E marte, 07.05.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: “Muzg”, një tribunë letare

E merkure, 14.08.2013, 07:34 PM


“Muzg”, një tribunë letare e shkrimtarëve dhe poetëve të botës shqiptare

Nga Hyqmet HASKO

Dalja e një gazete në tregun mediatik shqiptar, për më tepër e një gazete me karakter kulturologjik e ende më specifikueshëm, një botim letrar është një ngarje me përmasa kombëtare, një ftesë për të qenë pjesë e një vizioni dhe një ëndrre përtej një realiteti të rëndomtë, të vrazhdë e të kallkanosur nga psikologjia e epizmit primitiv ballkanik, të një lufte virtuale kundër gjithkujtd dhe asgjëse. Në këtë kuptim, kam përcjellë me kureshtje, dashamirësi, shpresë dhe pse jo me një farë angazhimi në çdo rast që në këtë vend kanë çelur lulet e shtypit letrar, që fatkeqësisht në këtë vend nuk kanë pasur jetëgjatësi dhe nuk dua të merrem aspak me shkaqet e kësaj ndërprerje kaq të vrazhdë e të pa vend.

Ndaj kur mora në dorë numrin e parë të gazetës “Muzgu”, e them që në fillim, pata një ndjesi të mirë, ndjesinë e diçkaje që na kishte munguar ne letrarëve dhe që kjo gazetë e përmbushte me dinjitet që në numrin e saj të parë.

Tani që kam në dorë numrin e katërt të kësaj gazete kaq serioze dhe kaq komunkuese me letrarët e botës shqiptare, e them me bindje të plotë se kjo gazetë do të ketë udhë të gjatë dhe të bukur.

“Muzg” kam bindjen se do të bëhet një urë komunikimi e bashkëpunimi mes shkrimtarëve, poetëve, kritikëve letrarë, studiuesve të letrave tona, mes gjithë  atyre që tentojnë të ndërtojnë një realitet tjetër në një vend që bën përpjekje sizifiane për të dalë nga tuneli i tranzicionit. Dhe letrarët, më mirë se kushdo, me artin e tyre, i shërbëjnë më së miri këtij vektori idealiteti, duke u bërë pjesë e ëndrrës sonë kombëtare për emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Botuesi Mark Simoni, që është njëherësh dhe një poet, shkrimtar dhe kritik arti i njohur, na ka lumturuar duke na dhënë në duar një gazetë si “Muzgu”, që është një ftesë gjithmonë e hapur për kontribut, një mundësi për të shpalosur krijimtarinë më të mirë letrare të autorëve nga të gjitha trevat e shqiptarisë, të ndarë me kufij artificialë në pesë shtete. Na ka ofruar një organ serioz dhe kualitativ, që rrezaton kulturë dhe estetikë të mirëfilltë, që nga faqosja, tek kompozimi i faqes së parë, tek mënyra e vendosjes së autorëve dhe rubrikave, duke dëshmuar se kur gjithçka serviret dhe kulturë, lexuesi ndihet i përmbushur dhe i plotësuar.

Dhe gazeta “Muzg”, gazeta më e re në tregun e shtypit letrar në Shqipëri, por dhe në gjithë hapësirën e botës shqiptare, ia ka dalë mbanë kësaj, ka mbyllur një vakum dhe ka përmbushur një mision fisnik, në shërbim të botës së vlerave, një mision që vazhdon…

Edhe pse kanë dalë vetëm katër numra të gazetës “Muzg”, çdo lexues i zakonshëm, për më tepër lexuesit e kualifikuar dhe të regjur me rrengjet dhe dritëhijet e shtypit, siç janë shkrimtarët dhe poetët, e kuptojnë më së miri se kemi të bëjmë me një gazetë elitare, me një gazetë, që synon të zërë një vend në rëndësishëm në mediat e botës shqiptare, duke tentuar të bëhet një zë i shkrimtarëve dhe artistëve të kombit shqiptar.

Unë nuk e kam takuar asnjëherë dhe nuk e njoh, përveçëse nga larmia dhe kualiteti i punëve letrare, botuesin e “Muzg” zotin Mark Simoni, po më ka bërë shumë përshtypje korrektesa e tij, komunikimi me të gjithë shkrimtarët dhe poetët e këtij vendi, lajmërimi për botimin e krijimarisë së tyre në faqet e kësaj gazette si dhe për daljen e çdo numri të saj.

Thyerja e çdo faqeje, duke krijuar një larmi paraqitjeje që jo vetëm nuk të vret sytë,  por të çlodh e të nxit për ta shfletuar me nge e kureshtje, siç duket, është pjesë e psikologjisë së punës në ekip të redaksisë së nderuar të “Muzg”.  Gjithashtu, shohim që brenda një numri përcillen dhjetëra shkrimtarë e poetë, me krijimtarinë e tyre nmë kualitative, me një shtrirje gjeografike të gjithkahshme dhe kjo tregon përkujdesjen serioze të botuesit por dhe të stafit të redaksisë për të nxjerrë një botim jo vetëm cilësor, por dhe që t’i përgjigjet nevojës së ngutshme për botim të krijuesve tanë, të cilëve iu ka munguar një organ dinjitoz dhe gjithëpërfshirës, siç është gazeta elitare “Muzg”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora