Kulturë
Gëzim Llojdia: ''Muzgu'' i letrave shqipe
E hene, 26.08.2013, 07:50 PM
CFARE ESHTE “MUZGU” I PERENDIVE TE LETRAVE SHQIPE?
Nga Gëzim Llojdia
Ardhja në
jetë e një gazete kulturore është shenjë e mbarësisë se një komb po ndryshon .
Ndonëse ballina e parë e saj ka të shënuar:” Muzgu”, në të vërtetë ajo shpreh
bardhësinë e një mëngjesi,dritësimin e tij.
“Muzgu” erdhi në një kohë kur nuk e prisnim, kur bollëku i krijuesve shqiptarë arriti pikun. I gjithë ky shpërthim shpirtëror derdhej “badihava” dhe vetëm pushtonte medien sociale. Ky prodhim i begatë ,(një poet ka thënë :E varfër sofra, i pasur shpirti,) nuk merrej në duar në formën e kahershme të saj, siç është ajo e printuar. Në kushtet kur varfëria ekonomike po rrënonte çdo ditë bizneset,askush nuk mendonte më për të sjellë në jetë në një variant të printuar dhe e gjithë kjo prurje e madhe në dhjetëra faqe të kësaj gazetë kulture. E kësaj kohe,”Muzgu” është shenja e parë e një agimi polar.
Ardhja e “Muzgut”
Në
përmasat e kohës,kur erdhi në jetë u gjet në një terren të përshtatshëm, gati
prush e flakë mund të quhet në gjuhën jugore. Një “kohë e urie”,për shpirtin
varfanjak,ndihej mungesa e një mediumi të fuqishëm e pa ndikim partiak. Një
gazetë e këtij lloji , do përhap një traditë dhe rrugë-nisi me të vërtetë një
traditë të bukur .Ishte llohë dimri, gjithsesi kur u bënë përpjekjet e para nuk
mbetet shumë përcaktuese stinë-ardhja . Rëndësi përbënë, që në jetën e një
kombi u shfaq,lindi ose erdhi një medium i ri që do të flas veçse me letërsinë
,artin,kulturën .Ardhja e saj është si kohë-pritja e zonjës mëmë për të birin,
malli i nuses për burrin,malli i të atit për fëmijën.
Ndoshta ajo nuk erdhi me të qara me zhurmë si çdo ardhje në jetën tonë,por e ëmbël,e ngrohtë,befasuese,frymëzuese.Kështu një ditë ,nën ngjyrën gri të kohës,nën erën e zhurmshme të politikës(fushata elektorale e23 qershorit) ,por pa e ndryshuar grafikën e ekzistencës së saj,u ngjiz një medium që do të punojë me financat e veta për kulturën tonë. Kështu një muaj më parë ,”diagrami i kulturor”, pësoi një lëvizje jashtë të zakonshmes,ishte tregues domethënës,për shpirtra,që hapësira kërkonin,a ndoshta më bëhet ta quaj një soj eklipsi , por i hënës .Kështu ardhja e saj ishte shenjë paralajmëruese e mbarësisë ,ishte ardhja e një “dallëndyshe “në strehën tonë.
Kohë pritja
Klubi i
shkrimtarëve në Vlorë mbanë emrin e Petro Markos e ka pritur mirë këtë ardhje
të re. Disa nga risitë e “Muzgut” janë:ka shumë faqe. Aty prezantohen një numër
i konsiderueshëm poetësh dhe shkrimtarë. Ka rubrika të reja si
tregimi,përkthimi,poezia,analiza, editorial etj.
Mirëpo si çdo fillim krijesa e re kërkon rrugët dhe shtigjet për të hyrë në treg fuqimisht . Gazeta “Muzgu’ në botimet e saj po tregon se tregu do të mbetet i saj. Faqet e shumta,prezantimi numrit të madh të krijuesve po tërheq krijuesit edhe lexuesit.Kjo tregon se simotrat e saj që gjenden në treg e kanë ngushtuar rrethin e tyre duke u fokusuar tek një grup i caktuar krijuesish. Përkundrazi bënë një prezantim të fuqishëm dhe krejt ndryshe” Muzgu” është e hapur për të gjithë krijuesit .”Muzgu” nuk ka censurë. “Muzgu” nuk është indiferentë karshi krijimtarisë tuaj. “Muzgu” është një portë ku krijuesit do ta gjejnë gjithmonë hapur. “Muzgu” nuk mban drynë dhe mëri partiake. “Muzgu” nuk bazohet tek pushteti, por tek krijimtaria. Te “Muzgu” do të gjeni- shkrimtarin me emër dhe autorin e ri. Përball lexuesit. Gjykon cilësia dhe lexuesi .“Muzgu”,erdhi në të vërtetë ose më saktësisht në” kohë muzgu”, për të ndritur krijimtaria. Kjo është gazeta ,tregut i ka munguar prej kohësh.Risit dhe traditat që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po shembet përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj gjenerate, që sollën letrat shqipe në këto lartësi dhe tani ky brez plot nur e hire,ëmbëlsisht si mjalti, bukurish si bukuria,që duken se ’po na mërijnë siç i prisnim.