E enjte, 12.12.2024, 11:23 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E hene, 09.09.2013, 06:46 PM


NEKI LULAJ

 

PASQYRË SHPIRTI

 

Eci mbi samarët në stanet e pafund të jetës

E shtrëngoj leqet e shpirtit në lundrim

O, më trishton ky shekull me dallgë kërleshur

Që valë të reja më zgjoka në shpirt.

 

E kërkoj çarçafë që të mbledh hënën

Po lumi i territ po më bën murranë

Në degët e lisave mbledh vesën e ëndërrt

E zogut ia prek flatrën e imët e të bardhë

 

E mbaj në duar gjurmë të shumta fërkimi

E natën si një qen tinzar e dëboj

O Kohë vrastare që vjen me shtigje verbimi

Mos u bëj plak me parmendë në dorë!

 

(Kjo poezi u shpërblye me vendin e parë në Orën letrare me karakter garues që u mbajtë më 5.gusht 2013 në Prishtinë,Marec me Poetet e Diasporës )

 

 

NDERI I KOMBIT

(Kushtuar trimit të Kosharës Dëshmorit Sali Çekut)

 

Sa me duhën sonte shkronjat

Qe ti rradhisë do vargje lirike

Për dëshmorin  e Kosharës

Mikun e fëmirësë jetike

Një këngë çunash ndez buzë gardhi

Dallendyshët e tokës mike

Mu në strehën e mullirit të vjetër

Shkronjat thurin lavdinë për dëshmorin e tokës etnike.

 

Kjo natë e shurdhër e plasë heshtjën

Burbullima e nentëmbdhjetë  prillit

Hëna e lëmon fytyrën e dëshmorit

Sikur vesën e trendafillit

Vesa e puth buzën e dëshmorit

Me kristalet e rrapit shekullor

Se u nxorr guri i ndarjës

Sihariqin nënës me ja dhanë.

 

Mbi këto rrudha tunele të ballit

Kaluan pushtuesit zuzarë

Por në shtretër ngelën filizat

Mugulluan si bari i njomë

Miku im diell herak

Nje datëlindje e ruan nen rrap.

 

 

ËNDRRA E PLISIT

 

Korbat mbyllen me vete majë Kalsë

Bibilët e bëjnë një kor të madh nderimi

I shoh aty që nga themelet deri në majë

Mbi kupolat e ëndrrash të pambaruara  plisi.

 

Sokëllijnë laviret e zgjuara ndër Mote

Nga dushi i akullt i bijve të kombit tim

E rend nga Dardania të sjell pengje kohe

Ia zunë me ngërçin në fyt të aktit biblik

 

Bebëza e Ditës së Re përplas sërish djajtë e zinj

Në ca kthina myku shkëlqen ende Plisi

I bekoi Perëndia me frymë gjer në amëshim

E kurrë nuk u ndalën së ecuri drejt një shtegtimi

 

Kur do agojë bardhësia do të ndjej një frymë të re

Do të ndjej si frymon e lumtur Dardania ime

Do t’i thyej kornizat e ferrit që të djeg

Do të sjell një ditë pa piskama lemerie

 

Në netën e errët me yje e vravashka të gjata

Me mall bujku do të pres mëngjeset me dije

Të agojë bardhësia në kulla, pragje  e maja

Të ringrihet si Feniks modern Dardania ime

 

Përtej diellit të lirisë…….

Përtej mitit të Plisit të përtërirë…..



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora