Kulturë
Bislim Gashi: Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore
E diele, 28.07.2013, 05:51 PM
Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore e Historike në funksion të marketingut të turizmit Kosovarë
Nga Ma.
Bislim Gashi
Mbrojtja
e trashëgimisë kulturore historike ndoshta i ka fillimet e para në mijëvjeçarin
e II para erës sonë, kur Faraoni Sethi
II urdhëroi që të vendoset një mbështetje për të mos lejuar rrëzimin e një
krahu të statujës kolosale të Ramzezit
II. Prof dr. Masar Rizvanolli thotë se rrënjët e sistemit ndërkombëtar për
mbrojtjen e të mirave kulturore dhe natyrore duhet kërkuar në periudhën e
sistemit shoqëror skllavopronar, në urdhrat e Amfiktionisë së Delfit, të
lidhjes më të njohur fetare politike të shteteve të vjetra greke. Sipas këtyre
urdhrave asnjëri nga shtetet anëtare të aleancës nuk guxonte ta shkatërronte
deri në themel qytetin e mposhtur.
Gjatë
periudhave të ndryshme historike u dëshmua se vlerat e trashëgimisë kulturore
historike u shkatërruan nga leverdia e ndryshme materiale, e sidomos gjatë
luftërave të planifikuara për zhdukjen e gjurmëve të trashëgimisë kulturore të
popujve, duke përdor aparatin shtetëror dhe forcën për dëbimin e popujve që
ishin bartës të kulturave për tu përvetësuar dhe arritur synimet politike të një
populli ndaj një populli tjetër.
Mbrojtja
e TKHK në funksion të marketingut ka dy
efekte qenësore:
1. Përmes aplikimit të koncepteve të
marketingut,arrihet deri tek kontaktet dhe njohuritë qenësore të identitetit të
një populli me të gjithë atributet e tijë siç janë: Gjuha, kombi, tradita,
zakoni, origjina atdhetare, kulturat e atijë populli,divesiteti etj, dhe
2. Me krijimin e kushteve për mbrojtje dhe
ruajtje të vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe bërjes së promovimit
përmes koncepteve të marketingut bashkohorë
joshin vizitorë vendorë dhe të huaj për vizita të ktyre monumenteve apo
peisazheve natyrore
Dhe me
rastin e vizitave të vizitorëve, krijohen edhe mundësi të shpenzimeve
finansiare nga turistët vendorë dhe të
huaj, kështu që ka mundësi të mendohet edhe për zhvillimin e ndonjë
biznesi në zonat,qe iu përkasin këtyre lokaliteteve. Pra,qëllimi është
hulumtimi i kërkesave dhe dëshirave të vizitorëve dhe knaqja e tyre.
Zatën në
Kosovë që nga periudha e pasluftës (pas vitit 2000), po, të iu kishte kushtuar
kujdes i veçantë promovimit, të vlerave kulturore e historike në fushën e trashëgimisë kulturore,do të kishte përfituar
Kosova edhe në aspektin ekonomik një
shumë të konsiderushme të mjeteve financiare sidomos nga vizitat e
ndërkombëtarëve që kanë ardhë me detyra dhe emisione të caktuara për Kosovë nga
bashkësia ndërkombëtare.
Pra, është një gërshetim i funksioneve në mes të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore e historike , sepse për t’u promovuar (treguar vlera), vlerat reale kulturore, duhet mbrojtur përmes restaurimit, konzervimit etj, dhe në anën tjetër për tu mbrojtur duhet promovuar në mënyrë që të rrisin interesimin e vizitorëve – nga të cilët Kosova do të përfitonte edhe në aspekti ekonomik..
Mulliri në Mramor
Ja p.sh. ky mulli i cili ka shërbyer për bluarje të drithit (grurit,elbit, thekres, misrit),për sigurim të miellit si bazë themelore e ushqimit, e i cili është funksional edhe në ditët e sotme edhe pse ka nevojë për mirëmbajtje, restaurim dhe mbrojtje, po të promovohej si vlerë e lashtë dhe jetësore për popull, do të tërhiqte vëmendjen e shumë njerëzve brenda e jashtë vendit për ta vizituar dhe për të u njohur me vlerën , traditën dhe mënyrën e jetës së një populli siç është rasti me popullin e Kosovës. Për shkak të ambientit shumë atraktiv, të vetë natyrës që ka ky vend dhe po të i ishte dhënë kujdes në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, ndërtimit të ndonjë lokali hotelier si dhe ndonjë biznesi të vogël (lokale të artizanateve, apo të veshjeve kombëtare etj), besoi që do të krijonin mundësi të arkëtimit të mjeteve finansiare nga ana e vizitorëve,turistëve. Si dhe do të krijoheshin kushte sadopak të zbutjes së papunësisë në regjionin konkret ku gravitojnë objektet e trashëgimisë kulturore të popullit të Kosovës. Në raste të tilla edhe koncepti i aplikimit të metodave të marketingut do të kishin zënë vendin më meritorë. Mendoi që përdorimi i marketingut, do të kishte krijuar kushte shumë të favorshme për lojalitetin e vizitorëve për një trashëgimi të tillë e të bujshme.Shumë e rëndësishme është hulumtimi i kërkesave, targetimi i grup moshave etj.
-Masat e ndërmarura për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore si vlerë e shtuar e konceptit marketing
Bazuar në
hulumtimet e gjertanishme, gjurmët e para të trashëgimisë kulturore në truallin
e Kosovës së sotme, fillojnë që nga kulturat e neolitit të hershëm. Që nga kjo
periudhë kemi kulturë të pa ndërprerë të jetës dhe civilizimit deri më sot.
Me
ngritjen e vetëdijës për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe
krijimin e kombeve në Evropë, filloi edhe përvetësimi i vlerave kulturore duke
humbur kriteret njerëzore dhe humane. Në shekullin XIX, e sidomos në shekullin
XX trashëgimia kulturore dhe historike e Kosovës u shkatërrua për qëllime
politike, duke përdor praktikat shkatërruese nga pushteti dhe administrata
sllave në këto hapësira
Mos
respektimi i konventave dhe normave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë
me ligje dhe kritere universale, ndikuan që Shtjefën Gjeçovi, me tërë forcën e
tij intelektuale dhe materiale të vihet në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë
kulturore.
Promovimit të vlerave të TK në Kosovë, sidomos në dekaden e fundit të pas luftës së vitit 1999, nuk iu ka kushtuar kujdes. Ekzistojnë një mori objektesh të TK që janë shumë tërheqëse për vizitorë, e po ashtu edhe lokalitete arkologjike , por janë lënë anash pikërisht nga institucionet kompetente fusha e promovimit të vlerave të tyre kulturore. Po të ishin promovuar vlerat e tyre në një masë më të madhe, e sidomos duke aplikuar konceptet e marketingut, mendojmë që edhe ato objekte do të gëzonin një mbrojtje më të theksuar e në anën tjetër edhe zona, rrethi dhe vetë mjedisi do të përfitonte nga vlerat e ekspozuara si p.sh.
Hambari në mes të fshatit Slivovë
dhe Janjevë
Ky është
një Hambar i vjetër në mes fshatit
Slivovë dhe Janjevës i cili paraqet një
lashtësi të vendit ku është vendos dhe ruajt drithi për sigurimin e kafshatës
së gojës në mënyrën më klasike të mundshme të kohës. Këtijë objekti për ruajtje
i duhet mbrojtje. Po të bëhet promovimi i vlerave të tijë ,dhe atë përmes
hulumtimit të kërkesave dhe dëshirave sipas
grup moshave, gjinive etj, do të krijohej mundësia e targetimit të
kërkesave dhe karshi kësajë të hartohen projekte për plotsimin e atyre
deshirave, e që sigurisht do të kishte interesim edhe për vizitorë.
Ose Kalaja e Artanës, një objekt
madhështorë i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Promovimi i vlerave të sajë
përmes koncepteve të marketingut do të sillte numër të hatashëm të vizitorëve.
Për rreth tijë është terren shumë i përshtatshëm për ndërtimin e ndonjë lokali
hotelier apo edhe te ndonjë biznesi tjetër
ku do të kishte mundësi që qarkullimi i turistëve vendas dhe të huaj të
derdhin mjete financiare, dhe të ndahen shumë të kënaqur me atë që iu ofrohet
me e ditë për një trashëgimi të bujtshme të një populli me karakteristika të
veqanta, për shkak të përjetimeve të periudhave jetësore të veqanta. Gjithashtu
edhe infrastruktura rrugore do të ia shtonte vlerën dhe mundësinë vizitorëve
për vizitë.
Në
dekadën e fundit të shekullit XX, kur në arenën ndërkombëtare nënshkruheshin
konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, Kosova përjetonte
vitet të vështira të okupimit serb.
Institucionet e kulturës gjatë kësaj periudhe u plaçkiten. Shumë monumente të
kulturës u rrënuan. Pas lufte këto institucione vazhduan punën me shumë pengesa
për shkak të dëmeve, plaçkitjeve të eksponateve dhe komplet dosjet dhe
dokumentacionin tjetër të rëndësishëm për monumente të kulturës. Edhe përkundër
vështirësive, pas lufte u bë restaurimi i shumë monumenteve të kulturës dhe
aktivitete tjera në fushën e trashëgimisë.
Vëmendje
i duhet kushtuar dhe forcimit të institucioneve qendrore, ngritjen e vetëdijes
për ruajtjen e vlerave kulturore, trajnimit të nëpunësve, ekspertëve të fushave
të ndryshme e sidomos atyre për restaurim dhe konservim të integruar të
monumenteve të kulturës.
Institucionet
e riaktivizuara të kulturës u ballafaquan me probleme të mëdha për t’u adaptuar
dhe punuar në kushte të reja të krijuara pas lufte.
Në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport është krijuar një bazë e të dhënave për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave në formën elektronike, nga rezultatet e inventarizimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, por ende nuk funksionon sipas standardeve ndërkombëtare (nuk ka qasje publiku).