E shtune, 14.09.2024, 06:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Statue que e një poeti

E diele, 01.09.2013, 10:49 AM


Statue  que  e një poeti *

 

Nga Përparim Hysi

 

Shoh një femër dhe them: "imja?!"

Si të jem ende i ri

Për nga mosha: burrë me thinja

Por nga mëndja: "axhami"

 

Të jetë huq apo të jetë ves

Ves është, them, patjetër

Ku s'më qasin, kërkoj "pjesë"

Sa harroj që jam i vjetër.

 

Jam i vjetër?!!! Kush e thotë ?

Mua  më rri sahati tetë

Shoh një femër ( s'duroj dot !!!)

Them : e "imja" do të jetë !!!

 

Ç'jam? Don Zhuan apo Kazanov ?

Asnjë çikë me ta nuk ngjaj

Lerë e rritur në Petovë  **

Porse mallin hiç s'e mbaj.

 

Unë për femrat kam respekt

Për secilën bëhem fli

Jam poet dhe pak sherret

Bëj humor me poezi.

 

Se humori më mban gjallë

Më heq vite përmbi supe

Unë kam nder e s'jam rrënjëdalë:

Pleqërisë të mbushem turpe.

 

Kush vargjet do lexojë

Mos më kap mua nga veshi

Nuk kam faj, në dashuroj

Kush  s'më do, do më përqeshi.

 

As kurkush mos më bëj gjyq

Në se  jam  pak plak i çartur

Veten e kam vënë në kryq

Nuk pendohem për ç'kam shkruajtur.

 

* poezinë ta konsideroni si çlodhëse

** Petova- fshat në Fier ku kam lindur dhe jam  rritur.

Tiranë, 30 gusht 2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora