E shtune, 27.04.2024, 03:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Meditim lindori

E enjte, 15.08.2013, 07:50 PM


Kostaq Duka

 

Meditim lindori

 

E djeshmja- iluzive,

vetsakrifikim për “parajsën tokësore”.

E sotmja-thjesht më jep bukën e bollshme të përditëshme.

E nesërmja:

Gjykim për të djeshmen e të sotmen,

me pamundësinë për një fillim të ri.

 

Harresë

 

Flasim e flasim

për familjen e madhe botërore

kur atë të voglën

dy gjymtyrëshe prind- fëmijë

në lëvizjen marramëndëse e lemë pas dore.

 

Qeshja

 

Kalimthi e preka, e ndjeva një qeshje gati ëngjëllore

në një fytyrë tmerrësisht të ngrysur, mizore.

A thua butësia e barit nën ferrë rilind përgjakur dimër, verë?!

Njeri!

Qofsh vajzë, burrë grua, plak në udhëtim drejt pafundësisë

qeshjen ndere mbi fytyrë

zoti ta fali për t’ua dhënë të tjerëve çdo çast, çdo ditë.

 

Manierë

 

I urrej qimet

në kokë,

në kodrat, shpellat, lëndinën e barkut!

Tha artistja e nisi të madhen betejë të zhdukjes së qimes në trupin njerëzor.

Harroi e marra

se kjo betejë do përsëritej paprerë.

Qimet si veset e njeriut rrënjët i kanë thellë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora