E enjte, 27.03.2025, 07:20 AM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Qivuri i dashurisë

E hene, 02.09.2013, 06:04 PM


Mihal GJERGJI

 

Rruga “Besa”

 

Një rrugë me fillim e pa fund

Që zgjatet mes muresh të larta

Pisllëk edhe sharje përkund

Mëri dhe urrejtje të gjata

 

Jo rrallë nga një vrasje pas shpine

Me levë, a me plumb, a me thikë

Te “besa” jetojmë thotë fqinji

Po besa ka vdekur or mik!

 

E gdhëndim atë që se kemi

Në sheshe, në rrugë e kudo

Pastaj e përbaltim dhe vemi

Atje ku po tretet ajo!

 

 

Qivuri i dashurisë

 

Mallkim i artit pas më ndjek

Nga djepi gjer te varri

Një ëngjëll endet shteg më shteg

Pas tij nxiton dhe djalli

 

Ja çirrni maskën botës plakë

Dhe shihni se ç’mban brënda

Përzhiten shpirtrat nëpër flakë

Dhe digjen jetë e ëndrra

 

Pas dhimbjes rend, e s’di se kur

Me fjalë a mund të ndalet?

Se dashuria në qivur

Është futur dhe nuk ngjallet!

 

 

Farkëtari i ferrit

 

Dikur i shërbeje xhelatit

Në kudhrën ku shtypej njeriu

Dhe lozje me lodrat e fatit

Kur tretej dhe shuhej fatziu

 

Me kohën dhe maskën ndërrove

Dhe qeshjen si qeshje mehiti

Ca këngë e ca bejte i shkrove

Pak paqe të kishte dhe shpirti

 

Të shoh në përgjunjie padronësh

Urrejtja të ndrydh e të shëmb

Kur ndotet hyjni e poetit

Diçka brënda meje më dhëmb



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx