Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Shahin Ibrahimi

| E merkure, 14.08.2013, 07:11 PM |


Shahin Ibrahimi

 

 

Dita përkujtimore.

 

Koha lidh brezat si nata zemrat

Kujtimet e tyre janë hakë pa gardh,

Lotët e heshtur i gryejn me hakikat

Thinjat poshtë mandiles bardhë.

 

Dielli na detyron të ulim perdet

Që vapa mos të na largoj mendimet,

Me psherëtimë kujtojnë dertet

Të ditëve që ruanin vegimet.

 

Zemra e vrarë fshiu lotët

Dhe ngashërimi sa se mbyste,

Mendoi ditët që kishin ftohët

Dhe ata që aq pranë do kishte.

 

Një ylber drite i çonte në vendlindje

Shiu i të kaluarës lagte me dëshpërim,

Mallin e zemrës donin ta mbushnin me nge

Gurët e dhimjes presin një ngushëllim.

 

Nga vazua e zemrës lindi urrejtja

Me kujtimet e dheut lulja u vyshka,

Kur shihnim ato fytyra të skërmitura

Mjegull sjellin mendimet e trishta.

 

 

Shpirti nuk iu vra

 

 Nuk e përshëndeti sivjet pranvera

Vrapin e këngës ja ndaloi rrufeja,

E shvlerësuan, shikimin ja vranë

Mendimet u shuan si loton reja.

 

Gëzimi nuk iu afrua asnjëherë

Që ti mbushte vatrën plotë,

Zemra e tij digjej në zjarr

Halli e kaliti e bëri të fortë.

 

Ëndërrën e krahësonte me farën e grurit

Të keqen e quante lëmoshë varfanjake,

Dërdëllitjeve ju nxirrte gjoksin e burrit

Dy anëshmëria ka fytyrë dështake.

 

Pylli pushtohet nga sythet e marsit

Zemrën e ushqente me dije e dritë,

Mendimet e mykura që shtojnë marazin

Me çekiç e daltë i pastronte çdo ditë.

 

I pastër përherë i mbeti shpirti

Pre intrigash e thesh e themesh ra,

Të mos shkelte mbi vet veten dijti

Shpirti i tij, asnjëherë nuk iu vra.

 

 

Vëndin përkëdhelje.

 

Kujtimet e tua më pranë më sjellin

Në atë vënd që ti ke ëndërruar

Me të kishe qejf të të përkëdhelnim

Gjakun na gatove,për mos ta harruar.

 

Kurbetin e kanë shpikur njerëzit pa Atdhe

Ndërsa ti dhe unë kemi ëndërruar për të

Para tij kemi barikata,mjegulla dhe re

Ndërsa ëndrrën për të,e shoqërojmë me lotë.

 

Si gjyshi mallin,ka ruajtur natyra çdo gjë

Dhe shtegu buzë greminës qiellit është atje

Në hije rritëm dëshirat dhe flisnim pa zë

Ato u bënë kala,s`shktërrohen as nga tërmete.

 

Kopshtet e kujtesës u mbushën me mall për molin

Ndonëse pret ledhatime,nga njerëzit e larguar

Por pritja u zgjat,nga telat me gjëmba të klonit

Se ne para kemi,ungërrima qensh të egërsuar.

 

Ëndrrën pena jote e ka shkruar ëmbël

Dhe kufijtë e së vërtetës do godasin lart

Do lulëzojnë gjethet e njoma të së tëndes ëndërr

Se dhe dheu na pëshpërit,më trajtojnë si argat.

 

Si ai vënd dhe ti rroje me shpresë

Në atë pllajë ndëgjohet dhe rënkimi i jot

Mundohemi të zbërthejmë ato kode me dënesë

Lexojmë penën tënde,dhe të adhurojmë fort.