| E shtune, 17.08.2013, 11:32 AM |
POEZI PËR
FËMIJË
Nga Ejup
Ceraja
PASTËRTIA
E YLLIT TË VOGËL
- Të kesh
kujdes, Ylli i vogël
T’i
pastrosh dhëmbët e fytyrën
Sapo shiu
atje lart nga retë
Si me
sheke ta ujis natyrën.
-
Do ta
kesh peshqesh për veti
Do të
jesh i pastër si ylli tjetër
Që jeton
thellë brenda në deti.
- Do të
shkëlqesh patjetër, Ylli
Sikurse
lulet e trëndafilit
Si
shkëlqejnë natën e kthjellët
Yjtë e
tjerë në kupë të qiellit.
-
Nuk i
shërben për mirë vetit
Se
pastërtia sa më e mirë
Është
vetë çelësi i shëndetit.
- Sapo
Ylli për pastërti
Ti kryesh
të gjitha obligimet
Kryej
detyrat e përsëriti mësimet!
(Korrik,
2013)
MBURRJA E
MIRIT
U mburr
Miri për së dyti
sikur
unë, tha, trim nuk ka,
me një
luanin fyt për fyti
keqas me
te jam përla.
Luanët
vinin renda-renda
për
përleshje në log të mejdanit,
po unë si
kreshnikët në legjenda
ia shkula
dhëmbët një luanit.
E pyetën
shokët me habi:
- Kur
ndodhia të paska ngjarë,
a kishe
të tjerë aty përbri
sa vetë
ngjarjen e kanë parë?
- Jo,
askush nuk ishte me mua
tërësisht
unë isha i vetmuar,
përleshesha
me te si dragua
ai më
këmbë e unë me duar.
- Eja,
Miri, së bashku të shkojmë
të gjithë
në kopshtin zoologjik,
atë
qafëtrashin keq ta dërmojmë
t’ia
shkulim dhëmbët vrik e vrik.
- Çfarë
po thoni, ore të uruar,
te luani
nuk shkohet aq lirisht,
po e
gjetëm atë të zemëruar
s’ia
dalim me te as bashkërisht.
Shokët e
shikuan atë karshi
që nga
koka gjer të këmbët:
-
me duar
ti ia ke shkul dhëmbët?
-
u tha
shokëve pa u merakosur shumë,
merrni
gjërat pakëz më avash
ajo më ka
ndodhur ëndërr në gjumë.
(Shkurt,
2013)
ZOTIMI I MIRIT
-
Prijës a
i parë ndonjëherë
Do t’i
japi pa ngurrim
Disa
urdhra të prerë:
1
“- Do t’i
flaku
Ashtu si
di vetë:
“- Ik nga
këtu
E aty mos
prek!”
-
Shprehjeve si këtyre
Do t’u
vej patjetër fre:
“- Mos
prek këtu
E mos
prek atje!”
2
-
Fëmijëve do t’u jepi
Në
sjellje më shumë liri
Por edhe
do të kërkoj
Nga ata
përgjegjësi.
- Do të
kërkoj nga fëmijët
Që për
t’i shtuar diturit
Të
lexojnë sa më shumë libra
Që
rrezatojnë përbrenda dritë.
Sapo t’i
kryejnë ata detyrat
E t’i
përsërisin mirë mësimet
Me doemos
të dalin në natyrë
E t’i fillojnë lodrat e dëfrimet.
3
- Për të
gjitha këto fëmijët
Si
shpërblim a si dhuratë
Duhet ta
hanë brenda ditës
Më së
paku nga një çokolatë.”
(Shtator, 2006)