| E diele, 25.08.2013, 03:53 PM |
XHEVDET
UKALLI
SHKOLLËS
SIME
Drejt teje më rrokullisen,aq shumë kujtime
Dhe mendja më shkon tek hapat e parë
Kur
këmbët më dridheshin pas çdo kthine
Rrugën
tek çilja, mes librave të bardhë
Dhe
bangën rëndoja,me lapsin e brishtë
Kërkoja
ndër shkronja,unë, çelësin e artë
Që të
hapja derën ,drejt ardhëmërisë
Diturinë
të çoja, lart në piedestal
Ti si
minierë ,metalesh të çmueshëm
E unë për
jetën kërkoja legura
Nga gojë
e mësuesve të devotshëm
Mësova
për zgjidhje,rrugëdalje ,për ura
O shkollë
e vjetër ,regjur urtësie
Gjeneratat,
tek ti ,ndërronin breza
Je gurrë
e kulluar , vatër mençurie
Ku
zbardhet e bardha, zezohet e zeza
Do të
dëshiroja dhe një herë o shkollë
Tek ti të
ndieja ngrohtësinë e bangës
Dhe në
shpirt, të më vlonte po ai hov
Për t’i
bërë sfidë,papra, injorancës!
ME RRUGËN
KEMI NJË FAT
Rruga ime
plot me gropa
Dhe dregëza prej guri
Njëherë
unë, si s’u ngopa
Si s’më
qeshi nuri
Në këto
udhët, vajtje ardhje
Palos
kohën, që s’këthehet
Mërmëris shpesh ,me keqardhje
Nëpër
rrugën ,që më zbehet
Kohë e
shkuar ,kohë që vjen
S’di, më
tepër ,se kush ngryset
Por e di
se ditë e nesërme
Mbi të
sotmen ,do të përmbyset
Pëshpëris
prapë rruga ime
N’arrnat
tua ,e ndrydh klithmën
Fati yt ,
e shkruara ime
Prore ma
shtijnë drithmën
Rruga ime
plot me gropa
Dantella
bërllogu
Ti u
gërryeve,unë u ropa
Se koha
na shogu
Ti e
zbathur unë i çalë
Për të dy
vaj halli
A do të
vijë dita vallë
Për
Me rrugën
e ndajmë një fat
Të dyve
na shkelin
Shkojnë,
vijnë,ikin prapë
Ne fajtorë ,prapë ngelim!