E enjte, 08.05.2025, 02:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Hoxha: Porosia e gjyshit tim

E enjte, 22.08.2013, 07:12 PM


SKËNDER R. HOXHA

 

POROSIA E GJYSHIT TIM

 

E kam ruajtur ëndrrën e gjyshit tim

E kam ruajtur rrëfimin

E moçëm të tij

Përcjellë nga brezi në brez:

- Në Bytyç u linda e u rrita – thoshte

Bytyças linda, u rrita e u mplaka

Me krenarinë e atyre shkrepave

Me ujin e ftohtë e freskun

E Bjeshkëve të Sylbicës.

Kujtonte lodrat plaku

E barinjtë mocanikë

Bagëtinë në kullota gjithandej…

 

Gjyshi kishte thënë shumë

Kishte treguar shumë –

Për vendlindjen e tij

Malësinë e Gjakovës, Bytyçin

Për Pacin, Breg Pacin,

Lagjet e lumthin që i ndan

Lagjen - Vëllazërinë Demaliaj!

 

Ai kishte lënë porosinë –

Mos harroni vendlindjen time

Nga e cili i ri u largova

Për punë Kanuni!...

Është aty vendlindja juaj

Në grahmë të fundit –

Kishte thënë gjyshi im

Ukë Isuf Demaliaj

I fisit Bytyç…

 

/15 gusht 2013, Pejë./



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx