E diele, 28.04.2024, 09:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi për fëmijë nga Ejup Ceraja

E shtune, 17.08.2013, 11:32 AM


POEZI PËR FËMIJË

 

Nga Ejup Ceraja

 

 

PASTËRTIA E YLLIT TË VOGËL

 

- Të kesh kujdes, Ylli i vogël

T’i pastrosh dhëmbët e fytyrën

Sapo shiu atje lart nga retë

Si me sheke ta ujis natyrën.

 

- Po u pastrove mirë, Ylli

Do ta kesh peshqesh për veti

Do të jesh i pastër si ylli tjetër

Që jeton thellë brenda në deti.

 

- Do të shkëlqesh patjetër, Ylli

Sikurse lulet e trëndafilit

Si shkëlqejnë natën e kthjellët

Yjtë e tjerë në kupë të qiellit.

 

- Kush s’e mban pastërtinë

Nuk i shërben për mirë vetit

Se pastërtia sa më e mirë

Është vetë çelësi i shëndetit.

 

- Sapo Ylli për pastërti

Ti kryesh të gjitha obligimet

Para se të dalësh jashtë për lojë

Kryej detyrat e përsëriti mësimet!

 

(Korrik, 2013)

 

 

MBURRJA E MIRIT

 

U mburr Miri për së dyti

sikur unë, tha, trim nuk ka,

me një luanin fyt për fyti

keqas me te jam përla.

 

Luanët vinin renda-renda

për përleshje në log të mejdanit,

po unë si kreshnikët në legjenda

ia shkula dhëmbët një luanit.

 

E pyetën shokët me habi:

- Kur ndodhia të paska ngjarë,

a kishe të tjerë aty përbri

sa vetë ngjarjen e kanë parë?

 

- Jo, askush nuk ishte me mua

tërësisht unë isha i vetmuar,

përleshesha me te si dragua

ai më këmbë e unë me duar.

 

- Eja, Miri, së bashku të shkojmë

të gjithë në kopshtin zoologjik,

atë qafëtrashin keq ta dërmojmë

t’ia shkulim dhëmbët vrik e vrik.

 

- Çfarë po thoni, ore të uruar,

te luani nuk shkohet aq lirisht,

po e gjetëm atë të zemëruar

s’ia dalim me te as bashkërisht.

 

Shokët e shikuan atë karshi

që nga koka gjer të këmbët:

- Po a the vetë, e pyetën me habi,

me duar ti ia ke shkul dhëmbët?

 

- Po, vërtet ashtu ju thash –

u tha shokëve pa u merakosur shumë,

merrni gjërat pakëz më avash

ajo më ka ndodhur ëndërr në gjumë.

 

(Shkurt, 2013)

 

 

ZOTIMI I MIRIT

 

- Po u bëra - tha Miri

Prijës a i parë ndonjëherë

Do t’i japi pa ngurrim

Disa urdhra të prerë:

 

1

“- Do t’i flaku

Ashtu si di vetë:

“- Ik nga këtu

E aty mos prek!”

 

- Shprehjeve si këtyre

Do t’u vej patjetër fre:

“- Mos prek këtu

E mos prek atje!”

 

2

- Fëmijëve do t’u jepi

Në sjellje më shumë liri

Por edhe do të kërkoj

Nga ata përgjegjësi.

 

- Do të kërkoj nga fëmijët

Që për t’i shtuar diturit

Të lexojnë sa më shumë libra

Që rrezatojnë përbrenda dritë.

 

Sapo t’i kryejnë ata detyrat

E t’i përsërisin mirë mësimet

Me doemos të dalin në natyrë

E t’i fillojnë lodrat e dëfrimet.

 

3

- Për të gjitha këto fëmijët

Si shpërblim a si dhuratë

Duhet ta hanë brenda ditës

Më së paku nga një çokolatë.”

 

(Shtator, 2006)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora