Kulturë
Cikël poetik nga Ukshin Morina
E shtune, 24.08.2013, 09:10 AM
Poeti dhe
prozatori Ukshin Hasan Morina ka lindur
në lagjen Mariç të fshatit Pogaj me 20
Tetor 1970. Në vitin 2007 u diplomua në Universitetin e Shkodrës “Luigj
Gurakuqi” dega Gjuhë – Letërsi. Në vitin 2012 ka mbaruar Mastërin në
Universitetin e Tiranës në degën e gjuhësisë drejtimi Redaktori. Nga viti 2007
– 2009 punoi gazetar në televizionin e Kukësit dhe në Ora News. Që i ri në
moshë filloi të merrej me poezi e prozë.
Krijimtaria e tij në përgjithsi është mjaftë kritike ndaj qeverisë së kohës. Ka
qënë disa herë fitues i disa konkurseve letrare në Shqipëri e Kosovë. Në
zgjedhjet e vitit 2009 ishte kandidat për Deputet në rrethin e Hasit. Në vitin
2003 botoi vëllimin poetik “Vatra e Shpirtit”. Në 2005 mblodhi dhe përgatiti
një studim me lirikat e popullit të Hasit. Po në 2005 botoi librin me novela
“Yll i Perënduar”. Në vitin 2007 botoi librin me tregime “Varrimi i Hirit”. Në
2012 botoj poezi në një antologji ku u përfshinë poetët më të përzgjedhur nga
Kosova e Shqipëria “Pesë degë trungun thërrasin”. Në dorshkrim ka disa vëllime
të tjera që presin dritën e botimit. Aktualisht punon si mësues i gjuhës dhe i
letërsisë shqipe në Rrethin e Hasit.
PAS VDEKJES
Në sy
vështrimi në më shuhet,
lermëni
të hapur ata, s’dua britma as zhurmë,
të mund
të shohë shkretinë e dritës tek perëndon
E di, i
njëjtë mbetët loti yt
dhe pas
vdekjes në shtegun e panjohur
kur zënë
e qajnë zogjtë.
Në puthje
fryma në më ndalet,
lermëni
aty me të vdekurin, mos më varrosni
le t’më
marri nata
S’besoj
të jetë diçka mizore kjo,
jam veçse
një shpirt i humbur
që
dridhem mbi shtratin tënd për pak kohë.
NË KËNGËN TËNDE FRYMOJ SONTE
Më ler
mos më trazo,
me
zhurmën e oqeanit dua të rri sonte
Vetëm
këtu mund të marr dashurin e këngës
që ti ma
dhurove mbrëmë
Këtu kur
zhurma më e lehtë e erës flenë mbi trupin tim
dhe yll i
bekuar që në qiell i humbur
nis natën
me të njejtën fytyr të ëmbël
Oh ti
shpirt i trazuar!
Kur ti
bie, unë zgjohem dhe samund kërkoj
si një
perlë e humbur deti
Ti je
ëndrra e neteve të mia
në këtë
vend kur hëna e varur ndez dritën
për ne që
të vetmit mbetëm në udhët e gjata
me sy të
ënjtur
Ndaj më
ler sonte, mos më lëndo më tej shpirtin
të digjem
në flakën e trëndafilave
Oh natë e
bekuar!
I lodhur,
hidhur nga jeta që ti më dhe mua,
por dhe
luksi një e mirë e keqe që unë se dua
Por le të
mbetem tek kënga, tek ti që më solle pranverën
Kaq e
madhe mbetet heshtja,
sa ti
erdhe me natën e pazëshme dhe mbete
në
përqafimin tim.
E BUKURA DHE POETI
Ai ishte
veçse një poet,
i cili
vishte të bukurën e tij me vargje stinore
Rrinte
deri vonë dhe pse zemra i regëtinte ngadalshëm
si flaka
e një kandili në shkrehje duke errësuar më shumë natën
Ai
s’flinte, i varfër ishte me zi rronte, ndërsa hidhte hijen në letër
dhe
thoshte,
o Zot dhe
nje herë në paqe sonte!
Po, Ai
ishte,
e njihja
silueten e tij kur kthehej që nga nata
me larg
se drita e hënxës,
ulej në
cakun e vet dhe me pëshpërimë këndonte
dhe lutej
të mos vdiste sonte!
Ai e
donte të bukurën e tij, aq sa natën e mbyste dhembja,
e priste,
ishte vetem, ëndërronte
duke
ushqyer shpresen e të qënit me fat
dhe lutej
të mos vdiste sonte!
Mesnatë
ishte ndërsa i dëgjoi çapat tek vijnë
bashkë me
kërcitjen e bravës dhe hijen e saj blu,
ishte ajo
me sytë e një qielli loti
duke i
puthur etshëm buzët e tij nën errësirën e natës...
A S’ME THE KËSHTU DITËN QË TË
NJOHA?
Ti që
larg brigjeve në lulzim përkundësh
nga
flladi i lehtë i mbrëmjës,
a e ndjen
ermimin e luleve të egra ndër lëndina!?
Kujtimi i
këtij çasti ka shijen e një dënimi të zgjatur
në k’të
pranver
dhe
vetmia do më robëroj më tej shpirtin
Unë
dashurova të përvajshmën buzë,
aty ku
vibron e rreshket mbi det fjala
Unë
dashuroj këngën më të shkretë të qyqes,
që në mes
të pyllit trazon hijen e vetmisë sime
nën
kurorën e gjelbërt të pyllit
I tillë
është i imi fat, por ti që prej aq larg
s’ke si
ta dish shtegtimin e ëndrrave të mia,
kur dita
ende nuk ka perënduar dhe hijet në kopësht
s’kanë
dhënë akoma shpirt
Ndoshta
udhët tona do kryqëzohen në rrugët e humbura
të
perëndimit, a s’me the kështu ditën që të njoha???
Në të
njëjtin liman do zbarkojmë,
bashkë
kur të zbardhi dritë e yllit!
I dua
tingujt e zhurmëshme të natës në k’të harlisje
të
gjelbërt,
por dhe
fëshfërimën memece të gjetheve ku shpirtrat
shkasin
në muzg dhe unë marr jetë nga fryma jote
S’dua të
trembet mëngjesi sot nga rënkimet e tua,
por
lidhur të mbesim mes puthjesh të nxehta
krahëpërthyer
shtërnguar brinjazi
O zot,
s’do të mund të shkitëm nga gezimi yt,
që brenda
teje jetoj nën lëkurën tënde,
ku të
mund të shuaj etjen në ditët e nxehta të gushtit.
***
Oh ti më
erdhe nga më larg se mundësh,
këtu në
arkëmortin e mbështjellë me çefin
dhe krejt
e pafat mes tjerash përkulesh
në të
ngratin shpirtin tim.
TI JE BRENGA E SHKRUAR NË LETËR
Ti je
brenga e gdhendur në hijen e trungut,
fshehur
në kopësht ku bulojnë lulet
Rron me
lotin e shiut të lashtë
dhe më
aromën e mbushur të jorgovanëve
dhe sot
kur ditët e tua shtrihen përpara pa kufi
Ti je
brenga e shkruar mbi letër dhe tani kur sytë e tu
s’kanë më
lot mbi shtrat lulesh
Je e
vetmja brengë e shpirtit që zgjohesh kur dita
ende s’ka
aguar dhe digjesh me yjet nën flladin e ngrohtë
që fryjnë
fushave
Dhe vjen
një ditë kur lulet thahen në kopësht,
nuk kanë
më shpirt,
zemra e
djegur brenda teje s’regëtin
Më kot
rrëmon gjethet e thara,
dora e
gjorë e ndjen shpirtin e vdekur dhe dridhet
mbi
trupin e ftohtë
Oh po ti
e vetmja hije që shtrihesh shumë larg
tutje
kodrave të blerta përtej horizonteve nën mjergull
mbështetur
pas një muri rrëzuar pret errësirën
dhe
lutesh në paqe për shpirtin tim....