Kulturë
Drita Lushi: Në qerpikët e Jonit
E diele, 01.09.2013, 06:00 PM
NË QERPIKËT E JONIT.
Copëza fundgushti,
pikturuar në sytë e Verës.
-Rrugëtim në fund të stinës-
EKSKLUZIVE NGA DRITA LUSHI
Edhe kur
datat me “kryeneçësi” na kujtojnë se fundi i stinës së kaltër është duke
përfunduar, ditët e ngrohta të ftojne përsëri buzë detit, për të mbledhur
ndjesi të bukura, si start për tu hedhur në vjeshtën e artë. Të shkelësh më
këmbë bukurinë e Rivierës e plazhet, është si të marrësh pak bukuri dhe vetë,
të ndihesh det, dallgë, të ndihesh e kaltër dhe e ngrohtë.
E më mirë
se në fundgusht nuk mund t’i ndiesh këto.Ditet kanë ulur tempin e zhegut, e
nata të ofron ëndërra e romantizëm, ku nën zhurmën e dallgëve, të duket se dëgjon fjalët e të dashuruarve, që deti në
shekuj ruan thellësive të tij, dashuritë pasionate, puthjet e bukura verore,
përqafimet e freskëta,vështrimet e horizonteve që të mbledhura ndër shekuj,
krijojnë sinfoni, arie e opereta JETE,që janë te pa arkivuara, të papromovuara,
por aq të lira e të virgjëra në gjithësinë tonë.
Shpesh
pushimet i çlodhin por dhe i lodhin njerëzit.
Që nga
mendimi se ku do pushojnë, bagazhet, veshjet dhe sendet e domosdoshme janë një
stres parapushimor.
Gjithmone
harroet diçka, sadoqë përpiqesh ti
marrësh të gjitha. Kur arrin në
vendpushim e kupton këtë.”Ngulja” në një vend, në det apo mal, të krijon
monotoni, dhe madje aty nga fundi i pushimeve,njerëzit numurojnë ditët se kur
do mbarojnë e ti rikthehen shtëpisë.
Andaj,
duke kaluar këtë përvojë njerëzore vendosa diçka ndryshe, të nisesha e të mos
qëndroja në një vend,por të ecja e të vizitoja sa më shume vende, duke zgjedhur
Rivierën Shqiptare.
Nje kafe
në një bar afër Sheshit të Flamurit në Vlorë,nje vizitë në
Shtëpinë ku u ngrit Flamuri,një foto pranë Isa Boletinit ishte fillimi i
udhëtimit tonë.
Ndalesa e
parë në Plazhin e Rradhimës, ishte si fillim e bisedim me detin për vazhdimin e
rrugëtimit.
Pamje të
bukura, ujë i kristaltë,vend i qetë,mëngjese e darka të lehta, perëndime që të
nguleshin jo vetëm në mendje,por doje ti merrje dhe në celuloid, “biseda”
me mëngjeset e paqta ,detin e qetë e
here të zemëruar, “pakte” me diellin, përqafimi me hënën e yjet.
Plazh
vërtet i mrekullueshëm,dhe mjaft i
pastër.
I
mirëmbajtur dhe i rregullt, me investime serioze nga banorët e zonës, bën të ndihesh e të pushosh mirë.
Të
nesërmen lëmë ne krah Orikumin e fillojmë
ngjitjen për LLogara duke përshëndetur
Tragjasin e nën vështrimin e Dukatit të heshtur, marrim të përpjetat për të
prekur majën më të lartë.
Restorante
turistike shtriheshin në të dy anët e rrugës gjarpëruese,por ne ndalojmë
pikërisht në parkun e Llogarasë.
Majë asaj
qafe, të shtrihet parasysh një bukuri
shumëdimensionale.
Një park
ku gjelbërimi, pemët,trungjet e prerë që krijojnë forma artistike të
bukura,drerët miqësorë me pulla e brirë të gjatë na lejonin ti përkëdhelnim e
tu afroheshim.
Të zgjeroheshin
mushkëritë. Nuk ngopeshe me atë vend.
Fëmijët
ndihen të lumtur se i gëzohen çdo gjëje.Mjaft të veprojmë dhe ne, lirshëm dhe
natyrshëm si të vegjëlit, të shijojmë e ta shohim bukur çdo gjë, dhe natyrisht
nuk ka si të mos shkojnë mbarë dhe pushimet.
Vilat e
drunjta që shtriheshin në dy anët e parkut, turistët e huaj dhe ata shqiptarë i
jepnin gjallëri asaj qafe
Hoteli
dhe pishina brenda tij, të ftonin pa mëdyshje të haje mëngjesin e të pije
kafenë aty.
Kënde dhe
improvizime të ndryshme Brenda parkut e shtonin argetimim e turisteve ditorë,
të kalimtarëve apo të pushuesve që kishin zgjedhur pikërisht këtë vend për të
lënë disa ditë vere, e për të marrë imazhe qetësie e butësie në vazhdmësinë e
ditëve.
Vazhdojmë
ngjitjen.
Afër
Qafës së Llogarasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të
cilat ndihet ndikimi i korenteve, e ererave qe fryjne ne ate qafe.
Një
mjegull e papritur e disa pika shiu, një erë e ftohtë që fillon të fryjë na
“ndrydh” pak, por gjithsesi s’mund te rrija pa zbritur pa pare nga afer “Pishën
Flamur” e pa i bërë disa foto.
E kthyer
e gjitha ne nje ane sipas ererave qe fryjne, ajo te jepte pershtypjen e nje
flamuri qe valevitej, por me gjyre te blerte.
Te dukej
se mjegulla herë të “prekte” mbi supe, here
si pelerine e hirte u mbulonte maleve supet, e here here sikur ua
zbukuronte si vello majat.
Mjegulla
vazhdon të na shoqërojë e hirtë e heshtur, e kur ndalojmë në atë që quhet”
Ballkon i Llogarasë” s’mundëm të
dallonim detin që binte “thikë” nën shkëmb.
Gjithsesi
u mundova ta “imagjinoj”sepse aparati s’mund të fotografonte të padukëshmen.
Mgjithatë
pikerisht në atë vend, munda të fotografoj një pllakatë gjys’ te prishur me mbishkrimin 1920, cka
tregon se pikëisht aty mund te ishte zhvilluar ndonjë ngjarje historike.
Rruga bie
thike, nje lartesi qe te shkakton nje ndjenje boshlleku.Shumicen e fotove i bej
nga dritarja e makines, te cilen e drejton bashkeshorti dhe bashkeushetari im
ne kete rrugetim te bukur.
Mjegulla
davaritet dhe mund te duket deti më qartë, bregu, gjiret e pastra e të
virgjëra.
Rruga
kalon në një terren malor, shkëmbor dhe
gjarpëron në kthesa të forta e të rrezikëshme.Natyrisht me rrip sigurimi
mundohem të fotografoj, e më vonë ndalem në një vend ku deti duket qartë nga nje
lartësi mbi
Ai terren
malor e aq i ashpër e bri tij deti blu,me bën tu jap te drejtë vlonjatëve për
natyrën e tyre burrërore mjaft të shprehur.Njerëzit kudo, janë mjaft të sjellshëm .
Pasi
përshendesim Dhërmiun,dua të takoj patjetër Jalën e bukur, e ndonëse vapë dhe mesditë, zbresim
e pijmë një pije freskuese.
Zbarkimin
e dytë e bëjme në Himarë.
Nje
shtëpi e thjeshtë me oborr, ku rritej që nga rrushi e domatja e freskët, do
ishte shtrati ynë dy ditor.
E zonja e
shtëpise ishte me sy blu.
Mendova
përnjëhere:” Epo të lindësh buzë detit…”- e vura buzën në gaz.
Te
marrësh çantat e të nisesh pa prenotuar, është nje eksperiencë e bukur, pa
parashikuar asgje, e aq me shume bujtja
larg salltanete e hoteleve liksoze por
ne shtepi te thjeshta, ku mund te dalesh ne kopsht, te bisedosh lirshem me te
zotin e shtepise, te marresh një kokerr domate ne kopsht, jane këto eksperinca
që të kalisin, të rrisin kuriozitetin, të mesojnë të reja dhe të mbajnë larg
mërzisë e monotonisë.
Në Himare
atë natë këndonin, Endri dhe Stefi, dy
vëllezërit korçarë dhe kalimi i mbrëmjes
nën shoqërine e zërit të tyre ishte
kënaqësia tjetër e ditës.
Mëngjesi
pak i vrenjtur, bëri që ta marrim shtruar ditën, pas kafesë dhe mengjesit
tradicinal shqiptar,nje byrek me nje gotë dhallë, menduam të marrim rrugën drejt Borshit për të parë e prekur
qerpikunkun tjetër të Jonit.
Gjire të
bukura, aq sa s’mund të rrija pa ndalur makinën e të bëja foto.Formëzoheshin aq
bukur, e futeshin si gjymtyrë në det, sa s’më besohej që i shihja.
Aty pashë
dhe “të përfolurin” Gjirin e Kakomesë.
Ngjisim
rrugën e shohim së pari Qeparoin, e ndalesën e bëjmë në Borsh.
Plazhi me
gurë të vegjël të bardhë ishte
karakteristika e tij.
Koha
vrenjetej e vetëtimat na shoqëronin herë pas here, megjithatë ne e prekëm
detin, e pa kaluar as nje orë filloi nje shi i papërmbajtshëm me erë, që na
bëri të nxitonim në makinë.
Shiu
binte edhe në Himarë ku fjetëm dhe natën
e dytë.
Dukej
sikur moti, lozte me ne,herë shi e herë
diell.Por kjo s’na mërziti aspak.
Ndoshta
dielli,e pa qe s’mund të na merrte qetësine dhe vendosi të çelë blunë dhe në
qiell, pas grisë me shi të papërmbajtshëm.
Pasdite
koha u qetësua.Një shëtitje buzë detit në mbrëmjen himarjote do të mbyllte dhe
siparin e asaj dite rrugëtim- pushimi.
Te
nesëmmen destinacioni ishte Saranda.Udha ishte e mrekullueshme, mes kodrinave
të mbushura me ullinj, e kthesave gjarpëruese mbusheshe me frymë.Në Lukovë
qëndruam për një kafe, dëshira për të parë dhe biseduar me çdokënd që takoja
nga ato vende, më bënte të ndalonim vend e pavënd.
Në orën
11 mbërrijmë në Sarandë.
Fotot e
para i bëra nga pika më e larte brenda qytetit. Pedonalja shtruar butë e
hijshëm të ftonte t’i hidhje hapat e sigurtë se aty do kaloje bukur.
Nje kafe,
një akullore dhe pas hotelit,ende pa “marrë frymë”, tek plazhi “PASQYRAT”.
Pas një
rruge (jo shumë të gjatë),që të prishte vertet humorin ai gji, ishte mrekullia
vetë.Nuk kisha parë ate lojë dallgësh, ngjyrash, zhurme të fortë si oshëtime, e
atyre guvave të mrekullushme që ishin krijuar nga përplasja e ujit në
shkëmbinj.
Çudi si
ai gji i vogël, ishte plot me turistë.
Nuk kisha
parë në ketë periudhë, në asnjë plazh e gji, aq njerëz sa te “PAQYRAT”
Ngjyra
mes blusë e jeshiles, ndërfuteshin tek
njëra tjetra për të arritur bregun duke shkumëzuar. Nuk kisha parë lojë më te
bukur, ngjyra më të thella e të bukura, breg më të shkumëzuar, si dëbora e
shumëpritur e njerëz aq të mrekulluar me aparate fotografike për të fiksuar
këtë lojë të çuditëshme, që ndoshta luhej veç aty.
Me fjalë
është vështire te arrihet pershkrimi,e celuloidi gjithashtu s’mund te zbuloje
gjer ne detaje ate mrekulli natyrore.
Dallgët
ngadalë pushtuan bregun dhe plazhistët
nisën te zhvendoseshin më sipër.
Ndërsa
ne, u zvendosëm për në Ksamil e andej në Butrint, ku lodhja harrohej para asaj
mrekullie që na u shfaq para sysh.
E zbuluar
nga gërmimet arkeologjike ajo të mahnit me lashtësinë e saj, por nga
mbishkrimet, pikturat e gdhendura me gurë, statujat e çdo gjë tjetër të bën të
besosh në një qytetërim të vërtetë.
Muret
rrethuese, daljet sekrete, amfiteatri e arena tregon se banorët kanë qenë mjaft
aktivë, dhe ndeshjet apo shfaqjet kanë qenë te pranishme dhe të zhvilluara.
Liqeni
blu që e rrethon i japin asaj një pamje hyjnore e misterioze, e papritur duke
lexuar pllakatat, futesh ne
meditime të largëta, që shkojnë deri në
vitet para Krishtit.
Ndjen, që
historia të merr në vorbull e harrohesh duke parë çdo imtësi.
Ke
deshirë te jesh spektatore, herë në arenë e herë thjesht ”vezhguese” e atyre
paraardhësve të stërlargët që kanë
frymuar jetuar e luftuar , brenda këtyre mureve.
Ngadalë
bie mbrëmja dhe ne duam ta shijojmë në bulevardin mbushur plot me njerëz.
Muzika
live mbush shëtitoren, paçka se fundsezoni.
Nje valle
aty, pse jo.
Përshihemi
bashke me të tjerët për të kërcyer,në barin me muzikë, duke mbyllur një ditë të
lodhëshme por të bukur.
Të
nesërmen vendosëm të qetësohemi e të bëjme plazh në qytet.
Pasditja,
desinacioni ishte Kalaja e Lëkursit.
Një pamje
që s’e arrijnë dot fjalët.
Një e
përpjetë ku shoferi duhet të ishte i
kujdesshëm, por ne arritëm në majë.
Ndonjëherë
gjerat që i kemi afër, s’i shohim, s’i kuptojmë dhe s’i ndiejmë.
Saranda
nga Kalaja e Lëkursit ishte një Perlë.
Perëndimi
na zuri për kafenë e mbrëmjes në këtë
lartësi ku të dukej se prekje perëndimin dhe Sarandën.
Të dukej
vetja si një princeshë e kohëve të lashta.
Turistët
e huaj nuk mungonin as aty.
Se
imagjinoj dot, të vish deri në Sarandë dhe të mos futesh në lashtësinë e
Butrintit, apo të mos shkelësh Kalanë e Lëkursit.
Mrekullitë
s’janë ato që njohim, por ato, të cilat s’kemi parë akoma në jetë, s’i kemi
prekur dhe s’i kemi shkelur.
E mbushur
me ndjesi të zjarrta e të arta të atij
perëndimi të datës 30 shtator 2013, marrim rrugën e kthimit për në Sarandë.
Të
nesërmen do përshkonim qindra kilometra deri në kthimin në shtëpi.
Duhej të
pushonim pak.
Nisemi
nga ora 8 e mëngjesit, duke lënë pas dhe Saranden, por duke marre ne memorje
imazhe e mbresa të bukura verore.
Gjatë
kthimit,qëndrojmë tek “Syri i Kaltër”.
Një
kombinim ngjyrash që edhe një piktor do ta
Ngjyra
jeshile, pemë të ndërthurura si kurorë mbi kokë,ku tek –tuk ndihej vjeshta me një të verdhë të
lehtë e mes kësaj,një Sy uji blu, si një bekim për atë vend dhe për ne vizitorët,që
kemi nevojë për pamje e pushime të tilla, pranë natyrës, detit e njerëzve, per
tu ndierë në frymëmarrjen tonë në sinkron me jetën.
Marrim rrugën e kthimit, nga “Qafë Muzina” drejt Gjirokastrës, Tepelenës e duke udhëtuar e njëkohësisht të “humbur” në mendime pozitive e verore, për atë që kaluam.
Fotot nga Drita lushi: