Kulturë
Poezi nga Shahin Ibrahimi
E merkure, 14.08.2013, 07:11 PM
Shahin Ibrahimi
Dita përkujtimore.
Koha lidh
brezat si nata zemrat
Kujtimet
e tyre janë hakë pa gardh,
Lotët e
heshtur i gryejn me hakikat
Thinjat
poshtë mandiles bardhë.
Dielli na
detyron të ulim perdet
Që vapa
mos të na largoj mendimet,
Me
psherëtimë kujtojnë dertet
Të ditëve
që ruanin vegimet.
Zemra e
vrarë fshiu lotët
Dhe
ngashërimi sa se mbyste,
Mendoi
ditët që kishin ftohët
Dhe ata që
aq pranë do kishte.
Një ylber
drite i çonte në vendlindje
Shiu i të
kaluarës lagte me dëshpërim,
Mallin e
zemrës donin ta mbushnin me nge
Gurët e
dhimjes presin një ngushëllim.
Nga vazua
e zemrës lindi urrejtja
Me
kujtimet e dheut lulja u vyshka,
Kur
shihnim ato fytyra të skërmitura
Mjegull
sjellin mendimet e trishta.
Shpirti nuk iu vra
Nuk e përshëndeti sivjet pranvera
Vrapin e
këngës ja ndaloi rrufeja,
E
shvlerësuan, shikimin ja vranë
Mendimet
u shuan si loton reja.
Gëzimi
nuk iu afrua asnjëherë
Që ti
mbushte vatrën plotë,
Zemra e
tij digjej në zjarr
Halli e
kaliti e bëri të fortë.
Ëndërrën
e krahësonte me farën e grurit
Të keqen
e quante lëmoshë varfanjake,
Dërdëllitjeve
ju nxirrte gjoksin e burrit
Dy
anëshmëria ka fytyrë dështake.
Pylli
pushtohet nga sythet e marsit
Zemrën e
ushqente me dije e dritë,
Mendimet
e mykura që shtojnë marazin
Me çekiç
e daltë i pastronte çdo ditë.
I pastër
përherë i mbeti shpirti
Pre
intrigash e thesh e themesh ra,
Të mos
shkelte mbi vet veten dijti
Shpirti i
tij, asnjëherë nuk iu vra.
Vëndin përkëdhelje.
Kujtimet
e tua më pranë më sjellin
Në atë
vënd që ti ke ëndërruar
Me të
kishe qejf të të përkëdhelnim
Gjakun na
gatove,për mos ta harruar.
Kurbetin
e kanë shpikur njerëzit pa Atdhe
Ndërsa ti
dhe unë kemi ëndërruar për të
Para tij
kemi barikata,mjegulla dhe re
Ndërsa
ëndrrën për të,e shoqërojmë me lotë.
Si gjyshi
mallin,ka ruajtur natyra çdo gjë
Dhe
shtegu buzë greminës qiellit është atje
Në hije
rritëm dëshirat dhe flisnim pa zë
Ato u
bënë kala,s`shktërrohen as nga tërmete.
Kopshtet
e kujtesës u mbushën me mall për molin
Ndonëse
pret ledhatime,nga njerëzit e larguar
Por
pritja u zgjat,nga telat me gjëmba të klonit
Se ne
para kemi,ungërrima qensh të egërsuar.
Ëndrrën
pena jote e ka shkruar ëmbël
Dhe
kufijtë e së vërtetës do godasin lart
Do
lulëzojnë gjethet e njoma të së tëndes ëndërr
Se dhe
dheu na pëshpërit,më trajtojnë si argat.
Si ai
vënd dhe ti rroje me shpresë
Në atë
pllajë ndëgjohet dhe rënkimi i jot
Mundohemi
të zbërthejmë ato kode me dënesë
Lexojmë
penën tënde,dhe të adhurojmë fort.