Kulturë
Si shpëtuan familje hebreje në familjen Babamusta
E diele, 01.09.2013, 03:51 PM
Kujtime
të paharruara: si shpëtuan familje hebreje në familjen Babamusta dhe mbrojtja e
idealeve demokratike
Intervista me historianin prof. Neki Babamusta, Mësues i Merituar
Bisedoi: Raimonda Moisiu
Raimonda Moisiu: Sinqerisht jam kurioze të dij motivin dhe interesin që ngjalli te Qeveria Amerikane për të nderuar Atë & Bijë – Ju i nderuar Prof. Babamusta për kontributin tuaj ndërkombëtar dhe demokracinë, dhe vajzën tuaj Ermira – ‘Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”?
Neki Babamusta: Letër amanet: “Të mbrohen Shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.” – George Washington (Babai i Kombit, Sh.B.A.).
Kombi i madh amerikan është ndërtuar, bazohet dhe funksionon mbi bazën e vlerave demokratike dhe humanitare botërore. Bazuar në përkrahjen historike që Sh.B.A.-ja i ka dhënë kombit tonë, në momentet më kulmore dhe në çdo kohë, për shqiptarët, Amerika vlerësohet me zemër si kombi i dytë.
Si pjesë
përbërese e kombit shqiptar, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani”, koha prej afro
100 vitesh ka qenë periudhë bashkëpunimi e afrimi në forcim të miqësisë
tradicionale shqiptaro-amerikane.
Shkolla amerikane në Kavajë, themeluar në 1920 (Golem), Lufta Çlirimtare (v. 1941-44), Fronti i Rezistencës (1944-46), fitorja e Demokracisë (22 mars 1992) dhe ardhja e ambasadorit të parë Amerikan në Kavajë z. William Ryerson (15 mars 1992), Lufta Çlirimtare e Kosovës (1998-99), qëndrimi në Sh.B.A. dy herë si familje dhe takimet në Kongresin Amerikan (1999 & 2003), si edhe angazhimet e vajzës time, Ermira në politikën amerikane – janë dëshmi e qartë e kësaj miqësie të hershme.
Kjo lidhje e ngushtë e familjes time, Amerikës dhe Shqipërisë karakterizohet nga një miqësi e fortë dhe aleanca të përbashkëta si në frontin diplomatik dhe në aspektin social-kulturor.
Ermira
Babamusta: Gjatë punës time me figura të larta kam përkrahur vlerat kulturore-demokratike
amerikane. Nominimi për dekorimin tim dhe familjen u bë me kërkesë nga
udhëheqja e komunitetit të
Ky ishte
një nder i veçantë sepse zyra e senatorit për herë të parë nxorri këto
çertifikata që i përshtaten rastit të vlerësimit duke specifikuar arsyen dhe
fushën e kontributit. Në ceremoninë
zhvilluar në Kongresin Amerikan në
Raimonda Moisiu: Si ndjeheni tashmë mbas këtij dekorimi të lartë nga Kongresi Amerikan si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë”?
Neki Babamusta: Sh.B.A.-ja si vend i Demokracisë funksionale rrezaton për vlerat e çdo njeriu, pavarësisht kombësisë, rracës, prejardhjes apo vlerave fetare.
Çdo person që ia ka kushtuar jetën vlerave njerëzore, paqes dhe demokracisë, për popullin amerikan dhe Qeverinë e saj, je një vlerë e respektuar, dhe në kuptimin metaforik “yll hollivudian”. Edhe përpara kombit tim, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani” janë tepër të nderuar, bazuar në fakte.
E veçanta e dekorimit të dytë (e para dhënë nga kongresmeni Kennedy në 2004) u dha me 4 korrik 2013, ditën e festës së pavarësisë së Sh.B.A.-së, dhe me miratim tepër të përzemërt nga Kryetari i Senatit Amerikan z. Harry Reid.
Natyrisht, ndjesia qe me emocione të jashtëzakonshme. Merita dhe lavdia i takon kombit tim. Si i barabartë në mes të barabartëve ndjehem krenar përkrah falangës qindra-mijëshe të bashkombasve të mi, që punojnë për të njëjtin qëllim. Falenderoj në mënyrë tepër të përzemërt Kongresin Amerikan, senatorin Harry Reid, qeverinë e Sh.B.A.-së me në krye Presidentin e vlerave paqësore në botë Obama.
Raimonda
Moisiu: Për dy fiset tuaja Babamusta dhe Cani ka shumë shkrime dossier në
arkivën e shtetit dhe botime të përditshme. Ç’mund të na thoni për momentet më
të dhimbëshme të këtyre familjeve, burgu, mbi 80 jetë njerëzish të persekutuar
e të pushkatuara. Cili qe kërcënimi që këto fise i sillnin sistemit dikatorial
komunist, në fuqi?
Neki Babamusta: Papa Françeso ka thënë, “shpëtojeni jetën …. është e ardhmja e njerëzimit!” Të vrasësh një njeri është çmenduri, bëhesh mëkatar i përjetshëm. Vetëm dashuria njerëzore e ngroh, e fisnikëron dhe e bën më të begatë jetën dhe më të ngrohtë Universin. Ndonëse shpirti i mëkatarit mbetet në errësirë, mëkatet e tij dalin në shesh.
Nuk kam për ta harruar ditën (në maj 1954) kur u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetëve, të cilët ishin në grindje politike, përçarë nga partia komuniste dhe ishin gati për vëllavrasje politike (lufta e klasave). Njëri grup anonte me Shyqyri Pezën (pushkatuar nga diktatura), bashkëpunëtor me anglezët, ndërsa grupi tjetër anonte nga vëllai i tij Myslim Peza, që përkrahte regjimin vendor. Kam qenë vetëm 17-vjeç, mësues në fshatin Gjysylkonaj, kufi me Pezën. Me shpejtësi u futa në mes dhe thashë me zë të lartë, “para se të vriteni vlla me vlla, qëlloni mbi mua. Vritni mësuesin tuaj.” Me fat u shmang gjakderdhja në mes 35 familjeve (me shumë kurorë) të fshatit. Mbas dy ditësh ftova në shtëpinë time në Kavajë 8 përfaqësuesit e tyre, ku u bë pajtimi i gjaqeve midis dy grupeve.
Në nëntor
1964, gjatë kryrjes së shërbimit tim ushtarak në Elbasan, më kërkuan për të më
rekurtuar në organet e sigurimit të shtetit, për shërbim të jashtëm diplomatik.
Natyrisht refuzova t’i shërbeja regjimit komunist sepse nuk ma lejonte
ndërgjegja të fusja në burgje njerëz të pafajshëm. Refuzimi pati pasoja për të
ardhmen time. Më keqtrajtuan: i tramatizuar u shtrova në spitalin ushtarak të
Elbasanit (nëntor 1964), që në fillim më mohuan të drejtën e studimit (të cilën
e mora me korrespondence si shkollën e mesme dhe universitetin), më pushuan nga
puna, më transferuan në zona të largëta dhe përndoqën familjen time.
Nga
persekutimi komunist të dy fiset patën pasoja të rënda. Mbi 20 vetë të vdekur
nëpër burgje, të burgosur dhe internuar. Vëllain e gruas, Naim Cani, vetëm 21
vjeçar, e shtypën me makinë në orar të punës. Megjithëse familja u interesua
për të gjetur personin dhe shkakun deri në organet e larta të qeverisë së kohës,
heshtën dhe nuk morën asnjë masë ndaj shoferit që kreu vrasjen.
Babi im,
Beqir Babamusta, pësoi një vdekje të dhimbshme. Në vitet e para të çlirimit,
këshilltari i lagjes i bënte presion psikologjik vazhdimisht duke i thënë “unë
jam Enver Hoxha”. Babai vdiq nga ataku në zemër në moshë shumë të re, 68 vjeç.
Edhe vajza ime Ermira, ndonëse mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën tetë-vjeçare dhe konkursin e anglishtes, komisioni i provimit të anglishtes nuk i dha të drejtën për të vazhduar shkollën e mesme. Komisioni vendosi të dërgonte në shkollën e mesme në gjuhët e huaja në Tiranë bijë komunistësh dhe funksionarësh të pushtetit, ndonëse ato nuk fituan pikët minimale në konkurs. Si morëm rezultatin negativ, me ndërhyrjen time dhe të gruas, i kërkova komisionit të përsëritej provimi dhe të korrigjoheshin të gjitha provimet e pjesmarrësit në konkurs para nesh. Një anëtare e komisionit të provimit në një qytet tjetër na lajmëroi se po korigjonin të gjitha provimet duke u bazuar te përgjigjet e provimit të Ermirës, që ishte më i miri. Edhe pse Ermira meritonte pikët më të larta, ia ulën pikën me kërkesë të krytarit të komisionit. Vajza ime, e indinjuar iu drejtua komisionit, “rezultatet e gabuara që dhatë ju do t’i verifikojë shkolla e gjuhëve të huaja në Tiranë dhe Ministria e Arsimit”.
Raimonda
Moisiu:
Neki
Babamusta: Ish Mbreti Zog, për humanizëm dhe inteligjencën që karakterizonte
izraelitët, në 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën që nëpërmjet Kryqit të
Kyq Ndërkombëtar të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u
instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë.
Hitleri
shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në kromateriume (furrat e vdekjes) mbi 6
milion hebrenj. Populli shiqptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi
jetën e mbi 2,000 hebrejve.
Në
Kavajë, ish-sekretari i gjygjit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në
bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (Mësues i
Merituar), arritën të pajisin me pashaporta shqiptare në fazën e parë 178
hebrej.
Në
shtëpinë time, nëpërmjet kushurijve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën
për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy
fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam
si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me to në italisht.
Familja na tregoi që pjestarët e tjerë të familjes izraelite dhe shumicën e
fisit ia kishin vrarë gestapoja hitleriane.
Më ka
mbetur në kujtesë pamja e tyre e trishtuar, sidomos fati i fëmijëve. Trishtimi
i tyre shoqërohej me një buzëqeshje të ëmbël për prindërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta), që i mbajtën të strehuar
për 3 muaj. Gjatë kësaj kohe jetonim me frikën e kontrollit nga ushtarët
gjerman. Gjatë kontrollit ushtarët gjerman vrisnin të gjithë anëtarët e
familjeve që strehonin izraelitë. Edhe pse lagja ishte në dijeni, askush nuk
tregonte. Kur morrëm vesh se në lagje filloi kontrolli nga ushtarët e gestapos,
me shpejtësi e larguam familjen për t’i fshehur në një kasolle bagëtish tek
livadhet, 700 metra larg shtëpisë. Asnjë izraelit në Shqipëri nuk u denoncua te
nazistët as nga qytetarët shqiptar e as nga qeveria shqiptare – një dashamirësi
dhe humanizëm i madh që tregon integritetin dhe karakterin e fortë të popullit
shqiptar.
Pas tre
muajsh, djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta, i paisi me dokumenta dhe familja
izraelite kaluan Adreatikun. Ndarja qe tepër emocionuse me përqafime dhe lot në
sy, i puthnin duart babait dhe nënës time. E konsideronim familjen hebreje si
familjen tonë.
Mihal
Lajkatari për këtë akt heroik që kreu me Mehmet Babamustën (djali i xhaxhait
tim), duke shpëtuar qindra jetë izraelite në shenjë nderimi dhe mirnjohje u
thirr nga qeveria izraelite në Tel Aviv. Atij iu dhurua dekorata e mirnjohjes
dhe emri ndodhet i shënuar në përkujtimoren e Muzeumit Historik në Tel Aviv.
Më
kujtohet se ne fëmijët (unë rreth 7-8 vjeç), bashkë me ushtarët Italian qëronim
misër te hauri (magazina), vendi i strehimit. Për t’ia hekur mërzitjen, babai i
mbante me shaka duke komunikuar në gjuhën italiane dhe i jepte shpresën me
fjalë zemre se së shpejti do të riktheheshin në familjet e tyre.
Më i riu
nga ushtarët, Xhuzepe, me lot në sy përqafonte nënën: “Mia Mama – a do shkojmë
gjallë në shtëpi te prindërit tanë?”
- “
Mbas 2 muajsh qëndrimi, si u pajisën me dokumenta, 6 ushtarët u rikthyen në vendlindje. Pasi arritën, na sollën përgëzime të zemrës sepse shpëtuan pa u kapur nga gestapoja.
Ermira
Babamusta: Babai më tregon që familja izraelite ishte një familje e
mrekullueshme dhe se u trajtuan si mysafirë të nderuar në shtëpinë tonë.
Familja arriti të arratisej para deportimit në kampet e përqendrimit dhe në
emër të Besës shqiptare u strehuan tek ne, gjë që edhe shumë familje të tjera
shqiptare dhanë fjalën e nderit për të mbrojtur mysafirin me jetën e tyre.
Krenohem më këtë traditë të veçantë shqiptare, një normë e lashtë
kulturore-morale që e kanë vetëm shqiptarët dhe sot akoma vazhdon. Është një
kod moral që tregon vlera të jashtëzakonshme të një populli kaq dashamirës,
bujar, besnik, të drejtë dhe human si shqiptarët.
Gjatë
punës time si këshilltare në Këshillin e Kongresit Amerikan të Drejtimit Rinor
(Congressional Youth Leadership Council) kam dërguar mijëra studentë nga bota
tek Muzeumi i Holokaustit në
Raimonda Moisiu: Dy fiset Babamusta dhe Cani janë vlerë kombëtare e historike, kjo falë kontributit të tyre të çmuar e të njohur për patriotizëm, atdhetari, demokraci , paqe dhe bujari, ku familjarisht keni pritur dhe përcjellur shumë figura historike shqiptare dhe ndërkombëtare. Na tregoni më shumë për disa nga personalitetet që keni bashkëpunuar dhe mikpritur?
Neki
Babamusta: Koha i bashkon ose i largon njerëzit. Në Peqin, në pjesën
perëndimore të qytetit, në afërsi të lumit Shkumbin ndodhet një godinë – kullë
dy katëshe (ndërtuar nga Ramazan Cani, gjyshi i gruas, Suzanës) ku në dy pjesë
ballore janë skalitur në gur dy shqiponja, simbol i vatrës patrioke. Te kulla e
Ramazan Canit mblidheshin udhëheqja e partizanëve për problemet e luftës
nacional çlirimtare, që nga fillimi i viteve 1942-44 (më pas u lidhën me
Frontin e Rezistencës).
Në
qershor 1972 , rastësisht erdhi për vizitë një mik i hershëm i Fisit “Cani”, z.
Rexhep Muzhaqi, (mosha 85 vjeçare), bashkëluftëtar me patriotin Ramazan Cani.
Unë isha për vizitë te krushqia, te shtëpia e të fejuarës në Peqin. Z. Rexhep
më shikoi me habi dhe më pyeti: “Nga ç’fis jeni në Kavajë?”
Pasi i
tregova prejardhjen, me lot ndër sy, u ngrit dhe më përqafoi dhe më tha: “Punët
e Zotit!?…Si bashkohen njerëzit!”
Ky plak,
me fisnikëri burrërore prej shqiptari, më tregoi lidhjen e dy fiseve, miqësi
luftarake dhe bashkëpunimin në tregëti. Fliste tepër i emocionuar dhe filloi të
më tregoi ngjarje reale historike nga veprimtaria e çetës kryengritëse të
Ramazan Canit, i cili ishte vetë pjesëtar i çetës së tij. Çeta e Ramazan Canit
luftonte për lirinë e kombit kundër turqëve dhe sërbëve, për mbrojten e
vegjelisë kundër feudalëve edhe për hapjen e shkollave shqipe. Ai krenohej me Ramazanin
sepse familja dhe fisi i tij e kishte shpëtuar prej hasmit.
Në dhomat
e miqëve të dy fiseve kanë pritur me bujari dhe krenari patriotët e Kombit:
Ismail Qemali, Bajram Curri, Avdi Bej Toptani, Aqif Pasha Elbasani, vëllezërit
Myslim dhe Shqyqyri Peza, vëllezërit Biçaku, Avni Rustemi, Mustafa Gjinishi,
Dr. Must Cara, Hamdi Frashëri, vëllezërit Bajram e Qamil Xhani. Gjatë Luftës
Çlirimtare (1941-44) janë pritur partizanë, oficerë të Mbretërisë Angleze,
personalitete politike dhe fetare nga Europa dhe Sh.B.A.-ja, ambasadori i
Anglisë Dr. David Landsman me të shoqen, (me 11 prill 2003), atasheu ushtarak i
Mbretërisë Angleze pranë ambasadës angleze në Tiranë, Mark D. Vickers (2003
& 2004), etj.
Me fillimin e proçese demokratike në vitet 90-të, dyert e dy fiseve u rihapën për të persekutuarit nga diktatura dhe patriotët, për qytetarë të thjeshtë, me të cilët na bashkonte ideali i Demokracisë. Kemi shërbyer si familje strehëdhënëse për shumë studentë amerikanë, zvicerianë, gjermanë, italian, etj, që vinin me programe kulturore ose fetare në Shqipëri.
Raimonda Moisiu: Në 15 mars 1992 Ambasadori i parë amerikan Ryerson me të shoqen erdhën për një miting madhështor në Kavajë, i shoqëruar nga z. Sali Berisha, në hapjen e mitingut për fillimet e demokracisë. Si arritët ju të organizoni pritjen e tyre në Shoqatën tuaj patriotike “Bajram Xhani”. Çfarë biseduat aty?
Neki Babamusta: 4 dhjetor 1922 – 4 dhjetor 2012 është 90 vjetori i Lidhjeve Diplomatike Shqipëri-Amerikë. Në datën 20 dhjetor 2012, tek Zëri i Amerikës me rastin e 90-të vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis ky kombeve, ish-ambasadori amerikan z. William Ryerson ritheksoi përforcimin e demokracisë: “Nëse s’doni që historia të përsëritet, mos e lejoni të përsëritet.”
Lajmi i
ardhjes së ambasadorit të parë amerikan z. Ryerson në Kavajë për një miting në
qytetin anti-komunist me 15 mars 1992, shoqëruar nga ish-shefi i opozitës, Z.
Sali Berisha, u komunikua para 4 ditësh dhe u përhap me shpejtësi.
Nga
Tirana erdhën njoftime që të bëhej kujdes për sigurinë e diplomatit të lartë
amerikan dhe që mitingu të bëhej madhështor. Morëm lajm se nga forcat komuniste
kishte plane për sabotimin e mitingut dhe rrezik jete të personaliteteve te
ftuara. Për siguri shoqta “Bajram Xhani” propozi që mitingu të mos organizohej
tek qendra e qytetit ku ishte ngritur podium për evenimentin, por të zhvillohej
tek ballkoni i poliklinikës së qytetit.
Shoqata
Patriotike “Bajram Xhani” mori masa paraprake për të forcuar sigurinë dhe
suksesin e mitingut, duke angazhuar 100 të persekutuar politik, patriotë,
anëtarë të shoqatës dhe vullnetarë nga populli. U pregaditën 1000 flamuj të
vegjël shqiptar dhe amerikan. Shoqata vendosi roje me turne brenda 24 orëve tek
sheshi i qytetit dhe përpara poliklinikës për të ruajtur objektin dhe
parandaluar incidente. Mitingu u realizua me sukses dhe komploti komunist
dështoi.
Mitingu
me 20,000 pjesmarrës nga qyteti dhe fshatërat e Kavajës u bë madhështor me
parrudhën: “E duam Shqipërinë si Amerika”. Sheshit qëndror të Kavajës, me
propozim të shoqatës patriotike “Bajram Xhani” iu vu emri “Sheshi Amerika”.
Vajza ime
i uroi ambasadorit z. Ryerson
mirseardhjen dhe i dhuroi historikun e Shkollës Amerikane, një vazo të madhe
artistike shqiptare prej bakri dhe një buqetë me lule.
Ambasadori Ryerson si falenderoi familjen dhe vajzën me buzëqeshje të ëmbël iu përgjigj: “Fëmijëve të Shqipërisë me fitoren e Demokracisë do u happen rrugët e dijes dhe shkollimit drejt Sh.B.A.-së.”
Pas
mitingut, u realizua pritja e ambasadorit në Bashkinë e qytetit, ku ishim të
ftuar, bashkë me të persekutuar dhe patriot të tjerë. Dill Cani, (xhaxhai i gruas, ish-nënkryetar i
Frontit të Rezistencës, i persekutuar politik, dënuar 101 vjet burgim) pasi
mbaroi mitingu, u takua me ambasadorin dhe i tha këto fjalë me lot në sy:
“Mbetëm në duart e xhelatit pa përkrahje. Kurrë nuk kam për t’i harruar
torturat e tmerrshme të diktaturës gjatë burgimit tim. Kjo për arsye sepse unë
me kushërinjtë e mi, me miq e patriot në shumë anë të Shqipërisë lidhëm besën
për rrëzimin e komunizmit në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan.”
Gjatë viteve 1991-96 Uashingtoni i dhuroi Shqipërisë $236 milion ndihmë ekonomike, duke e bërë donatorin e dytë më të madh ekonomik për Shqipërinë, pas Italisë.
Raimonda Moisiu: Në shtëpinë tuaj me 11 prill 2003 ka ardhur për vizitë miqësore ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. David Landsman bashkë me të shoqen. Cili ishte mesazhi i përbashkët i kësaj experiencë miqësore e mbresëlënëse?
Neki
Babamusta: Në mes të marsit 2003 ambasadori Landsman u thirr për një
bashkëbisedim në emisionin TV shqiptar. Ambasadori anglez ndër të tjera
përgëzoi familjen Babamusta në emër të qeverisë angleze për miqësinë dhe
vazhdimësinë e mbështetjes midis dy kombeve tona.
Me 11
prill 2003 ambasadori anglez bashkë me të shoqen na nderoi me një vizitë të
veçantë miqësie tek shtëpia jonë. Ambasadori na komunikoi mesazhin e urimit në
emër të qeverisë angleze për vazhdimësinë dhe forcimin e marrëdhënive prej një
kohe të gjatë midis Angli-Shqipëri.
Pritja me bujari, siç e kemi zakon ne shqiptarët i bëri shumë përshtypje ambasadorit dhe gruas së tij. Gjatë bisedës folëm për mundësinë e turizmit dhe investimit në Shqipëri nga qeveria angleze në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Gjithashtu i shfaqa mendimin ambasadorit për bashkëpunim, për të binjakëzuar Kavajën me Londrën. Ambasadori shprehu dëshirën dhe interesin për të restauruar kalanë e hershme të Turrës, pranë fshashit ‘Domën’, buzë Adriatikut.
Raimonda Moisiu: Gjatë luftës nacional çlirimtare cili ka qenë kontributi i familjeve tuaja? Cili qe qëllimi i shoqatës patriotike kombëtare “Bajram Xhani” themeluar në 1991?
Neki Babamusta: Luftën kundër pushtuesve italo-gjerman Kavaja, si gjithë populli shqiptar e pagoi shtrenjtë. Në zonën e Kavajës, (Pezë) vepronte Brigada 22.S, me komandant Sali Verdha, me mbi 1,000 forca partizane. Pas çlirimit të Shqipërisë kjo Brigada 22.S mori pjesë edhe në çlirimin e Kosovës nga nazistët gjerman duke iu kundërvunë edhe manovrave dredharake të pushtuesve serb (janar deri në vjeshtën e v. 1945).
Për lirine e kombit Kavaja dha 88 dëshmorë dhe 14 luftëtarë u zhdukën në kombet e përqendrimit. Njëkohësisht në Kavajë vepronin edhe çetat nacionaliste të komandura nga Mehmet dhe Nazim Olltuni, Alush Gjoci, Ram Habili, etj, me afro 900 luftëtarë (1941-44). Çetat e Kavajës kordinonin veprimet luftarake me udhëheqësit e nacionlizmit shqiptar si Mithat Frashëri (kryetar/themelues i Ballit Kombëtar) dhe Abaz Ermeni (udhëheqës), dhe me çetat e Safet Butka, Nano Gjoni (Balli Kombëtar), etj, dhe në veri me çetën lutarake të Abaz Kupit (Legalitetit). Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin partitë e para nacionaliste që me 2 gusht 1943, në Konferencën e Mukjes u tradhtuan nga Partia Komuniste, duke prishur Frontin Nacional Çlirimtar (Fronti u nënshkrua në 16 shtator 1942 në Konferencën e Pezës).
Në zonën e Kavajës diktatura komuniste pushkatoi 50 nacionalistë, si dhe provuan burgjet dhe u tortuan 153 nacionalistë.
Qëllimi i Shoqatës Patriotike “Bajram Xhani” - Kavajë: Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” u themelua në Kavajë në fund të vitit 1991. Bashkërisht themeluam shoqatën me një grup shokësh, të persekutuarish dhe patriotësh si Bashkim Kadiu, Must Cara, Bardh Cara, Ramazan Babamusta, Sami Karkini, Fiqeret Hylviu, Dash dhe Fatos Xhani, Tim Gjoci, Ramazan Hushi, Harallam Bidoshi, etj.
Shoqata, në programin e saj kishte këto qëllime kryesore: demaskimin nëpërmjet fakteve të periudhës së egër të komunizmit; hulumtimin dhe rivlerësimin e figurave patriotike, të lëna në harresë nga diktatura; vlerësimin e të persekutuarve politik dhe plotësimin e kërkesave të tyre legjitime; vlerësimin e figurave demokratike në krye të protestave anti-komuniste; vlerësimin e figurave në tërë fusha të jetës mohuar nga diktatura; sensibilizimi dhe përkrahjen për luftën heroike të Kosovës dhe mbrojten e të drejtave të gjithë shqiptarëve që banonin në trojet e tyre shekullore; vlerësimin e figurave patriotike për arsimin tone kombëtar; ngjarje dhe fakte të reja për momente kulmore të histories sonë kombëtare duke përfshirë dhe luftën çlirimtare; forcimin e miqësisë me perëndimin, në rradhë të parë me Sh.B.A.-në, Angli, Gjermani, etj.
Nëpërmjet simpoziumeve historike organizuar nga shoqata “Bajram Xhani” u evidentuan ngjarje të rëndësishme historike, figura kombëtare dhe vlerat e larta progesiste të partive të vjetra me platformë kombëtare si “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”. Veprimtaria e shoqatës “Bajram Xhani” vazhdoi nga 1991-2004.
Raimonda Moisiu: Cili është bashkëpunimi juaj me Diasporën shqiptare? Cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vëndin tonë?
Neki Babamusta: Në vitin 1999 dhe 2003 vazhduam punën në Sh.B.A. Në Amerikë, si familje patëm përkrahje të jashtëzakonshme nga populli amerikan, nga kongresmenë dhe senatorë të Sh.B.A.-së, si senator Tom Harkin, kongresmeni John Kline, etj. Vlerat tepër të larta të demokracisë amerikane, qenë motiv për vazhdimin e punës tonë.
Në Detroit, Sh.B.A., ku jetuam për një vit familjarisht, u lidhëm me radion shqiptare-amerikane Alba (1999). Nëpërmjet radios përhapëm vlerat demokratike të kombit tonë, të martirëve të Demokracisë, për luftën heroike të vëllezërve të Kosovës ndaj genocidit serb. Në Shtetet e Bashkuara ne mësuam solidaritetin ndaj kombit shqiptar dhe ndihmën që populli amerikan i ka dhënë dhe vazhdon t’i japi atij.
Me përkrahjen direkte të Sh.B.A.-së, të ish-presidentit Geroge Bush, si pasojë e ndryshimeve positive Shqipëria u fut në Nato, u hoqën viza, etj. Gjatë viteve të tranzicionit, klasa politike shqiptare dhe populli shiqptar me mençurinë dhe kulturën e tij demokratike ka hapur rrugën shumë shpejt për të fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo sepse me burimet ekonomike dhe vlerat politike meriton të futet në BE sa më shpejt.
Raimonda Moisiu: Mesazhi juaj për ardhmërinë e Kosovës, Çamërisë dhe kombit shqiptar.
Neki
Babamusta: Populli heroik dhe liridashës i Kosovës, me kryeministrin Hashim
Thaçi, brenda një periudhe të shkurtër eleminoi plagat e luftës dhe ekonomia
është futur në rrugën e progresit. Për këto merita Bashkimi Evropian duhet që
Kosovës t’ia heqi vizat për dalje të lirë në Evropë dhe të hapë sa më shpejt
dritën jeshile për integrimin në BE.
Marrëveshja
e 19 prillit 2013 klasa politike e Kosovës, populli dhe qeveria e saj i treguan
botës dhe Perëndimit se shqiptarët e Kosovës, ndonëse viktima e agresionit
serb, dijnë të falin për hir të paqes dhe fqinjësisë së mirë midis Serbisë,
Kosovës dhe rajonit.
Shqiptarët
që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni, të bashkuar, duhet të këmbëngulin për
zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (gusht 2001) dhe të ndihen të zotët e vatrave
të tyre.
Për
shqiptarët e Çamërisë (krahinë etnike e kombit shqiptar), t’u njihen
ndërkombtarisht të drejtat e tyre njerëzore dhe humane, t’u rikthehet pasuria e
të parëve, ti jepet e drejta për të vizituar trojet e tyre stërgjyshore.
Mbështetur
në marrëveshjet ndërkombëtare shqiptarët në Mal të Zi dhe në luginën e
Preshevës duhet t’u jepen të gjitha të drejtat, ashtu siç iu është dhëna
pakicave serbe në Mitrovicë.
Kombi
shqiptar duhet të ndjeki rrugën e Rilindasve për të ruajtuar gjuhën, zakonet,
traditat, identitetin kombëtar, që të mos asimilohemi. Sot në trojet shqiptare
jetojnë mbi 10-12 milion shqiptarë. Luftërat na vranë, na çfarosën – duhet të
ishim sot një komb me populli pres 30 milionësh.
Duhet që
klasa politike e kombit tonë të punojë për një zhvillim sa më të shpejtë
ekonomik që të zhdukë një herë e përgjithmonë plagën e emigracionit, sepse sot
në botë nga 45 milion refugjatë, 3 milion janë shqiptarë.
Bashkimi kombëtar kjo ëndërr e Rilindasve duhet të futet në gjakun e çdo shqiptari. Sot kushtet e brendshme dhe ndërkombëtare nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë sepse rrezikon prishjen e ekuilibrit në Ballkan. Parim madhor për kombin tonë është integrimi për në Bashkimin Evropian.