| E diele, 25.08.2013, 03:37 PM |
Goranët e
Gorës, megjithate goran e jo boshnjak
Nga Ismet Azizi
Të 
Goranët
janë popull i veçant i sllavëve të jugut 
të cilët jetojnë rrëzë maleve të Sharrit në trekufishin e Kosovës,
Shqipërisë  dhe Maqedoninisë. Për shkak
të largësisë së kësaj zone nga rrugët kryesore, te ta  janë ende të ruajtura kryesisht elemente e
gjuhës së shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe madje edhe elementet e sllavishtes së
vjetër. Goranët gjuhën e tyre e quajn neshki e cila është më e përafërt me
gjuihën maqedone. Goranët i përkasin 
fesë islame. Xhamia e parë është ndërtuar në fshatin Mlike në vitin 688
sipas hixhres, ndërsa në themelet është shënuar se Ahmed -agë Piri e ka
rindërtuar na vitin  1238.
Nuk është
problemi te deklarimi i tyre. Tek e fundit është e drejtë elementare e çdo kujt
të deklarohet ashtu siq edhe ndihet. Por problemi me goranët e Gorës qëndron
krejt ndryshe.
Të 
Popullata
e Gorës, trevë e cila shtrihet  në skajin
më jugorë të Kosovës nuk e njohin realitetin kosovar, gjegjësisht për ta  nuk ekziston Republika e Kosovës. Goranët e
Gorës  jetojnë dhe veprojnë nën sistemin
ligjor dhe  institucioneve të Srebisë.
Tetëdhjetë për qind e e kësaj popullate 
në forma të ndryshme marrin të ardhurave nga 
Vranishta,
është njëri nga fshatrat më të mëdha në Gorë ku është selia e komunës e cila
funksionon sipas sitemit te Serbisë.
Rreth 9
ooo banorë të kësaj treve bazë për të 
mbijetuar i kanë pagat e 
punonjësve në sektorin e arsimit dhe të komunës dhe marrjae pagës
minimale që marrin punëtorët e ish-kompanive, 
mandej ndihmat sociale dhe shtesat fëmijënore, të cilat për rrethanat
kosovare janë bukur  të larta.
Në kuadër të sistemit arsimor serb këtu veprojnë gjashtë shkolla fillore dhe një shkollë e mesme, ku vijojnë mësimin rreth 900 nxënës. Megjithatë, në krahasim me arsimin, shëndetësia sipas tyre ballafaqohet me më shum probleme , sepse të sëmuarit trajtohen në institucionet shëndetësore shqiptare , për shak të largësisë së institucionëeve shëndëtësore serbe.
Goranët do të jenë në kuadër të Bashkësisë së komunave serbe
Pos
serbëve të Kosovës qendrore edhe përfaqësuesit 
e goranëve do të shpallin listë të përbashkët për zgjedhjet e
ardhshme.  Ata janë të vendosur se pas
zgjedhjeve lokale do të jenë pjesë përbërëse e Bashkësisë  së komunave serbe.
Qeveria e
Serbisë sikurse në të gjihta komunat edhe në Gorë emroi kryetar të trupit të
përkohshëm. Kryetar  i trupit të
përkohshëm i komunës së Gorës , e emeroi Adem Hoxhën i i cili posa u emrua  bëri thirrje të gjitha Goranëve  të dalin 
në zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 3 nëntor.
Duke i
analizuar të gjitha rrethanat e krijuar shihet kjartë se qëllimi është që
Goranët pas zgjedhjeve lokale  të bëhen
pjesë përbërse e Bshkësisë  së komunave
serbe sepse edhe deri më tash   arsimi
dhe shëndetësia e trevës së Gorës funksionon në kuadër të  sistemit shtetëror serb.
Krejtë këto rrethana të krijuara, apo që do të krijiohen në të ardhmëren, na bëjnë të kuptojmë se Bashkësia e komunave serbe do të shtrihet deri në pjesën më jugore të Kosovës.
