Kulturë
Poezi nga Esat Loshaj
E diele, 01.09.2013, 03:37 PM
ESAT
LOSHAJ
KËNGË RAPSODIE
Këngët ne
na mbajtën gjallë,
i
këndojmë dhe na zgjojnë mall,
na
dëshmojnë historinë
e atdheut
tonë, mbrojtur me gjak,
ku i ka
rrënjët ky flamur
ku flet
çdo gur e çdo prag.
Njohëm
trima atdhetarë,
me shpirt
e zemër shqiptarë,
që u
përpoqën për lirinë,
gjuhën
tonë të mos e shuajnë
ata që në
shpirt kishin lakminë.
U bënë
luftërat ditë e natë,
guximtarë,
lulezambakë,
asnjëherë
s’u përkulët,
qëndruat
kryelartë, si bajrak!
Nuk jeni
vrar’ e as keni vdekur,
jetoni
prore në zemrat tona,
për ju
kënga, jo, nuk ndalet,
këndojnë
fushat, tunden malet,
Shekujve
ne ju kujtojmë
Në
qiellin tonë kaltrosh pa re,
Gjeneratat
sot festojnë,
lidhur në
valle gjithë hare.
Ju kështu
ua deshi zemra,
të
bashkuar gjithë Shqipërinë,
as të
madhe e as të vogël,
veç sa e
kishim Ilirinë.
MOLLA E KUQE
Që kur
isha fëmijë i mitur atëherë ,
një Molle
të Kuqe ia ndieja erën
e s’mund
ta ndalonte asnjë kufi:
Qafa e
Thanës, Hani i Elezit e Çakorrit,
Kapshtica,
Verbnica, Morina,
Maja e
Sharrit, Qafë e Prushit.
E vinin
para syve, male, kodra, lumenj,
Gjeravica,
Luboteni, Shkëlzeni,
me
cicërima zogjsh, përplot begati.
Kisha
dëgjuar fjalë si valët,
për
Vjosën, Ibrin, Drinin e Bardhë,
me dorë
më bëhej t’i prekja,
Mirushën,
Sitnicën, Llapin, Moravën.
E hatri i
mbetej Qafës së Prushit,
Diellit,
Rugovës, Dasmorëve.
Sikur
hëna e dielli nuk ishin me ne
thonin
Patrikana e Pejës,
Manastiri
i Deçanit,
Kodrës së
Trimave, as Verrave të Llukës
Ulpiana,
Dardania, Tavniku
sikur
patën Fatin e Urës së Manastirit,
Shkëmbit
t’Kavajës, Urës së Shenjtë e Rozafatit.
E laheshin
me Liqenet e Lurës,
Bistricën
e Pejës, Prizrenin, Valbonën,Plavën,
etja
shuhej te Krojet e Ali Pashës.
Çokalica
e vogël meditonte sikur të isha
unë
Ereniku, hiç më e madhe,
Brezovicë,
Kopaonik, Çiçavicë,
Korab,
Tabe, Kapeshnicë e Janinë
do t’i
ushqeja te Konaku i Tahir Begut,
Taphane e
Çabrat me valle te Hani i Maxhupit,
Bujanoc,
Medvegjë, Preshevë, banjo për t’i
Shqipëri,
Kosovë, Çamëri, Maqedoni,
dhe
anembanë botës ku ka shqiptarë,
janë
qëndresa të gjakut tim
ku
shqipja dhe kultura
ndrijnë
të pastër porsi ar.
KURRË
Këngë jam
bërë
e dy duar
për Ty
nyje i
kam lidhur,
burrash e
burrërishte
bëmë
muhabetin
nën hijen
e blirit.
Kur pranë
ke shokun,
çka të
duhet hija,
më thoni
mos
hezitoni …!
ATY
Aty ku
unë kam folenë,
ka plot
shkronja gjaku,
emrat
tanë janë
qëndresë
e këtij pragu.
Në
ngjyrat e flamurit,
të parët
tanë janë tretur
mbi gurin
e varrit
një pikë
loti
borxh më
ka mbetur.
Këngë e
vaje
s’janë
raje,
e pse
prej një goje dalin,
zemër e
shpirt i fala
moteve në
vijim,
i tëri
jam kënga
me Gjergj
Elez Alinë.
Yll i qiellit kaltërosh,
endur në
vek të qyqes,
përzier
me pajën e nuses zanë,
qëndisur
si diell e hënë..!
SHI ME
DIELL
Në të
njëjtën kohë,
shi me
diell, diell me shi,
edhe keq,
edhe mirë,
e bardha,
e zeza,
e zeza, e
bardha,
dyfish,
mirë dyfish keq.
ylber
mrekulli.
Planeti
ynë u stërkeq,
pleqtë u
bënë të rinj
e të
rinjtë u bënë pleq.
Gjithmonë
Zi,
gjithmonë
bardhë,
kurrë
trualli ynë
s’u thur
me gardh.
Të trashë
e të hollë jetimët,
të hollë
e të trashë të kamurit,
ec tani e
bjeri n’fije,
kur
qengji t’na bëhet dash
e burri
deledash,
se
sot nuk po dihet
a është
djalë, a kukull vajzë.
Sterkeqja “mike” ndër ne
ajo as
nuk pushon,
as nuk
mungon,
keq e më
keq
gjer në
stërkeqje
ajo
punon…!
PROTESTË
Në një
rrahje zemre,
shtatë
ngjyrat e ylberit,
miliona
guxime
për
dritën që çan terrin.
Protestoj
për
flamur drejtësie,
për
rrugën e tradhëtisë,
numër pa
kufi,
katet e
çmendurisë.
Hyrje dinake,
numër
katil,
fjala në
fyt s’më është zënë.
Më
dëgjove Evropë,
mos bëzaj
po deshe,
Krushqit
e paqes thërrasin:
-Tokai me
gjelbëroshe,
është
Tempull’ i Diturisë.
E pe me sy flamurin tim,
flamurin
e fituar
me gjak
në emër të Lirisë…!