| E merkure, 14.08.2013, 08:24 PM |
ARISTIDH RRUCI DHE KOHA E BURRAVE

Nga Ksenofon M. DILO
Liber  i Z.
PIRRO LOLIT qe ,  qysh  ne titull flet shume.
“Koha e BURRAVE” 
eshte dhe do te jete nje shembell,nje ideal , me sa e deri sa mund ti
themi jetes: ” Leme o ZOT te rroj ? “
Kjo  per
Autorin e ketij libri  nuk  do te thote-nje menyre per te mbetur te e
kaluara e popullit por,nje rruge e sigurte per te ardhur  e kontribuar tek e tanishmja . E, pèr Kombin
tone aq te helmuar  na thote:
”Eterit e Pavaresise ishin qenie superior qe na
flasin e na veshtrojne edhe sot e kesaj dite per Kombin e pabere ” dhe ,  per 
Burra si ARISTIDH RRUCI me shoke 
qe emrat e tyre kane hyre ne panteonin e njerezve te medhej qe ka
nxjerrè populli yne ne lufte e perpjekje te panderprera :
”Asnjeri nga ata Burra Kombi,nuk mund te quhet i
vdekshem. Ata do te kene mbi supe me shume pervjetore jete sesa vdekjeje.”
Mekate per Shqiperine sot qe goditen
me  heshtje Burra si Mihal e Petro
Harito, Dr. Jani Dilo qe siç 
shkruan   Ing. Shyti :” Pa
tjeter do vije koha –  ata  qe e godasin me heshtje  (kete “Rilindas i ri” si  thote- 
dhe profesor Sami Repishti per Dr. JANI DILO-n) -ti denoje me heshtje
e  te harrohen perjetesisht . “
Ndonse , e verteta per te kuqin eshte
akoma borgjeze…sa  edhe kur u dekuruan
“NDERI I KOMBIT” ARISTDH RRUCI,ILIA DILO SHEPERI nga presidenti   Bamir TOPI shtypi,televisori nuk gjeti qofte
dhe nje fjale ta trasmetonte …
Veç,vetem ne themel
te zemres, njeri  behet Njeri !
Analiza e Z. PIRRO
LOLI sikur na çon me dore te shohim  ne
kete liber ,zagoritin qe perballe situatave , 
e thirri koha t’i dale zot kesaj detyre, 
te plotesoje  burrerisht misionin
e shenjte  te shoqerise sot per te njohur
VETVEHTEN, historine,te kaluaren dhe perspektiven e zhvillimit , DEMOKRACINE e
vertete . Eshte kjo aresyeja qe, vendos theksin ne forcimin e ndergjegjes
kombetare,ne vlerat e saj reale ku ne kohra dramatike te Kombit peshojne Burrat
: “Burrat te Kombit qe me ta eshte ARISTIDH 
RRUCI” .
E ,  popullin
tone vetem virtytet  e ngrene qe aq
mire  e vertetesisht  i deshmon  
Z. PIRRO LOLI .    Se ,”komunizmi
stalinist,me etjen per pushtet dhe hakmarrjen e verber sllavo-osmane erdhi i
ngarkuar me urrejtje dhe..polli urrejtje..”
Kjo ngaqe 
“Ai sistem ngriti inxhinierine makabre te krimeve … komunizmi shqiptar
nje aksident politik i imponuar … me vrasje masive makbethiane plotesisht te
mjaftueshme per rrenimin e te gjitha vlerave kombetare dhe individuale… mbushen
burgjet,vrane e persekutuan ata trima qe dhane aq shume per SHQIPERINE..”  Luftetare qe e donin Atdhene pa te çara qe, u
ngjethej mishte kur degjonin te thuhej ose te intrigohej se te kerkosh KOSOVEN
eshte nje megallomani  !!. “     Pa sllave e greke, pa ata qe uzurpuan
pushtetin dhe hodhen vendin ne gjak”
Ndaj dhe pluralizmin  e filloi jeten nga vrasja…dhe ne
krahinat  me njerezore  si Permet, Zagori (te zhduknin deshmite ne
Sheper ,te shtepia  qe e kishin  poligon qitjeje te luftes kllasore
,zellmedhejte e saj  ne organizat baze
qendra e viruseve ,dhe tere mikrobeve ) 
e me buje e zhurme – krimbat ne zakon te tyre mblidhen e mbulojne plage  - “forca te erreta” na i quakan!!  Shteti nuk denon dot dorasit e vet  .   I  thuhet popullit  : “ Rrini 
urte.Une s’jam Rumani. Une te vras ! 
Doni Demokraci, mirreni  ate nga
une !”
E, poltikanet 
e kane denigruar drejtesine ne nje zanat te ndyre Aq sa nuk dallojne dot
interesin Kombetar para interesit privat deri bile me ligjin 7501 qe  le dhe fshatare  pa rrenje ne token e vet!!
Pa shume fjale , kontributi  qe sjell shkrimtari PIRRO LOLI ne kete
veshtrim  nuk eshte vetem nje profesion ,
por nje Mision.   Talenti dhe guximi
qytetar i Tij i qendrojne ne lartesine e ketij Misioni .
Rendesi te veçante ka  kontributi i ketij shkrimtari ,Zagoriti te
rralle, ne rrethin e gjere te çeshtjeve,ne thellesine dhe objektivitetin ,ne
origjinalitetin me te cilin pasuron dhe ndihmon zhvillimin e metejshem te
mendimit  SHQIPTAR , pèr forcimin e ndergjegjes
kombetare, ne vlerat e saj te verteta qe shprehin aspiratat e çlirimit te
kombit e te njeriut.
Ky liber qe i vihet ne dore lexuesit me qellimin
fisnik  nga i cili eshte frymezuar  shpresoj se asnje shkrim tjeter nuk e
zevendeson dot leximin e tij.
Kaq e madhe eshte fuqia bindese , purifikonjese sa
ndjehet kur mbarohet se lexuari  qe,
diçka ka levizur, ndryshuar ne thellesine e shpirtit te lexuesit.
Te drejte do me
japi pèr kete :
ç’do njeri me
zemer’e njeriu , ç’do njeri  qe,  nuk ka pushuar te kete interesa mendore,ç’do
njeri qe kupton  nevojen me te nguteshme
dhe me te madhe qe kemi ne kete kohe  sot
dhe qe eshte : bashkimi,Shqiperi te vellazeruar !   Gjurme qe leme ,te mbeten te pasterta  e, te formojme gjeneraten e re ,si thote
kuptimi i  librit te ketij  Autori dinjitoz  , ne bazen e vyrtyteve shqiptare :  NDER, 
BURRERI,  BESE !