Kulturë » Kozeta
Poezi nga Kozeta Zylo
E marte, 13.08.2013, 08:00 PM
Kozeta Zylo
Psherëtimat
Psherëtimat
tona të largëta,
U hodhën
si fishekzjarre në qiell,
Për të
ngrohur natën e acartë,
Dhe
botën, që ka kohë pa diell!
Në një cep të buzës
Sa herë
vdes e ngjallesh prapë,
Ti e
ëmbla dashuri,
Çuditërisht
ti helm kurrë s’ke,
Veç me
afsh më ndjell në gji!
Herë me
ndroje, herë pa ndroje,
Rrëshqet
mëndafshit në kaltërsi,
Dhe
pastaj në lëndinë Prilli,
Pimë
nektar ne të dy!
Herë
butë-butë, e herë trazuar,
Në
puthjet tona, çmenduri,
Një cep
të buzës ke kafshuar,
Marrosem
unë, marrosesh ti!
Pa frymë
Ç’ka që
digjet zemra ime?
Miturakja
dashurore,
Buzët si
qershia skuqen,
Në
agshole pranverore!
Vështrimit
tënd rri hutuar,
Nga një
re që psherëtin,
Herë e
zbrazët, herë ngarkuar,
Më mek të
tërën, më lë pa frymë!
Në lëndinat e prillit
Në
lëndinat e prillit,
Të
verdhat aguliçe,
M’i morën
mend.
Ëndrrat e
mia të ylberta,
Fërgëlloheshin,
Në
zjarrminë e trupit tënd!
Thembër e Akilit
I
shtrenjti im, zemër burri,
S’e
kuptoj pse hesht tani,
Gjithë
zogjtë çukitën diellin,
Veç Akili
në mëri!
Mik i
ëmbël, mos ik larg,
Se dhe
tendën do ta gjej,
Më bëre
skllave pakuptuar,
Por,
Briseida s’mund te jem…!
I
shtrenjti im me aromë shpirti,
Ke ca
kode, s’ti kap dot,
Shaloja
hënës vetëm sonte,
Buzë
shtratit, do të puth fort!
Lutja ime
flatërtare,
Është e
brishtë, gjithë ëmbëlsi,
Por kur
buzët nuk e prekin,
Thëllëzë
bore, ngel për ty!
Shpirti
im, bilbil i Prillit,
Liberty,
thembër e Akilit…
(Nga libri "Një fjongo Dielli
nga New Yorku")
Monumenti i Lotit
Sa lot
është derdhur,
Për ty
nënëlokja ime Shqipëri!
Nëse do
kishim mundësi për t'i mbledhur
Me siguri
do të krijohej një oqean i tërë,
Ndoshta
oqeani më i madh kohor,
Në gjithë
rruzullin tokësor.
Është lot
i brezave që pushtuesit panë me sy,
Është lot
i vashave për dashuri,
Që u
arratisën nga aty…
Është lot
i pleqve,
Për
fëmijët që i lanë në vetmi,
Është lot
i bijes,
Që s'u
ndodh pranë
Në
vdekjen e nënës,
Lot i
fëmijës është moj bijë,
Që rritet
pa parë babanë me sy.
Janë
varret e prindërve,
Që u
mbuluan pa një grusht dhe të burrit,
Është
loti im që çan palcën e gurit.
E si kalë
i hazdisur vrapon nëpër shekuj,
Për të
qëmtuar brengat e qëndisura në shpirt,
Që pena
ime bashkë me skulptorin,
Të ngrenë
madhërishëm monumentin e lotit.
(Washington, Shkurt 2001)
LOTI PIKTURË
Në trokun
e kalit,
Gjej
gjurmën e zverdhur,
Të
qytetit tim,
Zbrazur
përjetësisht,
Nga
kalorësit e ikur!
E kam
lënë pikën e lotit,
Pranë
gurit të sofatit,
Në portën
e shtëpisë sime,
Ndërtuar
në lashtësi!
Hej
udhëtar!
Në të
rëntë rruga andej,
Fotografoje
lotin tim,
Në
pikturë do jetë kthyer,
Ndoshta
nga më të çmueshmet,
Deri më
sot,
Në
muzeumet e botës!
(Manhattan, 2005)