Kulturë
Nina Sabolik: Kadare duhet të fitojë çmimin Nobel
E diele, 18.08.2013, 05:02 PM
Përse Kadare duhet të fitojë çmimin “Nobel” 2013?
Nga Nina
Sabolik
Unë duhet
ta urrej Ismail Kadarenë. Duhet ta urrej sepse unë jam maqedonase dhe ai është
shqiptar, dhe dy popujt tanë kanë qenë armiq prej shekujsh dhe lufta më e
fundit mes tyre ishte para një duzinë vitesh. Unë duhet ta urrej sepse në një
takim të fundit të qendrave ndërkombëtare PEN në Bled (Slloveni) ai ishte i
vetmi që refuzoi të firmoste peticionin për njohjen e Maqedonisë sipas emrit
kushtetues, një peticion i nënshkruar nga të gjithë shtatëdhjetë anëtarët e
PEN, përfshi pesë shkrimtarët e tjerë shqiptarë. Unë duhet ta urrej Ismail
Kadarenë sepse, me sa duket, ai ka bashkëpunuar me regjimin e Enver Hoxhës, dhe
nuk protestoi mjaftueshëm për mizoritë e komunizmit, mizori të ngjashme me ato
të Jugosllavisë komuniste që kanë bërë kërdinë mbi familjen time për më shumë
se tri gjenerata. Megjithatë, pasi lexova novelat dhe tregimet e tij, jo vetëm
që nuk e urreja, por doja ta nominoja për Çmimin Nobel për Letërsinë për 2013.
Më lejoni të shpjegoj përse.
Kadare ka
lindur më 1936 në Gjirokastër, një qytet i vogël përrallor në malet e
Shqipërisë jugore, që ka qenë suaza e disa prej novelave të tij, përfshi
Kështjellën (1970). Gjithashtu ka edhe atë dallimin ironikisht të veçantë të të
qenit vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë. Kadare ka
qenë gjithashtu anëtar i parlamentit komunist për më shumë se pesëmbëdhjetë
vite para se të kërkonte azil politik në Francë në 1990, pesë vite pas vdekjes
së Hoxhës dhe në prag të rrëzimit të sistemit komunist në 1991. Ai shërbeu si
kryetar i institucionit kulturor që vëzhgohej rreptë nga bashkëshortja e
diktatorit dhe krahu i tij i djathtë, Nexhmije Hoxha. Bile ai publikoi novelën
Dimri i Madh (1977) si një himn për udhëheqjen e Hoxhës dhe distancimin e
Shqipërisë nga Rusia staliniste në 1961.
Në anën
tjetër, shumë prej librave të tij ishin të ndaluar përgjatë tridhjetë viteve që
ai kaloi si shkrimtar në Shqipëri. Në mes tyre ishte ajo që konsiderohet si
novela e tij më e mirë Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave (1981), që bën
paralelizma mes regjimit të Hoxhës dhe një vendi të trilluar ku ëndrrat
shqyrtohen për shenja të disidencës politike. Megjithatë, pavarësisht mendimit
të tij të lirë, Kadare jo vetëm që mbijetoi por edhe lulëzoi në një vend ku
shkrimtarët rregullisht internoheshin, burgoseshin apo ekzekutoheshin për
shkelje shumë më të vogla ideologjike.
Ashtu si
narrativa e Kështjellës, ashtu si edhe ajo e familjes sime, ku komunistë të
thekur, borgjezë socialistë liberalë dhe konservatorë antikomunistë përziheshin
dhe martoheshin me njëri-tjetrin, jeta politike e Kadaresë nuk ka një kufi të
mirëpërcaktuar midis komunistit “të keq” dhe disidentit “të mirë”. Në fakt, në
krijimet e tija, Kadare përdorë lenten e historisë për të treguar natyrën e
formuar të disidentit politik. Kronisti, oportunist politik, i Kështjellës, për
shembull, ndërton historinë e përplasjeve mes ushtrisë otomane dhe armikut
shqiptar, që nga ana tjetër transformohet nga kritikët bashkëkohor në një
narrativë për përplasjen midis komunistëve dhe kundërshtarëve të tyre. Kështjella,
ashtu si disidenca e Kadaresë, është një alegori e alegorisë. Në zemër të saj,
nuk është thjeshtë një kritikë për komunizmin por edhe një reflektim mbi
relativitetin kulturor të përfaqësimit historik. Të kesh qenë shkrimtar në
Shqipërinë komuniste duhet të ketë qenë pak a shumë e ngjashme me të qenit
kronist i një ushtrie të madhe lindore në ditët e Perandorisë Osmane.
Përshkrimi që Kadare i bën Tursun Pashës, komandantit të ushtrisë otomane te
Kështjella, një zëvendësues për Enver Hoxhën dhe diktatorët ushtarakë kudo,
është i qartë në këtë drejtim. “Nata ishte e mbarsur dhe ai ishte në barkun e
saj, i vetëm fare”- është, për shembull, se si e përshkruan kronisti gjendjen
emocionale të Pashës në prag të pushtimit. Një personazh i turbullt në vitet e
tij të mugëtira, i shqetësuar për të tatëpjetën që kishte marrë karriera e tij
ushtarake, Tursun Pasha ndihej i dërmuar nga pesha personale, por edhe
qytetëruese, e detyrës që i ishte caktuar. I burgosur i dyshimeve të veta, ai
përballet me vlerën e jetës së tij të kaluar si shërbëtor dhe krijues i një
perandorie të re mizore. Në fund të vigjilës së tij, një qiell flakë i kuq që
Një
tjetër element i Kadaresë i kritikave ndaj regjimit të Hoxhës është sulmi i tij
ndaj idesë së ç’kombëtarizimit, që te Kështjella lind nga padishahu, apo
sulltani, që ishte edhe një argëtim i parapëlqyer i perandorive komuniste më të
fundit. “Padishahu i madh,” na informon intendenti, “ka të tjerë burra që
punojnë për të, që merren me probleme të këtij lloji. Ata janë specialistë të
ç’kombëtarizimit….artistë në kalbjen dhe gërryerjen e kombeve.”
Këta
“artistë” kryejnë dëme përbrenda, dëme që mbahen sekret nga rangjet e tyre,
epo, po, është e keqja që mund t’i gjunjëzojë ata [kristianët].” Me fjalë të
tjera, ideologjia, më shumë se fjalët, mund të thyejë një komb: “Ti nuk mund ta
quash një komb të pushtuar derisa t’i kesh pushtuar Perëndinë.” Ashtu si edhe
komunizmi, që erdhi në pushtet nëpërmjet revolucioneve të përgjakura që në fund
dështuan, ushtria otomane nuk mund t’i thyejë luftëtarët shqiptarë vetëm me
forcë; fortesa e vërtetë e një kombi janë mendja dhe zemra e popullit. Te kjo
temë Kadare rikthehet te novela e tij Aksidenti (2010) që gjurmon influencën
korruptive dhe të përçudnuar të vlerave perëndimore në Europën Lindore
postkomuniste. Tek Aksidenti, megjithatë, armiku nuk është diktatori komunist,
por sulmi ideologjik i vlerave të padiskutuara perëndimore, të cilat, në emër
të lirisë, kanë shembur thelbin moral të Shqipërisë postkomuniste.
Ndryshe
nga autorët e tjerë disidentë nga regjime diktatoriale të ndryshme, Kadareja
nuk e sheh dritën në fund të tunelit historik. Nuk ka arratisje nga cikli i
përjetshëm i konfliktit dhe pajtimit. Lufta vazhdon, nën shumë petka të
ndryshme. Nuk ka shpëtim në anën tjetër të gardhit, as në vijën e parë të
revolucionit fisnik. Në këtë sens, rrethanat e Kadaresë sfidojnë nocionin e
Josepf Brodsky-t se mërgimi, fizik apo mendor, është e vetmja përgjigje e
arsyeshme për një regjim shtypës. Për Kadarenë, e vetmja mënyrë për t’i
rezistuar një diktature, qoftë komuniste, koloniale apo neokoloniale, është ta
luftosh, përsëri dhe përsëri, nga përbrenda, nga thellësia e shpirtit tënd. Mërgimi
nënkupton një besim naiv në superioritetin moral të dikujt mbi dikë. Dhe këtu
qëndron shpjegimi për ngurrimin e Kadaresë për të nënshkruar peticionin e
delegatëve të Maqedonisë për të njohur emrin e Maqedonisë-si një gjest politik,
këto peticione në mënyrë të pashmangshme të kërkojnë të marrësh anë: “Ose je me
ne, ose je me ata,” siç thoshte George W. Bush. Roli i shkrimtarit nuk është të
zgjedhë midis fraksioneve ideologjike, duke i shërbyer interesave të njërit apo
të tjetrit, por të përfshihet në një kritikë të sinqertë dhe të hollë të
secilës dhe, në fund, të tërheqë vëmendjen tek ajo që të gjithë ne e kemi të
përbashkët—humanizmi ynë.
Të gjitha
kundërshtimet për nominimin e Kadaresë për çmimin “Nobel” burojnë nga i njëjti
burim: paaftësia e audiencës perëndimore për të lënë pas provincializmin e vet
kulturor dhe të vlerësojë një shkrimtar që nuk i përshtatet stereotipit të
botës kulturore si, siç e përshkruan James English, një përzierje
shumëkulturore me shije lokale.
E para e
këtyre kundërshtimeve, ideja se Kadare nuk ishte mjaftueshëm disident dhe se ai
bashkëpunoi me regjimin e Hoxhës, dalin nga një kuptim tipik perëndimor i
disidentit komunist si një figurë zëlartë, alla Solzhenitsyn që publikon veprën
e vet me gjithë rrezikun e mundshëm dhe pastaj emigron në Perëndimin vezullues
dhe të lumtur—një version hollywood-ian i disidentit të Europës Lindore. Kadare
në anën tjetër i përket turmave të padukshme që i bënë rezistencë regjimeve
diktatoriale nga përbrenda, një akt shumë më i guximshëm dhe më heroik.
Kadareja mbijetoi për më shumë se dyzetë vite duke publikuar novelat e tij të
heshtura, por pagabueshmërisht, antikomuniste nën hundën shumë staliniste të
Enver Hoxhës. E vetmja gjë që do e bënte më shumë hero do të ishte nëse ai do
të kishte vdekur nën persekutim (një mundësi e vazhdueshme) dhe t’i publikonte
novelat e tij heretike nga vetë parajsa komuniste.
Kundërshtimi
i dytë, i ngritur nga, as më pak e as më shumë, por vetë orakulli i shijes
letrare kulturore, kritiku i The New Yorker James Wood, ka të bëjë me novelën
më të fundit të Kadaresë Aksidenti, e cila sipas Wood “është e rrallë dhe
shpesh e fuqishme, por është paksa shumë e rrallë, saqë brinjët e alegorisë
shihen tejpërtej, në një dallueshmëri të dhimbshme”. Ndërsa një analizë e hollë
e novelës nuk është qëllimi i kësaj eseje, është e qartë nga eseja e Wood që
fabula kryesore përfaqëson “një alegori
për joshjet dhe burgosjet e tiranisë së re postkomuniste, lirinë. Kadare ka
guxuar të sulmojë lopën e shenjtë të gjithë ideologjisë imperiale
perëndimore-lirinë. Ai ka guxuar të tregojë se liria që pasoi komunizmin mund
të mos jetë ai fundi i lumtur që kishte trumbetuar media perëndimore; në fakt,
mund të jetë edhe më keq se vetë komunizmi. Shtypi perëndimor, i cili nuk e
kishte problem të lartësonte virtytet e prozës së Kadaresë ndërsa ai në heshtje
gërryente themelet e armikut të tyre ideologjik- bile e kritikonin se ishte
shumë i heshtur, shumë delikat në sulmet e tij- papritur beson se alegoritë e
tij janë shumë të dallueshme dhe jo të holla mjaftueshëm. Ajo që është e qartë
në kritikën e Wood-it është fakti që ky është një problem përplasjesh
ideologjike dhe jo meritash letrare.
Kundërshtimi
i fundit, i kumbuar nga New York Sun në 2005, se punët e tij janë shumë të
padepërtueshme dhe të vështira për t’u përkthyer, vendi i tij shumë i vogël dhe
me reputacion jo të mirë për një audiencë perëndimore për ta kuptuar (le më për
ta vlerësuar), buron nga i njëjti egoizëm perëndimor që e bën të vështirë
imagjinimin e Kadaresë si një kritik multidimensional i ideologjive
kontradiktore. Temat e novelave të Kadaresë, alegoritë me perandoritë e reja
dhe të vjetra; pyetja e historisë dhe kuptimit të saj; besimi i tij i heshtur,
por këmbëngulës, në vendosmërinë e shpirtit njerëzor, të gjitha këto janë të
zbatueshme pavarësisht kohës dhe kufijve. Konteksti i historive të tij nuk
është vetëm Shqipëria në pika të ndryshme të historisë së saj, jemi ne
lexuesit, botërat që ne kemi krijuar në mendjet dhe zemrat tona. Gjuha e tij,
teksa poetike dhe me të vërtetë e vështirë për t’u përkthyer në të gjithë
brilancën plotë gjallëri, e ruan fuqinë e saj edhe në një përkthim të dyfishtë,
si te Kështjella, është përkthyer në anglisht nga frëngjishtja dhe jo shqipja.
Të lexosh letërsi të përkthyer, ashtu si kontakti me këdo tjetër përveç vetes
tënde, gjithmonë kërkon një përpjekje të caktuar intelektuale; të heqësh dorë
nga një shkrimtar vetëm sepse ai tingëllon i huaj, jo vetëm që është akt
përtacie, por edhe një humbje për ne si qenie njerëzore dhe si komunitet njerëzor.
Si
mbyllje, për t’u kthyer përsëri te çmimet “Nobel”, këta Oskarë të botës
letrare, në ditët e sotme çfarë do të thotë “idealizëm” ose “një vepër letrare
në një drejtim ideal”? Idealistët nuk
janë njerëz që jetojnë në kulla të fildishta, që nga dritaret e tyre të ngushta
shohin qiellin me palmat e qëndisura, që përfytyrojnë një botë të qetë, të
paqtë dhe të lumtur. Idealistët shpesh janë nevrikë dhe ndonjëherë edhe
mizantropë. Për ata, qielli me