Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bislim Gashi: Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore

| E diele, 28.07.2013, 05:51 PM |


Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore e Historike në funksion të marketingut të turizmit Kosovarë

Nga Ma. Bislim Gashi

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore historike ndoshta i ka fillimet e para në mijëvjeçarin e II para erës sonë, kur Faraoni Sethi II urdhëroi që të vendoset një mbështetje për të mos lejuar rrëzimin e një krahu të statujës kolosale të Ramzezit II. Prof dr. Masar Rizvanolli thotë se rrënjët e sistemit ndërkombëtar për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe natyrore duhet kërkuar në periudhën e sistemit shoqëror skllavopronar, në urdhrat e Amfiktionisë së Delfit, të lidhjes më të njohur fetare politike të shteteve të vjetra greke. Sipas këtyre urdhrave asnjëri nga shtetet anëtare të aleancës nuk guxonte ta shkatërronte deri në themel qytetin e mposhtur.

Gjatë periudhave të ndryshme historike u dëshmua se vlerat e trashëgimisë kulturore historike u shkatërruan nga leverdia e ndryshme materiale, e sidomos gjatë luftërave të planifikuara për zhdukjen e gjurmëve të trashëgimisë kulturore të popujve, duke përdor aparatin shtetëror dhe forcën për dëbimin e popujve që ishin bartës të kulturave për tu përvetësuar dhe arritur synimet politike të një populli ndaj një populli tjetër.

Mbrojtja e TKHK në funksion të marketingut  ka dy efekte qenësore:

1.         Përmes aplikimit të koncepteve të marketingut,arrihet deri tek kontaktet dhe njohuritë qenësore të identitetit të një populli me të gjithë atributet e tijë siç janë: Gjuha, kombi, tradita, zakoni, origjina atdhetare, kulturat e atijë populli,divesiteti etj, dhe

2.         Me krijimin e kushteve për mbrojtje dhe ruajtje të vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe bërjes së promovimit përmes koncepteve të marketingut bashkohorë  joshin vizitorë vendorë dhe të huaj për vizita të ktyre monumenteve apo peisazheve natyrore

Dhe me rastin e vizitave të vizitorëve, krijohen edhe mundësi të shpenzimeve finansiare nga turistët vendorë dhe të  huaj, kështu që ka mundësi të mendohet edhe për zhvillimin e ndonjë biznesi në zonat,qe iu përkasin këtyre lokaliteteve. Pra,qëllimi është hulumtimi i kërkesave dhe dëshirave të vizitorëve dhe knaqja e tyre.

Zatën në Kosovë që nga periudha e pasluftës (pas vitit 2000), po, të iu kishte kushtuar kujdes i veçantë promovimit, të vlerave kulturore e historike në fushën e  trashëgimisë kulturore,do të kishte përfituar Kosova edhe në aspektin ekonomik  një shumë të konsiderushme të mjeteve financiare sidomos nga vizitat e ndërkombëtarëve që kanë ardhë me detyra dhe emisione të caktuara për Kosovë nga bashkësia ndërkombëtare.

Pra, është një gërshetim i funksioneve në mes të mbrojtjes dhe  promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore e historike , sepse për t’u promovuar (treguar vlera), vlerat reale kulturore, duhet mbrojtur përmes restaurimit, konzervimit etj, dhe në anën tjetër për tu mbrojtur duhet promovuar në mënyrë që të rrisin interesimin e vizitorëve – nga të cilët Kosova do të përfitonte edhe në aspekti ekonomik..

Mulliri në Mramor

Ja p.sh. ky mulli i cili ka shërbyer për bluarje të drithit (grurit,elbit, thekres, misrit),për sigurim të miellit si bazë themelore e ushqimit, e i cili është funksional edhe në ditët e sotme  edhe pse ka nevojë për mirëmbajtje, restaurim dhe mbrojtje, po të promovohej si vlerë e lashtë dhe jetësore për popull, do të tërhiqte vëmendjen e shumë njerëzve brenda e jashtë vendit për ta vizituar dhe për të u njohur me vlerën , traditën dhe mënyrën e jetës së një populli siç është rasti me popullin e Kosovës. Për shkak të ambientit shumë atraktiv, të vetë natyrës që ka ky vend dhe po të i ishte dhënë kujdes në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, ndërtimit të ndonjë lokali hotelier si dhe ndonjë biznesi të vogël (lokale të artizanateve, apo të veshjeve kombëtare etj), besoi që do të krijonin mundësi të arkëtimit të mjeteve finansiare nga ana e vizitorëve,turistëve. Si dhe do të krijoheshin kushte sadopak të zbutjes së papunësisë në regjionin konkret ku gravitojnë objektet e trashëgimisë kulturore të popullit të Kosovës. Në raste të tilla edhe koncepti i  aplikimit të metodave të marketingut do të kishin zënë vendin më meritorë. Mendoi që përdorimi i marketingut, do të kishte krijuar kushte shumë të favorshme për lojalitetin e vizitorëve për një trashëgimi të tillë e të bujshme.Shumë e rëndësishme është hulumtimi i  kërkesave, targetimi i grup moshave etj.

-Masat e ndërmarura për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore si vlerë e shtuar e konceptit marketing

Bazuar në hulumtimet e gjertanishme, gjurmët e para të trashëgimisë kulturore në truallin e Kosovës së sotme, fillojnë që nga kulturat e neolitit të hershëm. Që nga kjo periudhë kemi kulturë të pa ndërprerë të jetës dhe civilizimit deri më sot.

Me ngritjen e vetëdijës për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe krijimin e kombeve në Evropë, filloi edhe përvetësimi i vlerave kulturore duke humbur kriteret njerëzore dhe humane. Në shekullin XIX, e sidomos në shekullin XX trashëgimia kulturore dhe historike e Kosovës u shkatërrua për qëllime politike, duke përdor praktikat shkatërruese nga pushteti dhe administrata sllave në këto hapësira

Mos respektimi i konventave dhe normave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë me ligje dhe kritere universale, ndikuan që Shtjefën Gjeçovi, me tërë forcën e tij intelektuale dhe materiale të vihet në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Promovimit të vlerave të TK në Kosovë, sidomos në dekaden e fundit të pas luftës së vitit 1999, nuk iu ka kushtuar kujdes. Ekzistojnë një mori objektesh të TK që janë shumë tërheqëse për vizitorë, e po ashtu edhe lokalitete arkologjike , por janë lënë anash pikërisht nga institucionet kompetente fusha e promovimit të vlerave të tyre kulturore. Po të ishin promovuar vlerat e tyre në një masë më të madhe, e sidomos duke aplikuar konceptet e marketingut, mendojmë që edhe ato objekte do të gëzonin një mbrojtje më të theksuar e në anën tjetër edhe zona, rrethi dhe vetë mjedisi do të përfitonte  nga vlerat e ekspozuara si p.sh.

Hambari në mes të fshatit Slivovë dhe Janjevë

Ky është një Hambar i vjetër  në mes fshatit Slivovë dhe Janjevës  i cili paraqet një lashtësi të vendit ku është vendos dhe ruajt drithi për sigurimin e kafshatës së gojës në mënyrën më klasike të mundshme të kohës. Këtijë objekti për ruajtje i duhet mbrojtje. Po të bëhet promovimi i vlerave të tijë ,dhe atë përmes hulumtimit të kërkesave dhe dëshirave sipas  grup moshave, gjinive etj, do të krijohej mundësia e targetimit të kërkesave dhe karshi kësajë të hartohen projekte për plotsimin e atyre deshirave, e që sigurisht do të kishte interesim edhe për vizitorë. Po të kishte ndonjë lokal hotelier në afërsi , do të realizoheshin kushte për pushim relaksi të vizitorëve, si dhe krijim të kushteve për punësim të pa punëve.

Ose Kalaja e Artanës, një objekt madhështorë i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Promovimi i vlerave të sajë përmes koncepteve të marketingut do të sillte numër të hatashëm të vizitorëve. Për rreth tijë është terren shumë i përshtatshëm për ndërtimin e ndonjë lokali hotelier apo edhe te ndonjë biznesi tjetër  ku do të kishte mundësi që qarkullimi i turistëve vendas dhe të huaj të derdhin mjete financiare, dhe të ndahen shumë të kënaqur me atë që iu ofrohet me e ditë për një trashëgimi të bujtshme të një populli me karakteristika të veqanta, për shkak të përjetimeve të periudhave jetësore të veqanta. Gjithashtu edhe infrastruktura rrugore do të ia shtonte vlerën dhe mundësinë vizitorëve për vizitë. Po, ashtu edhe vetë konfiguracioni gjeografik është shumë atraktiv për syrin e njeriut, bashkë me ajrin e pastër si element rëndësisë së veqant për njerëz.

Në dekadën e fundit të shekullit XX, kur në arenën ndërkombëtare nënshkruheshin konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, Kosova përjetonte vitet  të vështira të okupimit serb. Institucionet e kulturës gjatë kësaj periudhe u plaçkiten. Shumë monumente të kulturës u rrënuan. Pas lufte këto institucione vazhduan punën me shumë pengesa për shkak të dëmeve, plaçkitjeve të eksponateve dhe komplet dosjet dhe dokumentacionin tjetër të rëndësishëm për monumente të kulturës. Edhe përkundër vështirësive, pas lufte u bë restaurimi i shumë monumenteve të kulturës dhe aktivitete tjera në fushën e trashëgimisë.

Vëmendje i duhet kushtuar dhe forcimit të institucioneve qendrore, ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e vlerave kulturore, trajnimit të nëpunësve, ekspertëve të fushave të ndryshme e sidomos atyre për restaurim dhe konservim të integruar të monumenteve të kulturës.

Institucionet e riaktivizuara të kulturës u ballafaquan me probleme të mëdha për t’u adaptuar dhe punuar në kushte të reja të krijuara pas lufte.

Në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport është krijuar një bazë e të dhënave për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave në formën elektronike, nga rezultatet e inventarizimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, por ende nuk funksionon sipas standardeve ndërkombëtare (nuk ka qasje publiku).