Kulturë
Demir Krasniqi: S'ka ma bukur se n'Tugjec
E hene, 02.09.2013, 07:00 PM
Këngë
përkushtimi ndaj vendlindjes :
S’ KA MA
BUKUR SE N’ TUGJEC
Teksti, muzika dhe interpretimi :
Demir KRASNIQI
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
N’ gjithfarë vendesh , unë, kam ra !...
Por, askund si në Tugjec –
Vend ma t’ bukur nuk kam pa !
Ec e ec, ec e ec –
Kund nuk pashë si në Tugjec!
Ec e ec, ec e ec –
S’ ka ma bukur se n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Unë, kam pa shumë begati !...
Por, askund si në Tugjec –
Kund nuk gjeta rehati !
Ec e ec, ec e ec –
Begatia është n’ Tugjec !
Ec e ec, ec e ec –
Rehatia është n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Nuk ka shije buka e huaj !...
Dhe askund si në Tugjec –
Urinë time s’ mund ta shuaj !
Ec e ec , ec e ec –
Buka e shijshme është n’
Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Uji ma shuan etjen n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Pashë stoli e bukuri !...
Por, askund si në Tugjec,
Kund nuk gjeta lumturi !
Ec e ec, ec e ec –
Bukuria është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Lumturia është n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
N’ hap me kohë duke frymua !...
Ajër ma t’ pastër se n’ Tugjec –
Askund n’ botë nuk kam shijua !
Ec e ec, ec e ec –
Ajri i pastër është n’ Tugjec
!
Ec e ec , ec e ec –
Shpirti i lirë frymon n’
Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Për t’u çlodhë me fjet kam ra !...
Por, askund si në Tugjec –
Gjumë ma t’ ëmbël nuk kam ba !
Ec e ec, ec e ec –
Gjumë të ëmbël bëjë n’ Tugjec
!
Ec e ec, ec e ec –
Trupi m’ gjen
qetësi n’ Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Pashë parajsë e pashë uri !...
Por, askund si në Tugjec –
S’ ka parajsë , as pasuri !
Ec e ec, ec e ec –
Pasuria është n’ Tugjec !
Ec e ec , ec e ec –
Parajsa është në Tugjec !
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Pashë kaltri e yje qielli !...
Por, askund si në Tugjec –
Ma bukur s’ më ngrohu dielli !
Ec e ec, ec e ec –
Qielli i kaltër është n’ Tugjec
!
Ec e ec , ec e ec –
Dielli m’ ngrohë veç në Tugjec
!
Gjatë gjithë jetës ec e ec –
Mirë ia pashë rrezet e hënës !...
Por, askund si në Tugjec –
Ma ëmbël nuk ia thash këngës !
Ec e ec , ec e ec –
Hëna lëshon rreze n’ Tugjec !
Ec e ec, ec e ec –
Kënga ëmbël m’ shkon n’ Tugjec
!
Gjilan, më 08.08.2013.