E diele, 08.09.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Nënën ma quajnë Irini

E hene, 02.09.2013, 06:49 PM


Albert ZHOLI

BABANË  NUK  E  NJOH , NËNËN MA  QUAJNË  IRINI

Ajo  hyri    lokal e  ndrojtur. Njerëz  nuk  kishte shumë, por  asaj  iu  duk  sikur  nga  të gjithë  tavolinat, me  dhjetëra  sy  u  sulën  mbi  trupin   e saj .Sikur    gjithë  fshatarët  e saj    ishin  ulur në  ato  tavolina  e  ta  shihnin  njëherësh, ajo do të skuqej  e turpëruar, e  jo  ata njerëz    panjohur, nga një vend  tjetër  e    flisnin  gjuhë  tjetër ... Edhe shikimin  tjetër  do  e  kishin, shikim  djegës, që  ajo  e ndjente  në të  gjithë  poret  e  trupit,  edhe  aty  ku ata   nuk  mund  ta  shihnin   dot...

  Athinë  nuk  kishte  shumë  kohë    kishte  ardhur. Me  familjen e dajos. Në fshat  kishte  lënë  nënën, që e donte  aq  shumë ... Ishte  njëzetë  vjece  dhe s’qe  shqitur  kurrë  nga  gjiri  i  saj. E kishte  nënë, shoqe, motër...Gjithshka    donte  zemra  e  saj, ajo  ishte ... Ishte  vera  e  vitit  1991.Viti i       Ikjes së Madhe, ku  njerëzit iknin  e harronin    kthenin  kokën  prapa...Iknin, pas ëndrrës  pa  ditur  se  ku  dhe kokën nuk  e kthenin  prapa  nga dhimbja  e  frikëshme, që të  shtyn    ikësh  e  njëherësh    mbërthen  në vend e    ngrin  si me  magji...

-         Ikë vajzë, me  dajon  tënd  do    ikësh ...jeta    kërkon    ikësh ... Je  goxha  vajzë  tashti … Të  rrita  sic  doja  e si  munda …Të  gjitha  I  ke  me  vete, bukurinë  e mencurinë, urtësinë  e vajzërinë …Jetës  merri  dhe gjëra    tjera, por  këto  mos  I  humb  kurrë!...

-         Eja  dhe  ti  mama, si  mund    kem  pa  ty ?! Ti  si  mund    jesh  pa  mua?!...

-         Nuk  mundem !...

-         Po   pse  mama?!... Këtu  mbetesh vetem...  Vemi  të dyja  edhe  ti  je  e re të  shohësh  njëherë botë  me sy...

-         Rinia  ime dhe  jeta  ime  është  tek  ty  Leonora...Unë nuk  mundem  ta    këtë  vend...nuk  e kapërcej  dot  atë shteg ...nuk e  kpërcej  dot!... Do  rri  këtu  e do    pres... e ti  do t ë kthehesh  prapë...  e  do   bëjmë  dasmë  pastaj… e  gjithë  ato  gjëra    mira…

-         Donte  të mos  qante, por  nuk I  mbajti  dot  lotët. E përqafoi  vajzën, e  futi    gjoks,  si    ishte  fëmijë, dhe e puthi me    gjithë   lotët  e  shpirtit …Leonora  duke  ndjerë  lotët  e nënës, nuk   shihte  lotët  e saj …

-         Leonora  ishte  vajzë  me karakter    fortë.Vetëm  prania  e të jëmës  në jetë, e  kish  futur  brenda   halleve, qysh në  fëmijëri. Në  fshat  vetëm ajo  ishte  pa  baba  dhe pa  emër  babai. Ajo I  shihte shoqet  me  zili, kur  flisnin  për  baballarët  e tyre. Donte  dhe ajo    kishte  një  baba.Le  ta  qortonte rreptë, edhe me  pëllëmbë  ta  qëllonte, sic  bëjnë  baballarët  e rreptë  nga  njëherë, vetëm    kishte  dhe ajo  një  baba !...

-         Donte  ta  shihte  si  do  hynte    shtëpi  e të  mbushej  dera, kur    kthehej  nga puna …Apo    priste  dru  me  sëpatë  e  t’ia  bënte  “ ah, ah…”  sic  ia  bëjnë të  gjithë  burrat  kur  cajnë  dru …Apo    rrinte  mes  burrave të fshatit  e të pinte duhan të  dredhur, duke  bërë  biseda të  rënda  sic  bëjnë burrat, kur  mblidhen tek sheshi  I  rrapit…

-         Ajo  donte ta  dëgjonte  zërin  e tij, t’ia  merrte  këngës  si  babai I  Letës, apo  dajua  I  saj, që  këndonin  aq  bukur…Donte   ta  dëgjonte, kur të flistë   me    jëmën …Mamaja  ta  pyeste, ai  t’I  fliste  për ato  gjëra , që  mamaj  kish nevojë.

-         Mamaja. Si do t’ia  bëjmë për  vajzën, u rrit  e  duhet të  shikojmë  për  ndonjë  vend të  mirë…

-         Babai. Ka shkollën e lartë  përpara, pastaj burrin e  gjen  vetë…

-         Mamaja: Unë  nga meraku  e  kam, se mos  na  shkel  gjakund  vajza …

-         Babai: Nuk  shkel  ajo jo, por  edhe  po    shkasë, në  prehërin  tonë   do  të bjerë.

-         Mamaja. ( Nuk  foli  më, e  pa    sy  babanë dhe I ndriti  fytyra).

-         Babai. Leonora, eja këtu!...

-         Unë: Erdha  baba…

-         Babai: Pa  dëgjo c’do të  thotë mamaja, se  ka një merak…

-         Mamaja: Unë  e babai  e dimë që  ti  ke qejf  shkollën, do  vazhdosh  shkollën e  lartë, apo?...

-         Unë: Shkollën   e  asgjë  tjetër, mbase    del e  drejta  e studimit…Po    bëhet  me  konkurs, konkursin  e fitoj  vetë …

...Doja  ta  dëgjoja zërin e  babait …

Por  ajo  nuk  ishte  as  emër  babai ...Ishte  e lindura  e  një  dashurie  të fshehtë  të mamasë  me  një  djalë... Ata    dy  duheshin, por  nuk i lanë të duheshin ... Dashuria  e tyre, kishte  krijuar vetëm  një  shëmbëlltyrë, atë  vajzën  me  emrin  Leonora  dhe pastaj  ishte  këputur, për  t’u  tharë  e harruar…Në  atë  kalendar  dashurie, vetëm  ajo  mund të  tregonte  dicka, me  sytë  e saj, me  gjakun e saj, me  gjithë  qënien  e saj dhe harresës  I celeshin  sytë    atë  bukuri  jete…

Ajo  u  lind  e  u   rrit  me enigmën  brenda  gjirit të mamasë  së saj… Dhe mamaja  e saj  nuk  e kishte prishur  shenjtërinë  e dashurisë  enigmë….Kish  mbetur  e pamartuar. Jetën e kish  lidhur  vetëm  me  atë  vajzë. Me atë    kish dashur  e    nuk I  kish  vdekur, as  qe  I  vrarë    luftë…Ai  që nuk  u     dot  burri I  saj, kish  mbetur  dashnor  I përjetshëm  me  një  krijesë  bukurie    jetonte  pranë gjirit  të saj …Askush  nga  fshati  nuk  e përgojoji. E si  ta  përgojonte ?! … Kur  ndonjë  grua  me  burrë bridhte  bishtin  me  ndonjë  tjetër, ajo  e paburrë  ulte  sytë  mbi  fatin  e saj  dhe rriste  vajzën  si veten…

Dhe Leonora  u   rrit  e bukur, me lezet  bukurie, sa kur  hyri    lokal  për të  kërkuar punë  thithi të  gjithë  sytë  e tavolinave, deri sa I  digjte  gjithë  trupi…

-Kë  kërkoni ?- e  pyeti  një  vajzë, gati në  moshën e  saj  e  ulur  përballë  një  aparati llogaritës

-Pronarin  dua – Foli  Leonora, duke  ngjitur  me ndrojtje  fjalët    greqisht. Vajza  u  ngrit,  nga ku   qe  ulur përballë  aparatit, që Leonora  e  mendoi  si aparat  llogaritës, dhe  e shoqëroi, diku  mbrapa  disa  frigoriferëve  të mëdhenj, ku do të ishte, pa tjetër  pronari i  lokalit.

Pronari  ishte  një  burrë mbi  të pesëdhjetat, me  një  fytyrë mikëpritëse. Sa  e pa të  porsaardhurën  e  përshëndeti, duke  krijuar një  buzëqeshje  dhe  i foli:

-Ju jeni  ajo vajza    banoni  tek ky pallat? Je  me  fat  moj  vajzë – dhe e përkëdheli  nga shpatullat, si për  t’i   hequr  ndrojtjen.

Po  ky ? Ky flet  shqip ? …” U  hutua Leonora me pronarin  shqipfolës dhe nuk I  ktheu  dot  përgjigje.

-Po nga  cili  vend  je ? Mbase  jemi  patriotë ? – foli  me  shaka  pronari. “ Ky  flet  gjuhën  sikur    ishte  nga fshati, apo  nga krahina  jonë “ u hutua  Leonora  dhe ashtu   e hutuar  mezi  shqiptoi  nga ishte...

-Nga  cili fshat ? – pyeti menjëherë pronari. ( Leonora  i  tha  emrin e  fshatit).

-E kujt je  nga ai  fshat ?- pyeti  pronari  e  sytë  i  mbërtheu  tek  buzët  e vajzës, që mezi  lëviznin  me  formim   fjalësh.

Ajo  uli  kokën, u  kthye  pak  majats, për të  fshehur  lotët   që i  mbytën  shikimin  dhe mezi mbante   zërin    mos  i   dilte  nga  gjoksi që  i  hidhej  vrullshëm...

-Pusho...Të  lutem... unë  s’të  thashë  gjë    keqe    tani... mos  ju ka vdekur babai    nuk  mundët ?... Të  më falni, por  ju jini  vajzë  e rritur  dhe ...- ai  vazhdoi  si  e si  ta  qetësonte  vajzën, për    dalë  nga ajo  situatë    u  krijua.

Leonora  nuk i  kishte qejf  moralin e  fjalëve . Ashtu  ishte  mësuar. Por  si  u  gjend  ashtu  bosh  e  u turpërua    sytë  e pronarit?!... E mblodhi  veten, fshiu  sytë  e  lotuar  dhe pa kërkuar falje   u  përgjigj, duke  i dhënë  forcë  zërit:

Babanë  nuk  e kam  njohur  kurrë.       Nënën  ma  quajnë  Irini!...Pronari sikur  ta  kish goditur  guri i  rrufesë, theu  gjunjët  dhe  u  fundos    kolltukun  aty  pranë …Vetëm  sytë  I  mbetën  hapur  me  dritë  nga  ajo  vajzë  që rrinte    këmbë, përballë  tijë …Pastaj   sytë  e  shqyer  iu lëngëzuan  e  gropëz a  e mjekrës  nisi  t’pi  lëvizte  t’I  dridheshin    heshtje  fjalësh…

 

*******************

 

 

 

Jorgoja  me  Irinin kishin  tre  vjet  që duheshin. Ishin    dy  nga  një  fshat  e  nga  një  mëhallë dhe dashurinë e fshihnin  nën degët  e  mënit e    qershisë, aty në  Kopështin  Përposh, apo  edhe   ndënë hënë nganjëherë, kur  shihej  gruri    lumenj  e  ata të  humbisnin  nëpër  kashtë  ku  nuk i  gjente  kush …

Tre  vjet    duheshin  e askush  nuk I  kish  pipëtirë, ose, edhe  ata që  e dinin, e  mbanin    fshehtë, duke e respektuar  dashurinë  e dy    rinjëve. Të  flisje për  dashurinë  e tyre, bije    gjynah, se ata  ishin  si  dy  zogj    bënin  bashkimin  krahëve  e cicërimave, që të  mundnin  pastaj të fluturonin  së bashku deri  tek foleja  e ansdej  nga mbaronte  qielli…

Edhe dashuria  e tyre  ishte  një  bashkim  krahësh  zogjsh, për të  ngritur  pastaj  folenë  e  jetës  me  ëndrra qielli…

Por…

Në zyrën e  kryetarit    këshillit  u  zhvillua  ky  dialog:

Kryetari: Të  kam  thiruar për  problemin  a asaj  kërkesës..

Ai: … … …

Kryetari: Ke  bërë një  kërkesë  për    vazhduar shkollën e lartë ë?

Ai. Po 

Kryetari: Po  e di  ti  se  sa  na  duhen  ne  me  shkollë të  lartë  këtu?

Ai: Jo!...    ...     ...

Kryetari. Kur  nuk  di  atëherë  pse  bën kërkesë?...

Ai: Se sa    shumë  me shkollë të lartë  të ketë , aq  më mirë  venë  pounët.

Kryetari: Pse  si venë punët  sipas  teje ?

Ai: ...     ....     ...

Kryetari: Po  kështu  është, një  cikë  e ngrini  veshët  ju...

Ai: Unë  kam  bërë  disa herë  kërkesë  edhe ushtrinë e mbarova, tashti pse    mos  vete    shkollë?!

Kryetari. Mirë,  mitrë   po para  shkollës  do t ë bësh  gjëra të  tjera ...

Ai: Cfarë  do bëj?...

Kryetari :Do  heqësh  dorë nga  mbesa  ime...

Ai: .... ... ...!

Kryetari: Dhe  heqjen e dorës  do  ta  ma   bësh këtu  me  shkrim!...

Ai: E pastaj?...

Kryetari: Pastaj të  vesh    shkollë  e  ku të  ketë   nevojë   Atdheu  pastaj...

Ai: Po  pse të heq  dorë kur  unë  e dua, e ajo më  do?

Kryetari.  Sepase  duheni  qorrazën, pa  sy    ballë...

Ai: Ne  duhemi   e  do  duhemi ... edhe  ajo  do    vazhdojë   shkollëm  e  do  krijojmë  familje pastaj...

Kryetari: Ja  kësajë i  thonë  qorrazi ...mbesa  ime  ka  tjetër  udhë.

Ai: Udha  e saj  kalon  nëpër  zemrën  time ... edhe  unë  tek zemra  e saj...

Kryetari: Mbesa  ime  ka  tjetër  zemër, zemra   i  rreh për  Partinë ...

Ai: Po  mu a për    më rreh?...

Kryetari: Si   e di  ti. Thuaje    mirë me  gojën  tënde!

Ai: Për  mbesën  tënd e më  rreh zemra !...

Kryetari: Ja e  the  me  gojën  tënde…  e  prisja    këtu  do    përfundoje . Nuk  harrohet  plaga  e vjetër …Për  mbesën  të rreh    shumë  zemra  se  për  Partinë…

Ai:  Nuk  mund    harrohet, kur  zemra  të rreh  natë  e ditë…

Kryetari:  Mirë që e  pranove  vetë  mor   djalë . Se   edhe, mua      vinte  zor ta  thoshja. Pikërisht  këtu  ndahen rrugët  tona .Ti  je  nipi i  dajos    nënës, që ishte  me  ballin. Kjo  është  me  gjak Partie në  gji... Lufta  e klasave ...Vigjilenca  revolucionare ...

Ai  vazhdoi    fliste, por  Jorgoja nuk  po  dëgjonte  më. Ai  mbylli  derën  me përplasje  dhe iku... Koka i ziente  si kazan  rakie  e sytë  i  digjnin  nga inati... Pa  u  menduar  se  ku  po  shkonte, këmbët  e kishin  shpurë  tek kopështi  Përposh, ku  ishte  ajo  qershia  e  dashurisë ...

-Thashë  se do të  vonoheshe – i  foli  ajo  nga vendi  ku  e priste

E  trembi  zëri i saj  aq i njohur  e i ëmbël...Nuk  e priste  dhe takimin e  kish  harruar  fare ...Sikur    mos  e conin  këmbët ?...

-Pse  je  skuqur  kështu Mos  je  sëmurë – dhe  e  puthi në  ballë  sikur do  t’i maste  temperaturën  e  gjithë  trupit.

-Nuk  jam  sëmurë  jo... të   kisha temperaturë do t ë shërohesha ...

-Po me cilin  je  zënë ? Mos  të thirri  përsëri I  plotfuqishmi.

Ti ja  preve  shkurt “ Nuk e bëj  dot  atë punë”, I  the apo  nuk I  the  kështu ? – dhe e përqafoi …

-Po  xhaxhait  tënd  c’ti  thoshja ?

-Hë?  Ndonjë  gjë për  shkollën?

-“Do vesh    shkollë të lartë”, më  tha, vetëm me  një kusht …

-E pse  je  I  mërzitur?  Ti  kushtet i  plotëson  të gjitha, apo  lua  skec  me  mua... Nganjëherë  gëzimi  shprehet  edhe  me  inat ...

-Kushti  ishe Ti.

Ajo   heshti  një cast, pastaj pyeti   si  me  ndrojtje :

-Si  unë?

-Që  unë të hiqja dorë  nga  ti  e  pastaj të fitoja  të drejtën   e  shkollës...”  e  pastaj të veja  atje  ku  kishte nevojë  Atdheu” ... E donte   edhe  me  shkrim pa le...

-Ta  pranoje ! Të fitoje  shkollën   e pastaj  s’dihej ...

-Ja që nuk e  pranova ... Ti nuk    le  ta pranoja ...

- E pastaj  c’u  bë?

-Pastaj ra  mali e më  shtypi...

-Dhe  ti erdhe  tek  ajo që të  do  …Ajo e  puthi  përsëri …

-Erdhën  këmbët, se  trurin  dhe zemrën  ma  shtypi …këmbët  e mia nuk  u  duhen ..

-Kurse  unë    dua    gjithin. Me zemër  e me tru   e me  sy  e me  këmbë  e  me …të  gjitha, të  gjitha… Të  kam  futur  këtu  brenda, brenda trupit tim  je  I gjithi …

-Nuk  mjafton  vetëm  zemra ime  e  zemra  jote  për të  jetuar të  dashuruar …Për  ne  të dy  e nesërmja do të  jetë më  e zymtë    mos  e tmerrëshme … “Dajua  I  mamasë  sime  ka  qenë me  ballin, kurëse  ti ke  gjak Partie” sic    tha xhaxhai  yt …Njolla  e biografisë sime  është bërë sa  një carcaf  e  do  na  mbulojë të  dyve …Dhe  për  cudi, njolla  zhduket, e  unë  vete    shkollë  të lartë po të bëhem spiun e  të të  le  ty …Këto  unë nuk I  pranova  dhe e nesërmja  do  ulërijë, nuk  do të  ketë    fjalë …

Pastaj  do të  fillojnë me  ty  leksionet ...Pastaj do të  gjejnë një  burrë me gjak  të pastër ... e të  tjera ..  e të  tjera …

- Po  ti  je  burri  im   e unë  jam  gruaja  jote …Unë  nuk     burrë tjetër  mbi   vete …Tashti do jesh  edhe  baba I  fëmijës  sonë, dhe  e puthi me  dashuri  e  dhimbje  trazuar, me  një ndjenjë    papërcaktuar…Ajo tashti  nuk  ishte vetëm  e  dashura e  tij, por  edhe  gruaja, nëna  e asaj  krijese    përbashkët…

-I  fëmijës  sonë? – përsëriti  ai  si  I  trembur  nga  fjalët  e saj…

-Po  kam  disa  ditë    e kam  ndjerë, por  nuk  ta  thashë  sa    sigurohesha  mirë ...Tashti është  e sigurtë: Unë  jam  me  një  fëmijë  në bark, e  do   e rris  se    ka   ty  baba ...

Ai nuk  foli. Dhe  kjo  i  duhej  historisë së  tijë ?!...

*************

  mbrëmje  Jorgoja kapërceu  kufirin  e  u  gjend    shtetin  fqinj. Irini  mbeti në fatin  e saj  e  harruar  nga  jeta  bashkëshortore ...

Vajza  u  lind  e  u  rrit, pa  zërin  e emrit    babait    ikur në  harrim...Dhe  tashti  rrinte  përballë  këtijë  burri  e  mbetur në këmbë, me  shpresën e  ndonjë  pune ...Tek  pikat  e lotit, që i  rrëshqisnin  nga  sytë, ishte  vetmia  e  mamasë  së saj, e  mbetur    gjithë  jetën  vetëm...

Pronarit të  lokalit, aty në kolltuk  ku ish  këputur, i  gjëmonin  veshët: “ Babanë  nuk  e njoh ... nënën  ma  quajnë  Irini…”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora