| E enjte, 15.08.2013, 07:50 PM |
Kostaq Duka
Meditim lindori
E
djeshmja- iluzive,
vetsakrifikim
për “parajsën tokësore”.
E
sotmja-thjesht më jep bukën e bollshme të përditëshme.
E
nesërmja:
Gjykim
për të djeshmen e të sotmen,
me
pamundësinë për një fillim të ri.
Harresë
Flasim e
flasim
për
familjen e madhe botërore
kur atë
të voglën
dy
gjymtyrëshe prind- fëmijë
në
lëvizjen marramëndëse e lemë pas dore.
Qeshja
Kalimthi
e preka, e ndjeva një qeshje gati ëngjëllore
në një
fytyrë tmerrësisht të ngrysur, mizore.
A thua
butësia e barit nën ferrë rilind përgjakur dimër, verë?!
Njeri!
Qofsh
vajzë, burrë grua, plak në udhëtim drejt pafundësisë
qeshjen
ndere mbi fytyrë
zoti ta
fali për t’ua dhënë të tjerëve çdo çast, çdo ditë.
Manierë
I urrej
qimet
në kokë,
në
kodrat, shpellat, lëndinën e barkut!
Tha
artistja e nisi të madhen betejë të zhdukjes së qimes në trupin njerëzor.
Harroi e
marra
se kjo
betejë do përsëritej paprerë.
Qimet si veset e njeriut rrënjët i kanë thellë.