E diele, 28.04.2024, 03:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Azizi: Goranët e Gorës, goran e jo boshnjak

E diele, 25.08.2013, 04:37 PM


Goranët e Gorës, megjithate goran e jo boshnjak

Nga Ismet Azizi

kota ishin përpjekjet e liderëve boshnjak nga të gjitha viset e ballkanit  që në kuadër të gjithkorpusit boshnjak t'i fusin edhe popuulësinë gorane të  trevës së Gorës ,megjithate ata mbetën goran, e jo boshnjak, e që për shum kend është shum e natyrshme.

Goranët janë popull i veçant i sllavëve të jugut  të cilët jetojnë rrëzë maleve të Sharrit në trekufishin e Kosovës, Shqipërisë  dhe Maqedoninisë. Për shkak të largësisë së kësaj zone nga rrugët kryesore, te ta  janë ende të ruajtura kryesisht elemente e gjuhës së shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe madje edhe elementet e sllavishtes së vjetër. Goranët gjuhën e tyre e quajn neshki e cila është më e përafërt me gjuihën maqedone. Goranët i përkasin  fesë islame. Xhamia e parë është ndërtuar në fshatin Mlike në vitin 688 sipas hixhres, ndërsa në themelet është shënuar se Ahmed -agë Piri e ka rindërtuar na vitin  1238.

Nuk është problemi te deklarimi i tyre. Tek e fundit është e drejtë elementare e çdo kujt të deklarohet ashtu siq edhe ndihet. Por problemi me goranët e Gorës qëndron krejt ndryshe.

kota qenë  edhe përpjekjet disa vjeçare të  liderëve politik të Kosovës që goranët t'i joshin të inkurporohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Ata në asnji moment nuk u hamendën dhe mbetën sot e kësaj ditë pjesë e sistemit të republikës së Serbisë.

Popullata e Gorës, trevë e cila shtrihet  në skajin më jugorë të Kosovës nuk e njohin realitetin kosovar, gjegjësisht për ta  nuk ekziston Republika e Kosovës. Goranët e Gorës  jetojnë dhe veprojnë nën sistemin ligjor dhe  institucioneve të Srebisë. Tetëdhjetë për qind e e kësaj popullate  në forma të ndryshme marrin të ardhurave nga Serbia. Shkollat pa kurfar problemi punojnë dhe finanacohen nga sistemi serb.

Vranishta, është njëri nga fshatrat më të mëdha në Gorë ku është selia e komunës e cila funksionon sipas sitemit te Serbisë.

Rreth 9 ooo banorë të kësaj treve bazë për të  mbijetuar i kanë pagat e  punonjësve në sektorin e arsimit dhe të komunës dhe marrjae pagës minimale që marrin punëtorët e ish-kompanive,  mandej ndihmat sociale dhe shtesat fëmijënore, të cilat për rrethanat kosovare janë bukur  të larta.

Në kuadër të  sistemit arsimor serb këtu  veprojnë gjashtë shkolla fillore dhe një shkollë e mesme, ku vijojnë mësimin rreth 900 nxënës. Megjithatë, në krahasim  me arsimin, shëndetësia sipas tyre ballafaqohet me më shum probleme ,  sepse  të sëmuarit  trajtohen në institucionet shëndetësore shqiptare , për shak të largësisë  së institucionëeve shëndëtësore serbe.

Goranët do të jenë në kuadër të Bashkësisë së komunave serbe

Pos serbëve të Kosovës qendrore edhe përfaqësuesit  e goranëve do të shpallin listë të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme.  Ata janë të vendosur se pas zgjedhjeve lokale do të jenë pjesë përbërëse e Bashkësisë  së komunave serbe.

Qeveria e Serbisë sikurse në të gjihta komunat edhe në Gorë emroi kryetar të trupit të përkohshëm. Kryetar  i trupit të përkohshëm i komunës së Gorës , e emeroi Adem Hoxhën i i cili posa u emrua  bëri thirrje të gjitha Goranëve  të dalin  në zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 3 nëntor.

Duke i analizuar të gjitha rrethanat e krijuar shihet kjartë se qëllimi është që Goranët pas zgjedhjeve lokale  të bëhen pjesë përbërse e Bshkësisë  së komunave serbe sepse edhe deri më tash   arsimi dhe shëndetësia e trevës së Gorës funksionon në kuadër të  sistemit shtetëror serb.

Krejtë këto rrethana  të krijuara, apo që do të krijiohen në të ardhmëren, na bëjnë të kuptojmë se Bashkësia e komunave serbe do të shtrihet deri në pjesën më jugore të Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora