E enjte, 08.05.2025, 01:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Orekset e njëjta të pushtuesve

E marte, 20.08.2013, 09:00 PM


Orekset e njëjta të pushtuesve; Shqipëria ishte në gojë të ujqëve

Nga Gjon KEKA

Miqesia në mes të Turqisë dhe Serbisë ka qenë, është edhe tani, dhe do të jetë e thellë, sepse që të dy këta popuj  barbar vijn nga e njëjta hapësirë e largët aziatike, prandaj një lidhje kaq e fuqishme në mes tyre ashtu siç shihet sot, ka qenë edhe në periudhat e më hershme sidomos gjatë kohës së pushtimit barbar otoman në këtë gadishull të lashtë Ilirik, sidomos në periudhën e mesjetës këto dy popuj kanë qenë në një ngushtësi të lidhur sa që kanë luajtur së bashku lojërat e tyre brenda këtij gadishulli, por edhe kanë ndarë dhe prerë se bashku si plaçkat ashtu edhe territoret.

Në këto lojëra kombi ynë arbëror europian ka pësuar më së shumti, sepse që të dy  si turqit ashtu edhe serbët si pushtues kishin të njëjtat orekse,  vetëm se në periudhën kur pushtues i këtij gadishulli ishte perandoria barbare otomane,  ajo vendoste se si do të ndaheshin plaçkat dhe terriotoret, pazaret dhe çmimet për këto të këqija që ia sillnin kombit tonë këta dy pushtues.

Jo rastësisht Papa Kaliksti III  e cilësonte Serbinë si“ hipokrite,  skizamtike dhe të pavlerë.“Kjo për faktin se ajo së bashku me otomanët luftonin popujt tjerë, plaçkisnin së bashku dhe ndanin së bashku.Por edhe se ishte pikërisht serbia ajo dhe despotët e saj që kishin tradhëtuar aleancën e kombeve të krishtera të europës  në luftë kundër pushtuesit barbar otoman.Serbia tanimë ishte e njohur botërisht për mosbesimin,  tradhëtinë dhe devijimin nga fusha e përbashkët, sepse pikërisht këtu shihet se serbia dhe turqia kanë një gjë të përbashkët hapësirën prej nga vijn, prandaj edhe i kishin lidhur miqësit përtej reales një „miqësi“, “vëllazëri“ dhe „aleancë“ që nuk mund të gjendej dotë në planëtin e popujve të asaj periudhe vendimtare për fatin e përgjithshëm të kombeve të europës së lashtë.Gjaku i kombeve të europës derdhej për çdo ditë nga barbarët turq, ndërsa ajo i pastronte shpatën sulltanit dhe mbështeste atë në këtë gjenocid.

Rasti i humbjes së betejës së Varnës për shkak  të pengesave që i bëri Serbia  Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij të shtetit të Arbërit për t’iu bashkuar forcave tjera së bashku me Hunyadin, tregoj qartë se ajo tanim kishte  hyrë në planët e përbashkëta me turqit  për ndarje plaçkash dhe territoresh, por se në anën tjetër Gjergj Kastrioti këtë pengesë e cilësoj si një humbje të madhe të mos arritjes së tij në kohë. Dhe kështu pas gjithë kësaj Gjergj Kastrioti mësoi edhe  rezultatin e betejës,  ai nuk  kërkoi më tej të hyj më përpara,  por ai nuk u kthye në Arbëri,  por me ushtrinë që kishte me vete dhe përforcimet që i errdhën  iu kthye Serbisë,  kështu ai pothuajse gjysmën e saj e gjunjëzoj , shkatërroj dhe e  djegu, kjo për faktin se ai donte të merrte hak për shkak të vonesës që ata i bënë. Prandaj me këtë ai bëri të qartë barabrëve turq e serb se janë të kota përpjekjet për ta penguar atë dhe fitoret e tij, sepse sado që ishin dëmet e mëdha të betejës së Varnës po aq ose edhe më shumë ishte ai i serbisë si aleate e turiqsë dhe një nga pengeset apo shkaktërët e humbjes si të betejës së më parshme të Kosovës (1389) ashtu edhe të betejes së Varnës (1448).Por që pas kësaj në mesin e vendeve të mbrojtura nga perandoria barbare otomane ishte edhe Serbia, madje ajo gëzoj nga  sulltani një  mbrojtje të veçantë, e gjithë kjo erdhi pas shkatërrimit dhe ankesës që despoti serb i bëri sulltanit me rastin e shkatërrimit të gjysmës së serbisë.

Megjithkëtë Serbia dhe Turqia gjithnjë e më shumë vinin duke i tashur marrëdhëniet, traktatet e bashkëpunimit si ai i 1458, pastaj ai i nëntorit të vitit 1809 e këndej në mes  tyre ishin për interesa të përbashkëta të ndarjes së plaçkës dhe terrritoreve,  por në dëm të kombit shqiptar dhe vendeve tjera fqinje.

Një nga ata që i shërbeu sulltanit ishte edhe Mahmut Pasha një vezirë që babin kishte grekë ndërsa nënën serbe. Kështu që sulltani  bëri llogarit mjaftë mirë duke mos vënë aspak në rrezik perandorin barbare të tij, ai emëroi si beglerbeg Mahmut Pashën  për  të rritur kështu dominimin e tij në fillim të vitit 1457,  ai ishte një nga komandantët  ushtarak që i shërbeu sulltanit pa u ndaluar asnjëherë.Ishte ky vezirë që kishte ndikim të madh si në marrëdhëniet e serbisë me turqinë ashtu edhe në lojën që ai luante me lehtësi në fushat e tjera për të dëmtuar shtetin e arbërit dhe heroizmin e madh dhe të pamposhtur të këtij vendi heroik dhe mbrojtës të civilizimit europian.Më pas sulltani së bashku me vezirin në fjalë emëruan vëllain e tij Abogoëitsch së bashku në këtë lojë, ku më pas e emëroi atë në mes të vitit 1459  si udhëheqës të një qytetit serb.Gjithnjë në këtë kohë serbia ishte e mbrojtur ngë perandoria barbare otomane dhe mbanin të  njëjtin vijë të luftës në fushat e tyre.Është për tu theksuar këtu se serbia kishte një urrejtje të madhe kundër shqiptarëve të krishterë katolik,  dhe popujve tjera fqinjë,  ajo i urrente në mënyrë demoniake shqiptarët dhe fqinjët tjerë të krishterë, të njëjtën urrejtje demonaike kishine dhe turqit barbar ndaj këtyre popujve.

Ndërsa më pas Shqipëria, së shpejti e ndjeu afërsinë e armikut të ri të frikshëm dhe lojërave të cilat luante ai nga ana e serbëve së bashku me turqit  në futjen nën këmbët e tyre të Shqipërisë, por një gjë e tillë ishte e kotë,  si gjithnjë Gjergj Kastrioti ishte triumfuesi përball kësja të keqe.

Pikërisht për shkak  të këtyre marrëdhënieve që kishin despotët serb me sulltanin e Perandorinë  barbare osmane dhe urrejtjes së përbashkët,  Papa Kaliksti III, nënvizonte se, ”tani shihet tepër qartë dhe mjaftueshëm për të kuptuar më mirë se si këta heretik, urrejtës, nuk bënë asgjë kundër osmanëve por iu bashkuan asaj, kjo tregon se ata dhe heretikët tjera  janë me të vërtetë jashtë kishës,  ndërsa të vetmit që mund ta shkatërrojn fuqinë e sulltanit janë  guximtarët e arbërit në krye me Gjergj Kastriotin dhe popujt tjerë të krishterë.”(shih:Päpstliches Schreiben bei Raynaldus)

Ishin serbët ata që i ndihmuan me duart e tyre  turqëve në rrënimin dhe katastrofën e madhe të këtij vendi nga aziatiket,  pra ata me duart e tyre u bënë ndihma dhe krahu i sulltanit.

Ishte poashtu ajo që  promovonte kauzën e osmanëve si në fjalë ashtu dhe në vepra,  dhe piëkrisht për këtë u shpërblyen me lluks nga Sulltani, me dukat dhe pjesërisht me tokat të arbërisë dhe të popujve të tjerëve.Të gjitha këto iu dhanë despotëve serb pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, ndërsa më pas disa nga fortesat dhe manastiret e popullit të arbërit që ishin pushtuar dhe shkatërruar nga turqit iu dhanë atyre dhe sot e kësaj dite disa manastire dhe fortesa e kisha janë dhuratë e kësaj miqësie sllavo-osmane.Më këtë serbia ishte ngjitë në superioritetin e portës dhe  luanin së bashku teatrin e krimit dhe gjenocidit në fushën e popujve autoktone të europës së lashtë.Edhe sot në shekullin XXI marrëdhëniet e serbisë me turqin janë të njëjta të gjitha lojërat për ta dëmtuar akoma më shumë kombin shqiptar dhe penguar atë që të arrij unitetin e tij komëbtar dhe rikthimin në familjen e lashtë europiane.Prandaj nisur nga kjo në si komb nuk kemi asgjë të përbashkët me turqit, as vëllazëri, e as miqësi,  por një vend që gjithnjë na sheh si fushë të orekseve të saj të pangopura e diabolike së bashku me sllavët.

Nga e gjithë kjo po nënvizoj një gjë  që është tepër e rëndësishme se, Gjergj Kastriotin pasi kishte emerua si kryekomandant të të gjithë popujve të krishterë të europës, Papa Piu II,  më vonë pas vdekjes së tij u pa se nuk kishte zëvendësim për këtë emërim, sepse ai ishte i pazëvendësueshëm për nga fuqia që mbantë, strateg i paparë dhe vizionar e lidership i urtë.Prandaj menjëherë pas vdekjes së tij  barbrët turq dhe serb ndanë plaçka së bashku me tokat e arbërit.

Edhe sot roli i Gjergj Kastrioti po na mungon si komb, sepse ne kemi nevoj si asnjëherë më parë për vizionin e tij,  fuqinë e tij, urtësin e burrshtetasit, por ja që ai është i pazëvendësueshme edhe sot,  por e rëndësishme se ai na ka lënë frymën e tij,  gjakun e njëjët të arbërit që ecën në venat, pra ai ka lënë pasardhës,  që hyjnë në „derë të ngusht e jo të gjerë të botës.“



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx