E hene, 29.04.2024, 01:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E enjte, 22.08.2013, 07:15 PM


Xhavit Gasa

 

 

VARGU I PARË

 

Dua të mbledh,

germë për germë,

ti vendos në rrjesht,

si gurët në themel.

 

Ti bëj germat bashkë,

me to të ndërtoj fjalë,

me fjalët të thur vargje,

si gurët që ngrenë kalatë

 

Vargu i parë atdheut,

guri më i rëndë në themel,

dhe varg pas vargu në radhë,

në pafundësi ndërtojnë  kalanë....

 

 

LEGJENDARËT

 

Dua të rend, të vrapoj

kaluar, mbi kalin e bardhë,

në çdo cep, të atdheut të shkoj

me legjendarët të kuvendoj

 

Të mos ndalet troku i kalit tim,

të mos lodhet, nga pesha e rrugët,

mbi shpatulla të mbajë historinë,

që legjendarët me gjak e shkruajtën.

 

E di, do ti gjej legjendrët, kudo nëpër atdhe,

në çdo rrugë, shpat mali e sheshe,

populli që i lindi, i përjetësoj në mermer,

me bëmat e tyre thuri këngë, të pavdekshme.

 

 

E VËRTETA

 

Njeriu,

s'duhet,

t'i trembet,

së vërtetës,

qoftë e ëmbël,

apo e hidhur,

por të ketë frikë,

............gënjeshtrën,

që të vret tinëz,

e ta bren zemrën,

si krimbi zvarritës!!!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora