E diele, 08.09.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: ''Sot më vranë''

E marte, 03.09.2013, 07:54 PM


“SOT MË VRANË”

Fejton

NGA NEBI DRAGOTI

Edhe ëndërr, edhe parandjenjë, zor të më ndodhi, ja, kështu siç më ndodhi konkretisht,  kjo që po u tregoj.

I pavëmendshëm eci duke bluar mendime për të ardhmen, ose për të qënë më ral, gjithfarësoj idesh lëvrinin në kokë..Dhe s’më vete mendja se diku, në një kthesë, më kanë zënë pusi.Një çamarrok më ngul sytë në cepin e një pallati duke mbajtur “armën”në dorë dhe mbasi shkëmbyem shikimet (ai vrënshëm m’i nguli sytë)priste,  si duket,  rastin e volitshëm.Mua aspak s’më shkoi mendja, se më kanë vënë në shënjestër për t’më “eleminuar”, larg qoftë, mbase jo fizikisht…Në këndin tjetër të pallatit një çamarrok tjetër i “armatosur”.Si duket,  ishin bashkëluftëtarë dhe unë isha objektivi i tyre për t’më asgjësuar.Nuk ke ç’i bën.Qënka e thënë të vritem ditën me diell.Në mes të ditës si nuk paskan frikë dhe nga policia, që nuk lë as mizën t’i kolojë nën mustaqe e jo më… sidomos, kur rrinë duke pirë kafe,  këmbë mbi këmbë.Sidoqoftë, në raste të tilla do t’i nënshtrohesh fatit.Por edhe i thash vetes:-Mos u dorëzo përballë këtyre të eturve, që duan të vrasin njeriun…(Në fakt njeriu isha unë).E kalova të parin, dhe,  posa u largova pesë hapa gjithë frikë nga plumbat, u dha sinjali i sulmit dhe u dëgjuan të shtënat:”Krrak, krruk e paf e puf”si tek gjahu i Kostandin Kristoforidhit.Ç’më gjet!Popo…unë isha armiku i tyre, por…jo imagjinar…real, sa një zdap.Unë isha i gjallë, mirrja frymë dhe zemra punonte për bukuri.I thashë vetes duke i dhënë kurajo:”Mos u dorëzo!Futu dhe ti në këtë lojë të rrezikshme!Nebi, u vrave, punë e madhe!Punë e madhe se s’do të shkruaj më Nebiu fejtone, satira, kritikë, poezi, opinione, publiçistikë, fabula,  haikun satirik, rubainë etj.etj.I dhashë vetes zemër.U futa në lojën e rrezikshme edhe pse është kohë paqe.-Nuk më vrisni!Do t’u mund!Dhe fillova të turrem duke u fshehur nëpër kthina ose,  më mire,  të them zija pozicione.Pra, isha futur në lojën e tyre të “rrezikshme”.Këtë gjë e kuptuan dhe të dy çamarrokët edhe u aktivizuan më shumë, kur e panë që unë nuk po dorëzohesha.”Krrak e krrak, paf e puf”, dëgjoheshin të shtënat e tyre me gojë dhe po nga goja u dilnin plumbat, po shyqyr, bënin rikoshetë dhe nuk vinin në drejtimin tim.Kështuqë edhe lufta vazhdonte.Nja dy femra, larg kësaj rrezeje të luftës, shikonin skenën dhe, për djallëzi, kukurisnin me duar në ije.Ata të shkathtë, si në filmat  horror…por edhe unë i shkathtë.Ata luftëtarë të zotë, por edhe unë një vetëmbrojtës i stërvitur përballë tyre.Donin t’më rrethonin dhe të ngrija duart lart.Por, jo, s’e haja unë atë kokër ulliri.Lufta kërkon burra sypatrembur.I thashë vetes”-Je shqiptar, mos u dorëzo!Vrap andej e vrap këndej.Prisja që t’u mbaronin plumbat, por jo.Ishin armatosur gjer në dhëmbë.Vazhdonin të shtëna e predha të shumta.-Vaj medet, -thashë.Ç’më gjeti!-Mos u dorëzo, mos u dorëzo!-i jipja kurajo vetes.As edhe policia s’po bëhej e gjallë.Asnjë “superfuqi” nuk po ndërhynte të ndalonte këtë luftë.Më shkoi mendja nëpër botë, tek Siria…që shikojnë në lajme edhe çapaçulët.Vriten fëmijë e të rritur, gjak e kasaphanë vendi.Shtetet, si duket, mbajnë sehir.Është për të vënë duart në kokë.Mblodha veten për t’u kthjelluar për situaten…Ata ndaluan pak…prisnin rastin për t’më qëlluar në variantin që…kishin mësuar në televizor dhe në internet.Për inter netin më duket dhe në shkollë…(e harxhojnë kohën për të mësuar…)Unë, me sa duket, nuk po ua krijoja këtë rast, sepse edhe nuk doja që të vritesha.Kush është ai që dëshiron të vritet nga këta çapaçulë të stërvitur aq bukur sipas mësimeve që djalli televizor i shthurur dhe i mallkuari internet jep (edhe në mesnatë) vazhdimisht!?Hë, ç’kohë edukimi?Qysh kur janë të vegjël u futet në gjak kjo luftë për të vrarë…Dikush i thirri.Ata u larguan.Unë mbeta gjallë.-Shyqyr, -thashë me vete, -se ikën për dhjam qeni sikur armët të ishin armë të vërteta.Po, nesër…me këtë ndjenjë që edukohen…mund të vrasin nënën dhe babën e vet.Me të vërtetë jetojmë në kohë …s’desha ta them se ju e dini dhe vetë…në këtë kohë të vegjlit përgatiten ushtarakisht.”Sot më vranë “ ashtu kot, në lojë.Atmosferë e keqe…edukim i keq mjedisor rrethanor…apo…apo…politika nuk di se ç’bën, që edukimi del jashtë kontrollit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora