Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Babai, në grusht lotët e mi
E hene, 02.09.2013, 07:50 PM
Sejdi
BERISHA:
BABAI, NË
GRUSHT MBANTE LOTËT
1.
Një ditë
Tash
krejt vonë
U përkula
pranë varrit të babait
Duke iu
përkulur madhështisë së tij
Më
përvëluan shekujt
2.
Tek varri
i babait
E dija
pse kam ardhur
Falje t’i
kërkoj
Se
ndoshta ndonjëherë
Nuk e kam
kuptuar jetën e tij
3.
U përkula
dhe putha varrin
Më fal o
babai im
Sepse
Ndoshta
pa e ditur unë
Kam bërë
ndonjë mëkat
Atëherë
nuk e kuptoja
Ndonjë
këshillë tënde
4.
Më fal
Nëse kam
gabuar diçka
Se
gabimet e tilla janë të rënda
Si gabime
ndaj Zotit
Më fal të
lutëm
Se sot më
mundon llahtaria
E moteve
tuaja
E
shekujve gënjeshtarë
Që mallin
po ma bëjnë peshë
Qielli e
toke
5.
Baba
Zëri yt
edhe sot sa i ëmbël
Tash po e
kuptoj
Atë
shikimin tënd tej maleve
Sipër
qiellit e nën palët e tokës
Por pusho
i qetë në tokë, baba
Se
6.
E putha
edhe njëherë
Barin mbi
varr
Atëherë
Loti im e
dogji barin
Gjer ke
eshtrat e babait depërtoi
Atje
thellë në varr
Për këtë
mëkat të lotit tim
Barin e
djegur e ledhatova
Dhe, m’u
bë se shpirti m’u lehtësua
Me
përkuljen pranë varrit
Tempull
përjetësie në jetën time
7.
Pasi u
përshëndeta me varrin
Shpina
sikur m’u shndërrua në sy
U zgjua
babai im
Në grusht
mbante lotët e mi:
Merri
këta lot
Se unë
lotin tënd nuk e dua
Por, biri
im
Ruaje
tokën
Përqafoje
njeriun
Këputi
hallkat e burgjeve
Dhe të
inateve të botës
Të
mendjes së ligë të njeriut
8.
Sikur i
mora ata lot
Nga
grushti i babait
Dhe i
piva
Si një
gotë me ujë shërues
Atëherë
drita kaploi qiellin
Babai
pushonte aty ku e lash
E unë ika
në rrugëtimin tim të çmendur
Nuk për
kënd dhe për çfarë...