja e tij e parakohëshme në botën tjetër, la pasardhësit e tij në
Anamoravë, të cilët nuk e lanë të rrënohet asnjë çast kështjella e tij letrare,
vetëm sa shtoheshin krijuesit e kësaj
ane, të cilët secili vënin nga një gurë në atë kështjellë, i pari e vuri
Sabit Rrustemi, i cili punoj çdo çast që të ruaj, kultivoj, pasuroj dhe
të mbajë gjallë vepren e tij.Kur kujtonim të madhin Beqir Musliun në Gjilan, e pata thënë publikisht:As Beqir
Musliu dhe as Kadare nuk u shfaqen rastësisht, ata me punë e mençuri
bënë emër dhe vepër, ata duhet të i zëvendësoj dikush, unë e quajta një
Beqir Musliu të dytë z.Sabit Rrustemin, por ai protestoj menjëherë, tha se
Musliu mbetet i pazëvendsueshëm.Eh, po kështu janë ata që punojnë pa zhurmë e
bujë, por jeta dhe vepra e Beqir Musliut, mbetet e gjallë, e ndritëshme, nga
se ate e bëjnë të pavdekshme krijues të mëdhenj të Anamoravës, si:Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha, i madhi poet e kritik
Ibrahim Ibishi, i cili fatkeqësisht nuk është më me ne, por i jeton vepra, Hysen
Kqiku, Daut Maliqi, Demir Krasniqi, Musah Ahmetaj, Hasije Selishta -Kryeziu, Bajram
Kosumi, Albinë Idrizi, Dan Kosumi, Linditë Ramushi, Vehbi Klaiqi, Fatushe
Ahmetaj, Fitore Bunjaku, e shumë të tjerë të cilët nuk po mund të i përfshij në
këtë shkrim të shkurtër, si Ramadan S.Latifaj, Sadbere Gagica, Isë Kosumi, Fehmi
Cakolli, Shpresa Ajvazi, e shumë të
tjerë.......
Sabit
Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen
në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe
Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.
Në vitin
1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës.
Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm
i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e
mysafirëve", të botuar në revistën
"Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën
Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i
Jugosllavisë titiste, me ç’rast i
ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton
përmbledhjen e parë të poezive ËNDËRRO ËNDRRËN E MUNGUAR
Sabit
Rrustemi, ka botuar:
Ku i la
lisat era Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
Besoj në
një diell, Fjala 1992 Prishtinë.
Variacione
për lirinë, Rilindja, 1997, Prishtinë.
Ëndrra që
puthet, poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
Pika e
zezë, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
Maska e
mysafirëve SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
Jetëshkrimi
i Sylë Kopernicës, prozën dokumentare
1994, Shtëpia Botuese Plejada botues, Beqir Musliu.
Natyrë me
vaj, album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
Paqja e
brishtë, bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
SHIU I
BUZËVE TUA, bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
ANTINGERE
DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
NËN
QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
I
përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës,
Bukuresht 2009
Trekëndshi
Poetik i Paqës
Zjarmi e
Kthjelltë, si dhe Sabiti do të ketë
botuar edhe shumë libra tjerë, por unë si mërgimtarë shkoj rrallë në vendlindje,
dhe nuk kam mundur të siguroj gjitha veprat e tij.
Është
laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.
Nga SABIT
RRUSTEMI
Qiellit
të mesnatës sime
U shfaqe
papritur ashtu si je
E butë
E qetë
Etur për
dashuri e jetë
Si një
fllad pranvere
Më
shprush nëpër dej
Më grishë
pas
Kah ata
qiej
Tek ajo
Yllnajë ëndrre
E
paprekur më prêt
Vetminë
time dhe tënden
Pa fjalë
e vret
…
Dhe unë
rend pas teje
Rend e
t’kërkoj
Botën
tënde të fshehur
Të ta
shfletoj
Përngadal
krejt përngadal
Me puthje
lot e mallë
Faqe për
faqe
Pore për
pore
Të të
puthë ku dua
Dhe së
fundmi në ballë
Për
kënaqësinë që ma falë
Si një
shfaqje e rrallë
E ëmbla
ime e dëshiruar
Ik tash
Fli
Fli e
ëndërro
Ëndrrën e
munguar
E PRITA
DHE ZGJIMIN TËND
Që t’ mos
ndihesh e harruar
E prita
dhe zgjimin tënd
Anise nuk
jam aty
Lëkurës
së bardhë engjëllore të të mikloj
Flokëve
jeshile shelgjeve të varem
Të
këputem e të bie
Në
shtratin tënd
Pastaj ti
Zemrën ta
shpalosësh sërish
Të ma
mbash kokën në duar
E të mos
ndalesh duke më uruar
Kafja e
mëngjesit
Me vargje
zier e përzier
Prêt për
t’u shijuar
Brenda
një bote që të vlon në gji
Llogarit
që jam aty
Brenda
atij filgjani që e pive me fund
Si një
uratë e përditshme
.....
Ti s' je
e harruara
Ti je je
ajo që po vjen
Mes reshë
të mbarsura
Shpërthen
Si ajo
dritë
Syri yt i
kaltër
Pluhurin
tim e fshin me flatër
Nëpër
stinë
Rilind
dashurinë
Si këtë
mëngjes
Lulja ime
që pres
( 24 Maj
2013)
E DIELA
ZGJATË ËNDRRËN
E diela
zgjatë ëndrrën
vonon
agun
atë
trokitje në dritare
jashtë
shtëpisë
bryma
tinzare e natës
dogji atë
jeshil buzësh
u vonuam
e dashur
një orë u
vonuam
duke e
pritur atë puthje
në ëndërr
të dielën
e shterrim solo
si kafenë
e zezë
të një
mëngjesi
31 tetor
2010
MA GJEJ
Ma gjej
atë varg
atë imazh
ma gej
atë Po E zi
që flakë
mërzi
veten
tënde
ma gjej
në mua
veten
time në Ty
e m'i
kthjell këta Sy
në dritë
hëne e dielli
deri te
ajo kupë e kaltër
të prekim
e të
prehemi
sall me
dashuri
1 Nëntor
2010
TEK
RRËNJA JOTE
dyshimi
për
dallim nga krimbi,
nuk e
gërryen atë ZemërMollë,
po atë
LoçkëZemre
mos i jep
rast
të të
futet në brendi
trupit
jeshil
qerpikëve
të zi
strehë e
tij
mos u bë
moj
peh’rri
se ajo
zemërrëmollë
do
gërryhet
do bëhet
zi
ajo
loçkëzemre
do
rrudhet
do
t’kurret
e do
varet syve të mi
plot
mërzi
as
dyshimit
as
krimbit
strehë
nuk do
t’i bëhesh ti
verë e
dimër
tek
rrënja jote do rri
plagët të
t’i mbyllë me dashuri
nëpër
sythat me lule
të buloj
përsëri
me frut
të ri
Gjilan, 6 nëntor 2010
VJEN ME
DIELL
e diela
vjen sërish
me diell
lutje e
vetmi
vjen dhe
me të dridhshmen dashuri
fshehur
diku
nën gji
vjen
e më gjen
mua tek ty
ku rri
të gjen
ty
nën këtë
strehë zemre,
si zog
vjeshte nën çati
të t’mos
lag ai shi
e diela
vjen
e më
gjenë atje ku dua
ku me
ëndje rri
tek ai
Çepur i lashtë
nën një
meditim të ri
i
flakëruar me dashuri
14 Nëntor
2010
Nata
lahet në shi
ajo rrugë
me mërzi
ankthi i
pritjes
ato
gjurmë kah vjen ti
po zërin
ta vjedh era
simfonia
e vjeshtës me shi
me
murmurima
stinë e
vonë për vetëtima
se nuk
shihen fytyrat tona
përshëndetja
nuk shtypet
as në
tastaturë
nuk
belbëzon as në dritare
e dashur
rrebeshet
e pritjes
vërshojnë
bebëzave të mia
natës që
s' lahet
nga tërë
ky shi
vetëtimë
bëhen sytë e mi
(22
Nëntor 2010)
MONOLOG
DIELLOR
ajo sillet
njëzeekatër orë
rreth
meje
ditë e
natë
me mijëra
vjet
në
sistemin tim
e kam më
të bukurin planet
ia kam
dhënë të gjitha
të gjitha
ato që i
fsheh në brendësi
dhe ato
që i shihen në jashtësi
dhe të
bukurit sy
oh,
po nuk di
ç'i mungon tashti
pos meje
nga
dhimbja
se mund
ta shkrijë të tërën
nuk ju
futa nën qepalla
nën të
shkriftin gji
për pa e
krijuar një planet të ri
ajo më
rrëshqiti faqesh
ra në
tjetër dashuri
(23
Nëntor 2010)
FESTIVE
nga
rrënjë e emrit tënd
të njomë
e plot shend
piptha të
flamurtë
bulojnë
e
lëshojnë shtat
luleshqiponjat
me aromë
atdhedashurie
(28
Nëntor 2010)
NË
MESNATË
Hyre
qetas shpirtit tim
Si një
ëndërr
Në
mesnatë
nuk
ndjeva zë
nuk
ndjeva gjëmë
as
fytyrën
nuk ta
pashë
brenda
syve t'u isha
vetëm nuk
të lashë
gjumin
nuk ta prisha
asnjë
fjalë s' ta thashë
veten
time krejt ta dhashë
moj
ta dhashë
(1
dhjetor 2010)
NATA
RREBELE
nata u bë
rrebele
shtyp
portrete
pllakateve
prej letre
e i ngjet
nëpër mure
trungje
rrugëve
shesheve
hyrje
daljeve
vërshojnë
retë mbi gënjeshtra
vërshojnë
gjerë e gjatë
tokës së
mpirë shpresash
me
premtime boshe
gënjeshtarët
nën ombrella
struken
katesh të larta
po
populli ecën rrugësh
këmbëlagur
i qullur
se s’ka
si struket xhepash
vetëm
pritjeve thahet
prej
fjalëve
që pa
prekur tokën
barten
prej ere
sa shi
bie
e pritet
me ra
këtë soj
gënjeshtarësh
për me la
e shpërla
(3
dhjetor 2010)
E FSHEHUR
N’THELLËSI
rrëzë
Çepurit struken ëndrrat
nën
kaçuba
vetullave
të mia
thellë
diku në gji
hirin e
kujtesës shprushë
për zjarr
të ri
janë
tharë çufurraket
pritjeve
nën diell
nën erë
nën shi e
stuhi
e dora
ime s' është aty
as buzët
tua
e
mëngjesit puhi
se si
ndizen të shkretat
si
ëndrrat marrin flake
e më
kthejnë aty
ku tash
jam dhe unë
je dhe ti
një
ëndërr Çepuri
e fshehur
n' thellësi
( 10
dhjetor 2010)
BESOJ
E diela e
lutjeve
e diela e
pritjeve
e diela e
pendesës
kjo ditë
e shërbesës
troket
nesësr
si ditë e
shpresës
maje
Çepurit
me atë
fytyrë diellore
e bukë
nore
të pres
e nuk
zbres pa ty
për dore
ëndrra
ime
për një
puthje
që mbeti
pa prehje
e nuk
pushoi
ende ku
desh'
e diela
ime
me ty
vjen
nuk ka
rrugë tjetër
pritja
ime
zgjatet
deri nesër
11
dhjetor 2010
PËR DRITË
TË LLAMPËS
për dritë
t' llampës
i futën
gishtërinjtë
duart
dhe kapën
qetas
atë pjesë
të vullnetshme
për ta
hedhur
atje ku
s' binte
më pas
futën dhe
këmbët
qetas e
pa drojë
sipas
porosisë
spërkatën
me egjër
njerëzit
e shtëpisë
shpërgjumja
ndodhi vonë
diku në
mesnatë
kryemjeshtri
i hajnisë
pa gojë
la një popull
në qendër
të Dardanisë
historia
aty ku
përsëritet
nuk është
mësuese e jetës
fituesi
edhe njëherë
shpallet
përmes gënjeshtrës
(13
dhjetor 2010)
(VARIANT)
Për dritë
të llampës
futën
gishtërinjtë
duart
dhe kapën
qetas
atë pjesë
të vullnetshme
për ta
hedhur
atje ku
s' binte
më pas
futën dhe
këmbët
qetas e
pa drojë
sipas
porosisë
spërkatën
me egjër
njerëzit
e shtëpisë
shpërgjumja
ndodhi vonë
pasi
mjeshtëri i vjedhjes
cipricullak
la të zonë
(13
dhjetor 2010)
MUNGOJNË
teshtinë
Kosova
nga të
kundërtat
zbresin
gradat përjashta
temperaturat
ngriten përmbrenda
dyert
hapen
koridoreve
të mbyllura
mungojnë
shkallët për të zbritur
zonave të
lira
e mali
harxhohet
muret
nxihen
trarët e
shtëpisë
mushkëritë
e njerëzisë
tabletat
si
përkujdesje çasti
vetëm
fshehin dhembjet
të
kundërtat rikthejnë teshtimat
lutjet
bëje mirë
o zot
(15
dhjetor 2010)
KOKRRAT
Dimri ha
kashtën
Leje ma
kokrrat
Dilni
Përpushni
Ç’prisni
Mblidhni
më
Ato
dokrra
Kokrra...
Hajni e
borë po reshë
Si brenda
Si jashtë
shtëpisë
TROJËS ju shterr zëri
Ju mpi
goja
Prej
acarit
Veshtë na
lanë
Ku me
gjetë lesh
Pojatën
kush s’ e ruan
E ujqit
Bartën
kopenë
Dimër i
shtirë
Do vijë
Mbi ne do
n’lurë
Do
teshtijë
Dhe
flokët do të na bien
Prej
kresë
Duke
kruar
Dimrit ju
sos kashta
Kokrra po
ha
(16
dhjetor 2010)
UDHA E
SOTIT
N'
gushtohet njeri
në ditë
të sotit
shtirë me
ecë drejtë
...me
metë n' kamë
përfundi
akull
e naltë
nji qiell
i vratë
e lehtë
e lehtë i
qoftë udha
kush ka
me udh'tu
gjatë
deri tek
ai lis
me maje
t' thatë
(20
dhjetor 2010)
THELLËSISË
SATE
(maleve
të Karadakut në dimër)
Heshtja e
bardhë
si paqe e
ftohtë
ma mbulon
trupin
të
shtrirë nën lisa
mb rrënjë
malesh
vetëm
flokët
m' i
shkund era
degëve
krahëlehta
ka pak
gjethe
shpresë
pranvere
i vetëm
ha veten
ditët që
ikin
me
ushtimë ere
zë a
gjëmë s' ka
sall kur
thyhem
prej jugu
a ngrice
rri e
pres
sot e mot
nuk
shkulem dot
e kanë
kot
vetëm yti
lot
më djeg
dhe ai
zot
fshehur
në mua
prej
dhimbjeve
shtrydhem
shpërthej
në krua
buzëve
tua
(21
dhjetor 2010)
BJERI
TRUP
ka shumë
shtigje
deri tek
ajo maje
kahdo që
t' i biesh
ecja jote
do shihet
nuk ka se
si fshihet
mali që
patëm
më parë
është prerë
tash po
digjet
bjeri
trup përpjetzës
diku
gjunjaz
diku me
duar
e di
sëpaku
që arrive
vetë
kurdo që
ta prekësh atë majë
tagër s'
i paguan askujt
dhe pusho
pastaj
pusho e
kënaqu
krejt i
qetë
(22
dhjetor 2010)
ORËZEMRA
Orëzemra
në
dymbëdhjetë dritare
trokiti
dymbëdhjetë
herë
për t'u
bërë një me ty
dhe u bë
mes
zerosh
u shfaqe
Ti
në pikë
të natës
përmes
puthjesh
ditë e re
agoi
(24
dhjetor 2010)