Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Të jesh shqiptar në Shqipëri!
E merkure, 14.08.2013, 07:00 PM
Të jesh
shqiptar në Shqipëri!
Nga Elvi Sidheri
Të them
të drejtën e të drejtave, merita e këtij shkrimi tim të sotëm, i takon koleges
në këtë faqe, Entela Binjaku.
Është
pikërisht një shkrim i saj i sapo botuar me temë qëndrore popullsinë
U kujtova
pra që romët prej ndoshta 600 vjetësh a më pak (se nuk jam ndonjë ekspert
lidhur me historinë e tyre pas lënies së Indisë së origjinës, vend me të cilin
ndajnë edhe flamurin e tyre, si indianët, ashtu edhe romët nëpër gjithë
Europën), jetojnë dhe bashkëjetojnë, apo bashkëvuajnë me tërë shqiptarët e
tjerë, banorë të kësaj tokës sonë.
Sepse
këtu qëndron puna!
Pra që
domethënë se në Shqipëri, pak-kush nuk ka probleme, qoftë ai shqiptar, banor
etnik në tokën e vet, rom shqipfolës apo jo, grek minoritar, sllav maqedonisht
folës nga rrethinat e Prespës, malazez vrakaçor, boshnjak Shijaku apo vlleh
ende dygjuhësh jo vetëm shqipfolës si shumica e pjesëtarëve të këtij komuniteti
të nderuar me aq kontribut madhështor përgjatë historisë tonë kombëtare.
Por
problemi si dhe veçantia e Shqipërisë si vend specifik, është se ndërkohë, përveç
kujtdo anëtari të ndonjë komuniteti minoritar që mund të haset në
përditshmërinë e tij, me pengesa, pamundësi ose probleme të ndryshme, jetësore
apo jo (si ky i romëve së fundi, të cilët po i nxjerrin për leckash jashtë), vetë
banorët shumicë të atdheut të tyre historik, pra shqiptarët, populli formues, origjinues
dhe themelues i shtetit shqiptar me shqipen si gjuhë zyrtare, përballen çdo
ditë, me një mori vështirësish që nuk kanë të numëruar.
Të jesh
shqiptar në Shqipëri, nuk duket të jetë aspak gjë e lehtë dhe kurrësesi diçka e
tillë nuk mund të konsiderohet si “bukë e djathë” për shqiptarët banues, të
lindur, rritur apo me origjinë nga ky vend.
Të jesh
shqiptar në Shqipëri, do të thotë që për shembull të kesh jo pak, por 23 vjet
që të ikin dritat!
-“Mirë”-
do thotë dikush, ”E çë pastaj, normale është, s’u mësuat”?
Epo ja që
nuk mësohemi sepse nuk jetojmë në epokën e gurit, të drurit e as të pishës si
fshatarët e ngratë të para 80 vjetëve në katundet e largëta të malarjosura, të
moçalosura, të insektosura, të qelbura, të varfëra, të shkretuara, të pangrëna
e të sëmura!
Nuk jam
nga ata që preferoj krahasime enveriste nga ato që u bënë bozë sidomos në fund
të viteve 80-të kur plasën tallonet dhe mishin e kopështeve zoologjike të botës
(atë që do hante luani dhe ariu), na e shiste partia dhe byroja për ushqim
normal pasi gjindja vritej rradhave për t’a blerë si të ishte ujët e pakët, pra
kur bëheshin pafund përballje mes 1939-ës zogiste dhe zhvillimit “marramëndës”
me shokun Enver dhe tetën (cazë lavire) parti me yll në ballë në krye!
Për këtë
arsye edhe krahasimet e lodhura të qeverisë në ikje të partisë që mbështes vetë,
kohët e fundit të paktën m’u bënë të mërzitshme dhe pa sens, pas plot 8 vjetësh
në pushtet (2005-a dhe vitet korruptive socialiste, nuk mund të shërbenin për
kohë të gjatë si alibi e inercisë dhe bllokimit të kreativitetit dhe dëshirës
për reformim dhe punë të reja me vlerë për vendin, nga ana e qeverisjes së
djathtë).
Po për të
njëjtën arsye, edhe përparimet prej kërmilli kampion 100 metërshi (distancë të
cilën në rastin më të lumtur, kjo qënie zvarritëse jargavitëse, e përshkon për
nja dy javë)...të KESH-CEZ-it (pse akoma s’ia ndërrojnë emrin e flamosur të
çekëve që vodhën dhe abuzuan sa u shqepën me tregun tonë energjitik si të
kishin të bënin me Somalinë a ndonjë vend të dështuar afrikan?)...në drejtim të
përmirësimit të situatës së furnizimit me energji, unë nuk i shoh askund dhe
gjendja më duket tragjike, duke u krahasuar me vitin në të cilin jetojmë.
Mungesa e
dritave në Europë haset ekskluzivisht në dy vendet me popullsi dërrmuese
shqiptare, pra Shqipëri dhe Kosovë.
Tjetërkund
dritat ikin në Irak (domosdo 10 vjet luftë sektare bën të vetën), kohët e
fundit në Siri, ku kuptohet se mes një bombe kamikaze, ndonjë bombardimi të
aviacionit qeveritar ushtarak dhe ndonjë rrethimi të përgjakshëm, energjia edhe
mund të shkëputet me raste, si dhe në vende çerek e më pak të zhvilluara si
Venezuela, Kuba komuniste “Con Fidel adelante” dhe pa bukë për të ngrënë (hanë
ideale edhe ata siç na këshillonte partia edhe ne dikur) etj.
Në linjë
me këto vende jemi edhe ne pra!
Kot të
gënjehemi dhe të vetëmerremi me të mirë duke i pohuar vetes para pasqyrës si të
marrë, se jemi në Europë dhe gjërat janë në rregull.
Në Europë
jemi sigurisht, nga gjaku jemi
Por po të
vihesh që vendin tonë t’a gjykosh për nga pamja, fenomenet dhe veprat apo
mendësia, punët çoku ndryshojnë dukshëm dhe ashtu Europës sonë të dashur, i
largohemi me vrap dhe më tepër afrohemi me republikat e bananeve ose kastravecave
e patllixhanëve, apo vendet e botës së tretë, katërt, pestë e më tej.
E
ndërkohë të gjitha këto shfaqje e gjëra që pengojnë dhe kushtëzojnë për keq
jetën e përditshme të gjithë banorëve të Shqipërisë apo që ngadalësojnë
zhvillimin e vendit tonë (ku për arsye të drejte shekullore, historie dhe
numrash të pastër, shqiptarët janë faktor vendim-marrës dhe popullsi
shtetformuese), godasin njëtrajtësisht të tërë ata që jetojnë në këtë vend, 97-98%
e të cilëve janë pikërisht shqiptarë për nga kombësia dhe gjuha e origjina.
Pra
Shqipëria në këtë mënyrë, prej 100 vjetësh në përgjithësi, gjatë 23 vitesh në
demokraci (i thënçin!), vijon që të keqtrajtojë dhe të diskriminojë tërë
banorët e saj, me në krye vetë shqiptarët dhe kjo ndodh me anë të gjithë
arsenalit të privimeve, vuajtjeve, prekjeve, përçmimeve dhe kufizimeve që iu
imponohen atyre (neve pra, të ashtëquajturit dhe të papërfillshmit, të
tallshmit, të pazëshmit dhe të gënjyeshmit “popull”) nga administratat e paafta
(prej 1992-shit deri tani, me ndonjë përjashtim cilësor të pamohueshëm), diktatoriale
(partia dhe merhumi për 45 vjet), gjysëm-autoritare (Zogu), apo nga kaosi
anarkik, feudal, krahinor dhe analfabet e injorant që shpesh ka sunduar këtë
vend.
Analiza e
shtetit shqiptar është e thjeshtë, aq sa ç’është edhe një labirint tejet i
koklavitur të cilit njeriu nuk di t’i dali në fund.
Por
ndërsa këto ditë qindra romë Tirane janë marrë dhe hedhur në mes të rrugës si
thasë me patate, pa u shqetësuar kush aspak lidhur me të ardhmen e tyre si
qytetarë me të drejta të plota të këtij vendi, ndërkohë nëpër tërë Shqipërinë, bashkëqytetarët
shqiptarë për nga nacionaliteti të këtyre romëve, jetojnë po të njëjtat vuajtje
dhe vështirësi nga më të rëndat dhe të paimagjinueshmet.
Nuk mund
të them kurrësesi që t’u kushtohet më tepër vëmendje shqiptarëve sepse ky është
vendi jonë dhe neve na takonka në këtë mënyrë preçedenca sa i përket kujdesit
të shtetit dhe institucioneve ndaj banorëve të origjinës shqiptare!
Këtë
kurrë!
Ajo që po
rrekem të argumentoj, është se në këtë vend, pa drita, pa shtëpi, pa strehë
janë të gjithë.
Pa të
drejta për t’u ankuar dhe ngritur zërin ndokund ndaj ndonjë padrejtësie me
mundësinë që kjo ankesë edhe të dëgjohet nga dikush dhe eventualisht t’a marri
edhe një zgjidhje shtetërore apo jo, pa bukë, të strukur në shtëpi të rrethuar
me mure të larta, duke u ruajtur nga ndonjë plumb gjakmarrës që nuk pyet më për
gra, fëmijë dhe të moshuar (Lekë Dukagjini i gjorë do jetë duke u acaruar
përjetësisht në varr, teksa sheh këtë popull mosmirënjohës që ia ka deformuar
ligjësinë e tij mesjetare sipas dëshirës dekadente shqiptare, pa vënë re se
qysh nga koha e Lekës në fjalë, kanë kaluar jo pak, por nja 500 vjet dhe gjërat
medoemos që nuk janë më të njëjta si para pesë shekujsh), me njëmijë e një
probleme ditore dhe jetësore pra, janë ndoshta të tërë 2 milionë e tetëqind
mijë banorët rezidentë të Republikës së Shqipërisë, pa përjashtim feje, krahine,
ideje, shqiptarë shumicë dërrmuese e minoritarë përfshirë.
Edhe 1
milionë e gjysëm emigrantë shqiptarë të shpërndarë mes Italisë dhe Greqisë, Europës
perëndimore dhe Amerikës e Kanadasë, kur dëshira, malli për të afërmit apo puna,
i sjellin në Shqipëri, edhe ata do merren me andrallat e zakonshme, të cilat
shteti i tyre “i dashur”, ua përplas turinjve sapo vënë këmbë në atdhe!
Që nga
policët e kufirit barkmëdhenj dhe përtacë, tek rradhat në kufi e aeroporte, tek
trafiku i çmendur nëpër autostradat e saposhtruara (ala-shqiptarisht, pra pa
gardhe rrethuese sadoqë aty parashikohet ecja deri me
Shqipëria
është një “peshë” shumëtonëshe pra për kurrizin e çdonjërit prej nesh, pa
diferencë se çfarë origjine kemi, shqiptarë, romë apo grekë etj!
Ah po, me
siguri që vendi ynë nuk përbën fare një peshë, por një derrkuc plot me thesare
të paimagjinueshme nga ata ku kalamajtë mbledhin me durim (derri) kursimuqet e
tyre të vogla ditë pas dite, apo si një pulë që bën vezë të arta, për të gjithë
apo shumicën e atyre që këtë shtet e kanë menaxhuar gjatë 100 vjetëve të
ekzistencës së tij shpesh të komplikuar dhe traumatike.
Për
gjindjen e thjeshtë Shqipëria është idealisht siç kumtonin me të drejtë
rilindasit (prandaj edhe përfunduan të vrarë, helmuar, atentatuar pabesisht, të
varfër apo pajetë ata, se e deshën atdheun si ideal, jo si mall për shfrytëzim
apo lopë për t’u mjelë)...toka ku “balta është më e ëmbël se mjalta”, vendi ku
lindim, rritemi, bëhemi burra e gra, jetojmë, punojmë dhe ndoshta bëhemi edhe
njerëz më të mirë e pak nga pak ngremë nga hiri sa herë bie apo digjet (si
rëndom) këtë vend, e zhvillojmë dhe përparojmë atë me anë të punës, intelektit
dhe përkushtimit tonë të përbashkët.
Për të
tjerë ndërkohë, ky vend shërben si guvë apo pus i pashtershëm nga ku brez pas
brezi ata të nxjerrin fitime dhe të majmen si kacëkë, të fryhen e të pëllcasin
nga kamja dhe të velen nga të mirat që ky vend dhe populli që atë e jeton, vuan
dhe ndërton çdo ditë, u fal!
Prandaj, duke
dashur me të vërtetë, që duke parë edhe investimin e përfaqësuesve të huaj, BE
e ambasada, problemi serioz i familjeve rome, të zgjidhet, në respekt edhe të
shumë miqve romë që si unë, edhe mjaft lexues në fëmijëri, lagje apo shkollë, kemi
pasur, unë sido që të jetë, nuk dua që të harrohet, se Shqipëria në të kundërt
absolute me atë që ndonjë palo shoqatë nordike se ç’ka dëshirë të pohojë, nuk
është fare një vend racist!
Jo për të
huaj apo komunitetet minorancë ose të margjinalizuar.
Shqipëria
është ende shtet që nënvlerësimin, përçmimin e shfaq, ndaj tërë banorëve të saj,
98% të tyre mbeten shqiptarë!