Kulturë
Kristaq Turtulli: Poemth për lypsarin
E hene, 12.08.2013, 07:48 PM
KRISTAQ
TURTULLI
POEMTH
PËR LYPSARIN
Atje.
Anës lulishtes dhe rrugës së madhe
Ku
gjendet një stol prej dërrase,
jetonte
një njeri.
Çdo
mëngjes kravatën e me ngjyra shkundte,
nyje e
lidhte,
Pastaj
ngadalë, me ceremoni krihej,
me
krehrin delikat të rezeve,
Dhe lahej
duke psherëtirë me një bulës vese,
Që
lëvizte në kah drite.
Nuk
Stinët
për atë njeri
ishin
mure,
ndërsa
qielli qe çati.
Dimri
gjëmonte, s’kish kohë të mendonte,
i
dërgonte dëborë, erë dhe shi.
Kartolina
i jepte, por prapë ia merrte.
E
vështronte me kokëfortësi,
Si të
thoshte, prapë këtu je ti!
Lypsari
heshte.
Mbi
qerpik loti i qëndronte.
I ngrirë.
E
pëshpëriste natë e ditë, duke u dredhur, një këngë që se linin ta thoshte.
Por
përsëri në mëngjes ngrihej shkundte nga supet dëborën
dhe
lidhte kravatën me ngjyra, si ëndrra që
kishte.
Pranvera
naive nuk e dëgjonte, ish marrosur me vete,
Por nuk
harronte të hidhte në atë stol, ku ish një njeri,
Një
pëllëmbë fllad dhe një grusht petale,
Lozonjarja
prandaj
s’mund të ngrohte...
Një njeri
me kravatë të kaltër që lypte.
Vera
gjoksmadhe, faqekuqe, bukuroshe
në netët
shkëlqimtare
Me
zemërgjerësi e mbështillte,
e
çlodhte.
Nën
kuvertën e yjeve,
i
këndonte rrëzë veshit këngën e prostitutave.
I varte
në gjoks si medaljon një hënë
dhe me
paturpësi
kur se
Vjeshta finoke,
e ngopur me vajtje ardhje,
dhe
dashuri të konsumuara,
femër e
vjetër, e pjellë, vithedalë
E
mashtronte me fjalë boshe,
pastaj e
mbulonte me fletë të arta,
Së bashku
pëshpëritnin plot gjera të konsumuara,
Në atë
stol të thjeshte dërrase.
Ndërsa
hëna qe mbështjellë me pece të vjetra.
Në atë
stol,
Anës
lulishtes dhe rrugës së madhe.
Njeriu i
pastrehë,
Përsëri
lahej dhe krihej në vesën mëngjesore,
Me
ceremoni lidhte kravatën me ngjyrat e ylberit,
I
buzëqeshte rrezes së dritës
dhe
ngrohej tek rrekëza e shpresës.
Por
stinët e braktisën një natë,
U lodhën
me të.
Nuk
kishin kohë,
Dhe
qielli ish mbushur me re.
Nuk
Të gjithë
ishin të preokupuar me ballon e madhe.
E lanë
vetëm.
Njeriu pa
shtëpi,
Pa fjalë,
pa mërzi.
Me kujdes
palosi
Kravatën
me ngjyra të ylberit
Nuk e
lidhi nyje.
Nuk
dhe si
jastëk e vuri
nën kokë
Iku pa
ndjere si të tjerët, me erën.
Dërrasat
e lagështa u drodhën, mërdhinë
Atje. Në
atë stol të thjeshtë.
Anës
lulishtes dhe rrugës së madhe...
Atje, në
atë stol jetonte një njeri.
Dikush me
pendesë një trëndafil vendosi
A ndoshta
e flaku rastësisht aty.
Eh, aty,
Në atë
stol të thjeshtë prej dërrase,
Midis lulishtes dhe rrugës së madhe....