Kulturë
Adem Zaplluzha: Kanë filluar të lehin netët
E merkure, 21.08.2013, 06:57 PM
Adem Zaplluzha
Kanë
filluar të lehin netët
Poemë
“Bëni
ç’mos kudo Shqiptarë
Të
ribashkohemi sa më parë”
(Dhimitër
Nica)
Imzot
Çfarë po
ngjanë sot
Nga cilat
shpella po dalin lugetërit
Që po u
pengon edhe kali i Juaj
Prej
bronzi
Kali po u
pengon
Imzot
Te sheshi
kanë filluar
Të
urinojnë lukunitë
Çdo gjë
shqiptare
Kinse na
qenka tradhti
Imzot
Çfarë po
ndodhë me dizgjinët
Mos është
koha t’i mbathim
Kuajt e
luftës
Imzot
Dhe të
kalërojmë nëpër çdo cep
Të
atdheut të kafshuar
2.
Imzot
Sa di unë
Mjeshtrit
më të mëdhenj shqiptarë
E kalitën
shpatën e Juaj
Në
zjarrin
Dhe në
millin e lotit të atdheut
Mbi
pesëqind vjet fjete
Mbase
ende je duke fjetur
Atdheu
nuk është princi i përrallave
Imzot
Por
qohuni Ju
Dhe
putheni në ballë
Këtë tokë
të bekuar shqiptare
Që po
vuan si në ndonjë përrallë
Imzot
Mua më
dhemb shpirti
Kur
dëgjoj se dikush na qenka i krishterë
Ose
tjetri mysliman
Shqipëria
nuk ka fe Imzot
Atdheu im
është gjaku
Dhe
shpirti i gjyshërve të mi
3.
Imzot
Kur qante
nëna ime
Ju nuk
ishit në trojet e Juaja
As
kalorësit e nëntokës
Nuk
vraponin fushave të Dardanisë
As nëpër
shpirtin e kalldrëmeve Ilire
Disa
kalorës të tjerë
Edhe më
të egër kalëruan qençe
Nëpër
palcën e dërmuar të atdheut
Ju Imzot
Mbase
kënaqeshit
Në
sheshin Skënder bej
Kurse
nëpër shpirtrat tanë
Lodronin
kalorësit
Dhe kuajt
e egër
4.
O Zot
Nga cili
planet pikuan dhelprat
Dhe
egërsitë e qenve
Kanë
filluar të lehin netët
E të
tërbohen meteorët
Kuajt më
nuk hingëllojnë
Imzot
Gomarët i
kanë ndërruar shalat
Dhe
kalërojnë me potkonj ari
Me
potkonj argjendi
Imzot
Mua me
shumë vështirësi
Nëpër
pantallonat dhe mëngët
E
këmishës sime
Përbirohen
macet
Imzot
Përbirohen
macet e zeza dhe të egra
5.
O Imzoti
i im
Këputi
dizgjinët e erës
Thyej
njëherë e përgjithëson
Mëgojëzat
e trishtimit
Kjo tokë
e mjerë ka nevojë
Shumë ka
nevojë për pak infuzion
Imzot
Kjo është
hera e dytë
Që po ju
lus o Imzot
Unë nuk
kam më kohë
E as
durim
Një ditë
Ju do të na shtyni
Mua dhe
miqtë e mi
Do të na
detyroni t’i këpusim dizgjinët
E kalit
të juaj të fjetur
Imzot
Kalit të
fjetur
6.
Unë jam
shumë i befasuar
Me ju
Imzot
Dhe me
atdheun tim
Ju nuk
paskeni asnjë dekoratë
Mbase nuk
keni asgjë Imzot
Nëpër
rropullitë e bronztë
Nëpër
jelet e kalit të fjetur
Zgjohuni
Ju
Dhe doriu
i juaj e përgjumur
Askush
nuk fle pesëqind e më shumë vjet
Koha
është Kryezoti im
Të
zgjoheni
Të
zgjoheni Imzot
Njëherë e
përgjithmonë
7.
Nuk di më
Edhe sa
herë do të Ju vrasin
Këputni
frerët e vdekjes
Nuk i
thonë jetë kësaj
S’jetohet
mbi kalin e përgjumur
O Imzot
Nuk është
kjo mënyra e jetesës
Më duket
se edhe Ju harruat
Se si
vdiste shqiptari për atdhe
Më mirë i
vdekur nën dhe
Se sa i
fjetur në bronz
O Imzot
Mbase
edhe kali i juaj e ka humbur durimin
Për çdo
mëngjes hingëllon
Hingëllon
Dhe
gjëmon si lufta
Imzot
8.
Ne jemi
në Ballkanin e trazuar
Ku netët
fillojnë të çeta
Kurse
mëngjeset
Zgjohen
të tërbuar lugetërish
U
përngjajnë djajve të Ferrit
Edhe
ndryshimet më të vogla atmosferik
Ndikojnë
në mendjet e njerëzve
Herë
vijnë shirat me uturimë
E herë
bubullimat
Me
kërcitje topash të ndryshkur
Shkundi
pakës jelet e kalit
O Gjergji
im
Shkunde
pluhurin e së kaluarës
Se truri
dhe shpirti
Na kanë
zënë një myk të verdhë
Nuk po
mund të marrim frymë
Prej
mbeturinave të kohës së sotme
Na i kanë
zënë udhët o Gjergj
As
arkeologët nuk po e kuptojnë
Ndryshkun
e millit
S’e
lëshon dot shpatën të vringëlloj
Nuk e
lëshon dot shpatën
Këtu po
vringëllojnë
Vetëm
zërat e kufomave
Dhe
historia e sëmurë
O Imzot
Ka kohë
që mbi qiellin e vrarë
Na kanë
vdekur daullet e kushtrimit
Askush
nuk po u bie kambanave
Sa është
e trishtueshme kjo heshtje
O Atë
Sa qenka
e trishtueshme kjo vdekje
O Gjergj
9.
Zgjohu
bre burrë
Te ne
fëmijët flenë deri vonë në mëngjes
Kurse
Juve Ju zuri akshami
Zgjohu
dhe qoi nga kjo letargji
Patërshanat
që janë lëshuar
Në gjysmë
shtiza
Lëshoi
nëpër korijet brigjet
Dhe sukat
e atdheut
Dizgjinët
e kalit të përgjumur
Lëshoi
frerët o Imzot
Dhe jepja
këngës majëkrahut
Këndo
edhe njëherë
Mu ashtu
Siç ka
kënduar gjithmonë shqiptari
Zgjohu
bre burrë
Mjaftë
fjete
Nuk mund
të të mbajë as kali më
Ju neve
na duheni i gjallë
E jo i
ngrirë në bronz
O Atë
Jo në
bronz
Ku mund
të urinojnë djajtë
10.
Çohu bre
burrë i dheut
Si në
kohën e Gjergj Elez Alisë
Shëroi
plagët e mëmëdheut
Çohu edhe
njëherë
Se
përvajshëm po dëgjohen
Vajet e
nënave
Dhe vajet
e kuajve të luftës
Nëntëqind
vjet u bënë
Që po
hingëllon kjo plagë
Çohu bre
burrë i dheut
Çohu edhe
njëherë
Vringëlloje
atë shpatë të zjarrtë
Mbi koka
të çmendura ballkanike
Çohu bre
burrë
Njeriu
s’lufton për fe
Por për
atdhe
Unë
dëgjoj
Për çdo
ditë dëgjoj zërat
E
thirrjeve të lashta
I dëgjoj
zërat e thikave
Kuajve
dhe të njerëzve të gjakosur
I dëgjoj
Thirrjet
e pandalshme të Atdheut
Shpata
dhe patërshanat
Veç kanë
dalë në bejleg
Ku me
padurim të pashoq
I presin
luftëtarët
Presin që
kali i juaj prej bronzi
Të
zgjohet nga ai gjumë i bronztë
O Imzot
(Prishtinë,
16 gusht 2013)