Kulturë
Shaban Cakolli: Ndërron jetë poeti Fehmi Korça
E premte, 30.08.2013, 08:20 PM
KA NDËRRUAR JETË VEPRIMTARI DHE POETI YNË NË MËRGIM FEHMI KORÇA
Shkruan: Shaban Cakolli
Kurbeti
kjo bukë e hidhur,për shqiptarët mbetet dhimbja më e madhe kombëtare.Atdhetarët
shqiptarë të përndjekur nga dhuna e
hekurt pushtuese,qenë detyruar të braktisin trojet e tyre dhe të strehohen
nëpër vende të ndryshme të Europës,por asnjëherë nuk e kanë rreshtur punën për
ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata edhe me pushkë edhe me penë kanë luftuar për
të mirën e mëmëdheut.Jetë e hidhur në mërgim,
atje ku
njeriu dergjet me mallin për atdhe.Shumë njerëz kanë vdekur me mallin e
atdheut,në kohën kur kryevrasësi sërb nuk i linte as të vdekur të i bënin varr
në tokat e tyre.Edhe pas çlirimit,shqiptarët e mërguar
janë
kthye në vendlindje,kanë shuar pak mallin,por malli për atdhe gjithnjë i
gërryan mërgimtarët.Jetës nuk i
dihet,ajo është si hije,sot për nesër.Njeriu sonte mund të bie në gjumë,nesër
të mos zgjohet.
Jetës nuk
i dihet,të vjetrit nga përvoja kanë thënë"Vdekjen e kemi më afër se
këmishen në trup",unë them se është më mirë që nuk e dijmë kur e kemi
vdekjen.Vdekja sikur po ngatërron rendet nganjëherë,ajo
po na i
ha poetët,për pak kohë na i mori:Shkrelin,Podrimen,Ibrahim Ibishin,Adem
Berishën,Ferit Ramadanin,na i mori në kohën më të mirë,i qajtëm nga dhimbja,i
përkujtuam në shumë forma,kujtesën për ta
nuk e shuam
dhe për ne mbeten të pavdekshëm.Dje morëm lajmin e dhimbshëm se në Gjermani
vdiq bashkëvendasi im,veprimtari i
shquar kombëtar,poeti jonë i madh Fehmi Korça.Thjesht e papritur,ishte i ri
vetëm 43
vjeçar,i shëndoshë në vlugun e jetës,punës e aktiviteteve,por vdiq nga një sulm
në zemër.Vdekja nuk pyet,njeriu është i pafuqishëm ndaj fenomenit të vdekjes.Ky lajm i kobshëm ishte bombë në
zemrën
time,qava
sa munda,duhej të më dilnin lotët,ndryshe nuk mund i mbaja
në thellësinë e shpirtit.Njeriu rrugëton me vdekjen,por mërgimtarët
vdesin dy herë,njëherë në kurbet,e së dyti kur i kthejnë të i varrosin
ndër
varret e të parëve.Kjo është dhimbje,e cila nuk do të na liroj kujtesën e
pikëllimit për te.Fehmi Korça ishte mik i madh,i dashur,i urtër,poet i
madh,bashkëpunonte me ne në LSHAKSH në Gjermani,e kanë dashur
gjithë
miqët,poetët,gjithë mërgimtarët.Sot shumë mërgimtarë,shumë poet,në faqe
interneti shprehen ngushëllime për te,shumë telefonata me zëra të përvajshëm na
shprehen ngushëllim qetësimi.
Nuk është
në mundësinë tonë të bëjmë tjetër,do e qajmë,do e përkujtojmë,do të ia
shfletojmë e botojmë veprat,do të mbetët gjithnjë i paharruar për ne,kurse e
jona është për familjarët e tij të shprehim:
Ngushëllim
Shumë e
nderuara familja Korça,
Humbja e
të dashurit tuaj Fehmiut është e
madhe,por krenaria që lindët dhe rritët këtë veprimtarë,intelegjent dhe poet
duhet të jetë më e madhe.Ne jemi të bindur se ju do të bëheni të fortë,dhimbjet
të i ndajmë
dhe
përballojmë së bashku.Unë personalisht,shoqëria e jonë e mërgimit,LSHAKSH në
Gjermani,shprehim ngushëllimet nga zemra,juve familja e çmuar Korça,farefisit
tuaj,shokëve,miqëve,mërgimtarëve
që e
njohën,letrarëve e poetëve,si dhe urojmë që nga gjiri i familjes suaj të dalin
edhe qindra-mijëra djem,si ishte veprimtari,poeti e intelektuali Fehmi Korça.
I nderuar
dhe i kujtuar për jetë do të mbetet emri i veprimtarit dhe poetit Fehmi Korça,në mërgatën shqiptare dhe kudo në
trojet tona.
Fehmi
Korça i lindur më vitin 1969 në fshatin Gminëc Komuna e Dardanes (ish-Kamenica
e Kosovës) Shkollën fillore dhe ate të mesmën e mbaroi në Gjilan,ish-Student i
fakultetit filozofikë dega Gjuhë letërsi shqipe në Prishtinë në vitin
1989-1991. I emigruar në Gjermani në vitin 1991.Në Gjermani për pos që ndjeki
kursin intensiv të gjuhës gjermane 1992-1993 ,është i kulifikuar
ndërkombëtarisht në siguri të lart dhe
punon në Bazën Amerikane.Për momentin është duke i ndjekur studimet në Kosovë
dega drejtimi Juridik semestri i -IV-.I martuar babai i dy fëmijve.
Me
shkrime mirret që nga bankat e shkollës fillore kurse më vitin 1996 në Gjermani
shkroi dramën "Plisi në shtizë " se cilës i bëri edhe regjin dhe u
luajt në disa qytete të Gjermanisë . Më vitin 2011 në Tiranë botoi vëllimin
poetik "Nuk jam larg" nga muaji shtatorë i këti viti pritet të dalë
për botim edhe vëllimi i dytë poetik në Tiranë.
1. Në
ikje pa kthim
Diku u
tret mendimi yt,
në ikjen
pa kthim.
Vonesat i
përqafove prore.
Mungesa
në dasma
Aty, ku
shtrohej buka e misrit.
... Aty,
ku kërcehej vallja.
Aty, ku
me gjogun tënd,
more
gjithmonë “mahramen ”
Na
harrove ?
Poret e
jetës ishin degdisur.
Nuk i
kuptove lajkat gjarpërore,
theve
kristalet në galerinë tënde.
Ike,diku
në harresën e kohës,
ku rritet
cdo stinë pa shpresa.
Këpute
lulen e blirit
dhe more
me vete ëndrrën.
Shpresat
le nën oxhakun e gjyshit,
trashëgim
brezash.
Fyellin,armën
e mallit
nën
sqetull fute.
Lokja nuk
të pa,do ta mbyste loti…
-Do t´i
bie në pyllin e panjohur !-the
atje ku
perëndon,jo vetëm dielli.
Atje, ku
perëndon gjithcka
dhe lind
malli.
2. Dua
Dua !
Dua këngë
për Flamur.
Dua
melodi.
Dua kohën
që erdhi,
bashkimin
me Ty.
Dua
ëndrra të më ofrojnë,
atje ku
këmba nuk shkel.
Të zgjasë
në përjetësi
bashkimi
me Ty.
Dua kohës
t´i kthehen akrepat
Dua
aromën pranverore
Dua të
bredh kryeqytetit
Dua t´i
përulem Gjergjit.
Dua
bashkimin me Ty,
Mëma ime
Shqipëri !
3. Plisi
Plisi në
shtizë
skëterrë,bubullimë
Mjerë për
ne,mjerë për Atdhe!
Të
degdisur në gjashtë degë,
të
poshtëruar nga të tjerë.
Njëri jam
nga Lugina,
tjetri
nga Janina,
nga
Tivari e Tetova,
tjetri
nga Kosova.
Nuk
ndjejnë për fis,as për farë.
Sot
shqipëtari është i përcarë.
Kënga e
burrit është vaji.
Mjerë për
ne mejrë për Atdhe !
Lëkura
jonë është bërë gëzof,
shegertët
e huaj presin si të duan.
Mjerë për
ne,mjerë për Atdhe !
Njëri
thotë kam terleme,
njëri
kësulë e tjetri plis,
por të
gjithë janë shqipëtar nga një fis.
Mjerë për
ne,mjerë për Atdhe !
Ulërini e
vajtoni !
Dje
shqiptari i katandisur,
sot
shqiptari i degdisur,
nesër
shqiptari i copëtuar,
edhe
gjuhën ka për ta harruar…
Mjerër
për ne,mjerë për Atdhe !
Plisi në
shtizë prapë ka mbetur !
Deri kur
?!
4. Lindja
Skalita
fjalën e përbotshme
Rrënjët
peshojnë më tepër
se cdo
lis në mal.
Vdekjen
mos e thirr !
Do vij
sikur lindja.
Lindja
ime ishte rastësi,apo dëshirë ?
Heshtje,predikim
etik mbi moralin.
Kur më
solli lejleku ishe e gëzuar,
apo
thoshe:Ah,edhe kjo barrë !
Djall o
punë si të flas ? Prapë heshtje ?
Nga të
gjej të vërtetën,ku fshihet vallë ?!
Në
sirtarin e ëndrrave të gjyshes sime,
koha
plagët shëron.
Ikje në
kortezhin e përmotshëm.
Ku mbetem
unë,
tek
fillimi apo fundi
i
episodit jetë ?!
Më gjëmon
fjala e nënës në shpirt:
Lindja ka
kuptim vetëm në tokën e lirë,
në prag e
në sofër,bir !
5. Poeti
(Poetit
dhe dëshmorit të Kombit-Agim Ramadanit-Katana )
Ti që u
rropate me hijen
pa ngjyrë
pa shije,
i dhe
ngjyra jetës
solle
dhuratë
margaritarë,
lule
zambaku
ujitur
nga Drini i Bardhë.
Ti që
shpalose histroinë,
palë më
palë,
thure
vargje,
nga ty
mësuam fjalën:Nënë.
Ti,poet.
Ti që nuk
e ndale penën
edhe kur
të privuan.
Të
anatemuan në cdo skutë
në
dallgët dhe furtunat e jetës.
Ti që i
këndove atdheut
me
ndjesin e zemrës.
Ti,
kandil i ndezur në horizont
Ti,
pishtar në histori.
Atdhemëmëdheut
i dhe shpirt !
6. Marsi
i thyer
Rropollimë
e ditve të thyera.
Katrahurë
e netëve të errëta.
Katandisje
aritmetike
Në mortin
e marsit të thyer.
Zhurmë,shumë
zhurmë,
Dritë
,shumë dritë
Errësir,sa
shumë errësirë
në këtë
hapësirë!
Kontrast
monoton i koloriteve
në marsin
e thyer.
Vërvitet
koha e humbur,
rilind
dhe prapë vdes shpresa,
kthehet
kujetsa.
Ndero dhe
kujto!
Mos rënko
as në marsin e thyer !
Pranvera
do të trokasë sërish.
7.
Ndërgjegja
Gjarpri
kafshon,lëndon,helmon.
Nga
lëkura e tij më lirove,
të falem
përjetë o mik!
Gjarpri
befason,shokon,bishtron.
Nga
lëkura e trashur përjtësisht
më
lirove,të falem,or mik!
Gjarpri
gëlltit,emër të trishtuar ka.
Të falem
o Perëndi,më shpëtove
nga
lëkura e gjarprit,
mbeta
prapë NJERI!
Edhe
gjuhën e helmuar largove
Të pacim
për jetë,or mik!
Tik-taku
i orës dymbëdhjetë pa pesë.
U kumtua
lajmi se kryegjarpri vdiq.
Lum Lumi
a ke
patur gëzim më të madh ?
dhe hoqëm
lëkurën e gjarprit.
Tani më
lejo or mik,të lundroj,
në barkën
e ndërgjegjes sime,
në
ujëvarën e lotëve të popullit tim.
Të
lutem,më lejo ta thërras kohën e humbur!
Do t´i
pranoj edhe fyerjet.
E di
dikujt nuk do t´i pëlqejë.
Të
lutem,t´i hapi vetëm dosjen e X-it dhe Y-nit.
E di
!Kundërmon erë e pistë,
e
ndrydhur ndër shekuj.
Të
lutem,të gjitha masat janë marrë,
nuk do të
ketë epidemi apo virus!
Thonë se
gjarpri shtatë lëkura ndërron,
dhe prapë
gjarpër mbetet !
8. Vetëm
ti
Ti je
rreze dielli,
fllad
pranveror.
Engjëll,
je
flakadan me kurorë.
Je
zemër,të kam xhan,
dua të të
kem sa më pranë.
Je agimi
i mëngjeseve
zjarri i
dashurisë
që shuan
furtunat
dimirit
me acar.
Je
Borëbardha e ëndrrave të mia,
të kam
xhan!
Je
romancë nën dritën e qirinjve,
kitara
për ty thur melodi.
Rrugëtimi
im i zemrës,
më je ti.
Në udhën
e kurorave,
je oqean
i pashtershëm
me plot
dashuri!
9.
Potreti
Kërkon
hijen time lakuriq në potret.
Nuk dua
paragjykime!
Lajthitjet
e tua i dua,
kur
fshehurazi më shikon
në
potretin tim nudo.
Nuk je
mëkatare.
Shijoje
në qetësi!
Jam
piktori e dashur!
Ngrihu
nga ky ankth.
Potreti
im është këtu
Kontrast
koloritesh,ankthi,vepra-
Demonët
fillojnë vallen,
mbeta
farisht pa mbulojë.
Jeta
rropatet hileqare,
djallëzit
me ferexhe të zezë
Mëkatar i
shekullit të ri jam unë apo ti ?
Potreti
im ka shije
Potreti
yt ka hije të dyfishtë.
Je zog në
kafaz.
Je
pranverë e vonuar në këtë botë.
Kalendar
i vjetër ke mbetur.
Mos
mallko të tjerët sikur veten…
Sikur
jemi të bastarduar dhe jemi t´pafe.
Sikur
bota të përmbyset,e sikur…
Ti do
jesh xhelate e t´pafeve.
Kërko
ndjesë!
Nëna në
këtë botë,
nuk ta
mbuloi as nurin,as lakuriqësin.
Mëkatare
je,kur ndjell urrejtej
për të
tjerët që mendojnë ndryshe nga ti.
Thuaj dhe
shkruaj:
Bota
paska dy hije,dy fytyra,dy ngjyra,
paska dy
djallëzi,dy mëkatarë bardhezi.
Batica
dhe zbatica-formula e jetës.
Këdoji së
bukurës,shijoje,
kjo është
vlera e Universit.
Preke
realitetin lakuriq,jo lugatin e zi.
Mallkimi
i gjyshes përjetësisht të mbolli zi
ferexhe
dhe saf në kokë ?
Edhe ajo
lindi lakuriq.
Lakuriq
shkoi në amëshim…
Ndjesë
pastë!Amin!
MOS MË
TRAZO
Hyra
këmbëzbathur në pafundësi ,
zgjata
dorën ta shpëtoj,më refuzoi
ose
kishte mëri djaloshare,
ose
kishte vendosur fundin
katrahura
jetësore.
Të
lutem,mik!
Mos më
trazo plagën
në
metropolin e gjenezës sime,
më kurse,
të paktën në këtë moment!
Mos kërko
zanafillën e dhimbjes,
diku,në
harresë të kohës është përvjedhur.
Mos!Thinjat
e flokut tim nuk përcaktojnë kohën,moshën,as intelektin.
Mos!Mos
më ngatrro me"Plakun dhe Detin",jam enigmë në vete,jam ai që jam.
Do të
mbetem kështu edhe nëse vdes.
Kështu si
jam,me çmimin që do ta paguajmë të gjithë .
Mos me
vete do t'i marr të gjitha nga kjo botë,
hidhërimet
dhe gëzimet e pakta?
Nuk dua
paragjykime,qofsha i harruar për jetë!
Hyra edhe
atje,ku nuk dija ç'ka më priste,
rezunoja
një pritje të pakuptimtë,për pos natës,dita sikur mungonte,
lugetërit
vallën kishin filluar
dhe
prtnin nuse pa dhëndërr
Hyra,po
pse hyra?!
Të prek
realitetin në palcë të njeriut.
Fehmi
Korça
Poezi nga
vëllimi poetik-Nuk kam larg-2011-Tiranë
AKREPI
ECI
Akrepi
përbiu heshtjen
Eci
tik-tak...
Me ritmin
e kohës
Ti erdhe
me pelerin të mëndafsht
Zbrite në
ëndrrën time të lodhur
Sa më
rinove
--
Zbrite në
ujvarën e trazuar
Erdhe,në
natën ku yjet
dukeshin
në horizont
Sa ëndërr
e bukur është kjo
--
Erdhe,kur
ndjesia ime ishte vyshkur
E ndjeva
aromën tënde
e vetmja
që nuk ndryshoi
Aromën e
nuhata gjatë
Sa kam
mallë
--
Erdhe,kur
vitet po përpëliten
me akrepi
e mbrapsht
E akrepi
i pëshpëriti jetës:
Të
ecim,tik-tak...
Koha nuk
pret...!?
--
Kot e
përsërit refrenin e këngës së vjetër
Refrenin
fute në sirtar
le të
mbetet kujtim i orëve të rinisë
Nëse ke
mallë,më tha...!?
--
Tani kur
erdhe,akrepi mbrapsht lëvizi
e vitet i
përbiu heshtja
ëndrra na
degëdisi pa fat
E akrepi ecë rënd,me tik-tak..