E shtune, 27.04.2024, 09:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ëndrra ime shekullore

E diele, 25.08.2013, 05:59 PM


Demir KRASNIQI

 

ËNDRRA IME SHEKULLORE

 

Në Tugjec , n’ Malësi t’ Gollakut –

Flisnin burrat e konakut !...

Pëshpëritej vesh pas veshi –

Prej nga erdhi Kurt Kolmekshi ?!

 

N’ vite t’ hershme nga fëmijëria ,

N’ zemër m’ nxiste dashuria ,

Mezi pritja që ta di –

Prej nga erdhën t’ parët e mi ?!

 

Mish e shpirt u përkushtova ,

Dyzet vite  hulumtova !...

Nga erdh   Kurti  , e  qita n’ shesh –

Prej  Krasniqes –   fshati   Kolmeksh !

 

Treqind  vite kanë kalua –

Për vizitë kush  nuk ka shkua !

Në atë grykë , ku rrjedh Valbona –

Ku i kem pas ne, rrënjët tona !

 

Për këtë ëndërr shekullore ,

Zemra ime rrihte prore ;

Se do t’ vjen një ditë që t’ shkoj –

Djepin tim ta vizitoj !

 

Iu kam lutë Zotit , përherë –

Shpirtin tim , të mos ma merr ;

Pa e pa atë vend një herë

Dhe pastaj të vdes me nderë !

 

Viti  Dymijë e Trembëdhjetë ,

Muaj Gusht – datë  Tetëmbëdhjetë ,

Dita  e Diele madhështore –

M’ jetësoi  ëndrrën shekullore !

 

Bashkë me djalë e kushëri –

Morëm rrugë për Shqipëri !

Për  Tropojë , s’ bashku të shkojmë –

Trungun tonë  ta vizitojmë !

 

Lamë Gjilanin , lamë Kosovën ,

Me shpejtësi kaluam Gjakovën –

Mësymë kufirin n’ Qafë të Prushit ,

Në drejtim të Bajram Currit !

Në këto vende kah po shkoja –

M’ dukej se po fluturoja !

Syve t’ mi nuk iu besoja ,

Se përpara është Tropoja !

 

Atje poshtë , rrëzë bjeshkëve t’ gurit –

Shoh qytetin e Bajram Currit !

Menjëherë kërkojmë Kolmekshin –

Ku  Kurt  Kola e kishte djepin !

 

Në Kolmeksh kur shkela tokën –

Mu duk se pushtova botën !

Pashë Shkëlzenin, trojet e burrit –

Pashë vendlindjen e Bajram Currit !...

 

Kur  pashë trojet e Bajram trimit –

Si s’ më lëshoi zemra prej gëzimit ?!

Kur  pashë trojet e Kurt Kolmekshit –

Si s’ më lëshoi zemra prej qejfit ?!

 

Boll shumë prita e u mundova –

Ëndrrën time e realizova !

Për këtë ëndërr shekullore –

Kam jetua n’ pritje prore !

 

Gëzim ma t’ madh s’ kam pas n’ këtë jetë –

Gjeta trungun e vërtetë !

Këtu do t’ shkoj n’ pelegrinazhe –

T’ parëve t’ mi t’ iu bëjë homazhe !

Pamje e bukur nga fshati Kolmeksh i Bajram Currit, më 18.08.2013.


Pamje e bukur nga fshati Kolmeksh, afër Bajram Currit, më 18.08.2013.


Pamje e bukur nga Kolmekshi, afër Bajram Currit, më 18.08.2013.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora