| E enjte, 22.08.2013, 07:12 PM |
SKËNDER
R. HOXHA
POROSIA E
GJYSHIT TIM
E kam
ruajtur ëndrrën e gjyshit tim
E kam
ruajtur rrëfimin
E moçëm
të tij
Përcjellë
nga brezi në brez:
- Në
Bytyç u linda e u rrita – thoshte
Bytyças
linda, u rrita e u mplaka
Me
krenarinë e atyre shkrepave
Me ujin e
ftohtë e freskun
Kujtonte
lodrat plaku
E
barinjtë mocanikë
Bagëtinë
në kullota gjithandej…
Gjyshi
kishte thënë shumë
Kishte
treguar shumë –
Për
vendlindjen e tij
Malësinë
e Gjakovës, Bytyçin
Për
Pacin, Breg Pacin,
Lagjet e
lumthin që i ndan
Lagjen -
Vëllazërinë Demaliaj!
Ai kishte
lënë porosinë –
Mos
harroni vendlindjen time
Nga e
cili i ri u largova
Për punë
Kanuni!...
Është aty
vendlindja juaj
Në grahmë
të fundit –
Kishte
thënë gjyshi im
Ukë Isuf
Demaliaj
I fisit
Bytyç…
/15 gusht 2013, Pejë./