Kulturë
Lefter Duraj: Grija dhe Vermoshi
E merkure, 28.08.2013, 08:53 PM
Grija dhe
Vermoshi
Nga
Lefter Duraj
Grija-Vermoshi,
dy fshatra në Shqipëri,
Që andej
kam dy shokë, tjeter gjë nuk di,
Mbas
viteve ’80-të, punova shumë me ta,
Shkonim
si vëllezër, më mirë si më s’ka.
Edhe pse
shumë vite shkuar, unë persëri,
Mbaj
lidhje perherë, kenaqësi me ta t’rri,
Njeri larg
ka shkuar, Nju Xhersi, Amerikë,
Me
Nikollen këtu jemi…, presim të na vij.
Merak e
kam gjithë jeten, pa shkuar në Gri,
Në
Vermoshin e Nikolles, me Zeqirin të rri,
Te të
paret e tyre ,një tufë lule do çuar,
…Ah more
Bacë, sa bukur që ke shkruar!
Ajo Kullë
e Lushajve, do njerëz çdo verë,
Aromen e
bjeshkëve, do thithur perherë,
Dhe Kulla
e Bujajve, lartë në Vermosh,
Nikolla
po shkon…,- ec Zeqo ta shikosh.
Seç kanë
një të perbashkët, fshatrat te ne,
Si Grija
dhe Vermoshi, e këtej në Kalenjë,
Nga të parët
tanë, çdo gjë kemi mësuar,
Kjo tokë
i rrit, lisa, ahe e pisha mbuluar.
Grija e
Vermoshi, me pisha e bredha, lisa,
Ahishte,
po dhe gështenja shumë atje kanë,
Kalenja
plotë ullinjë, dushk ,lisa ,qarre ,
E perbashketa…,
janë qindra vjeçare.
Si pemet
shekullore dhe fiset tona janë,
Shekuj
mbas shekuj, rritur në ato anë,
Shperndarë
në botë, mendjen aty mbajnë,
N’fshatin
e origjinës, ku rrënjet atje kanë.
./.
-Nga
libri “Kalenjen e kam me vete”-
(Per
ZSh-në, nga Tirana, 27 Gusht 2013)