Kulturë
Poezi nga Besim Perjuci
E hene, 09.09.2013, 05:43 PM
Besim Perjuci
VLERA TË BARTURA ME FRYMËZIM
/Në përvjetorin e dhimbjeve – Vëllezërve Gjuka që u
masakruan mizorisht nga dora gjakatare e armikut shekullor/
Në hyrje të Lulishtës Parajsa e qytetit
oksigjenon
Mbi rasën e gurit mermer gdhendet
e sotmja krenare
Devotshëm dy emra të pashlyer rrëfejnë për udhën e jetës
E
lartëson së bashku me Bjeshkët e lashta ku bora vezullon.
Çdo ditë na puthen shikimet e gjalla pa fjalë Mbase
çdo ditë shkruhet edhe nga një epitaph i freskët për ta:
“Lavdi Sojit tuaj njerëzor për Dritë e Atdhe dhe…Kaq.
Pa u lëkundur në ecjen tonë të plumbtë
Çdo
ditë, pra, tek ky Lapidar me durim zbrazët dashuria e zhuritur
Për Yjet që i thërrasim me gjuhën e mbetur memece Sikur
në thellësi zemrat na pikojnë dhëmbje e vrer,
E shpirtmendja na ushqehet me
kohën e tyre të përendishme
Edhe belbëzimet e harreshme të vocrrakëve në thithje të nektarit Andejpari artikulojnë me
heshtjen e Lapidarit që mrekullon si Yll
Lindja e diellit nuk shijohet pa dritën e syve Mëngjeseve
të freskëta porsa të zbardhë drita e dita
Pa gjuhën e ëmbël të motorëve të ndezur të lënë jetim
Në spiralën e jetës në përditësi
Mjeshtërve të
virtytshëm në kujtesë të rinisë pejane
Meteorëve të dritës që përflakën qiellin e errët sketërr Me
dashuri të mbledhur viteve jetësuan kopshtin e Dheut
Histori e ditnetëve e kënduar me simfoni mbijetese.
Kreshnikët e legjendave thonë nuk vdesin
Epitafin e
kanë të shkruar qëmoti…
Gjithsesi në mbetje të kohës Për
ta vazhduar të tjerët
Këngën
e historisë në një kohë tjetër…
Për ta mbajtur gjallë dramën e jetës,
Historinë
e kësaj toke herët ua kënduan
Mbase
edhe me laps dore të shkruar keq
Se e liga i kishte ndrydhur shekujt damarëve të lodhur
Kur kohët e huaja pandalshëm akomodoheshin në vazhdimësi të robërisë
Dera e fisme Gjuka
shpalosur me traditë
Pjellë e kishte sojin n’embrion
Me
tipare baballarësh me gjykime të drejta
Ashtu si
pararëndësit e djeshëm në kalim, ndjesë paçin!
Libër i hapur në rrugëtim të identitetit Mbesin
gjurmë e pasosur të shkëndijojnë faqeve të historisë
Dy burra me ideale t’ylberta.
O Zot, merri pranë vetes, ata këtë e meritojnë!
Korrik 2009
URA
Ndër ty e mbi ty në
rrjedhë lëvizën uji, njeriu, kafsha
Me ty e në ty matej pesha e kohës
Gurët e
gdhendur me mjeshtri sfidojnë moshat e një historie
Që rrinë të heshtura në harkun e Syrit të Madh të gurit të latuar Aty
skaj teje bujtina e spahijve
Vërvonte me shitësit e rrushit të Rahovecit T’iu
bëjë strehimin dhe sehirin e fundit të natës.
Më tutje i gdhendur
me arkitekturë të lashtësisë
Hani
i Avdullahagës së berishajve të Jarinës
Freskonte ahure kuajsh harmëshor dhe kalldrëmin turk Përbri
Shatërvanit ngjit me xhami të xhumave të mëdha
Priste musafirët në Odën e Madhe të mendësisë që vinin Nga
Podrimja e vreshtave të verës e rakisë.
Harqet e dikurshme
dhe ato të mbetura
Nën lugjet e
thëlluara të qemerëve ku akoma dëgjohet
Cicërrima e dhimbshme e dallëndyshëve shtegtare
Ku freskohen hala
sot me ujin e Lumit të Bardhë të Bjeshkës
Myshqet dhe lëkenët
poashtu kanë bërë simbiozë jetese
E mrizojnë me avujt
që ngrihen çdo ditnatë
Me ujë qelibari të
Shatërvanit të bilurtë.
Të thëlluarat e
rrotave mbi ty kanë mbetur gjurmë
Të
ardhje-shkuarjeve të shumta
Edhe ato rrëfimin e
kanë shumë të hershëm për faqe historie
Sa qerre me kuaj,
qeze e pajtonesh rrahen mbi ty dhe
Vajin e dhimbjeve
ta lënë për kujtesë të brezave
Tagrambledhësit e
savaneve të një kohe jetime
Deshën ta
ngatërrojnë dhe ndërrojnë strukturën tënde
Emrin e lashtësisë,
skeletin tënd të fortë
Deshën ta sosin
hiçeve
Me fyerje-sharje
dhe plumba hibrid përmbysjeve të kurdisura
T’i rënduan edhe
shekujt e mbijetesës.
Mos harro, se…
Mbi ty e artin
arkitetktural të origjinës
E goditën me
inkuizicion dhe e zhvatën mosmëkeq
Me pije, drogë e
injorancë bishore
Me dridhje, frikë e
tmerre emrin “URA E VJETËR”
Ta satanizuan e
sllavo-ortodokçe ta thanë:
Kafana:”Kod starog
mosta”
Që ti kurrë s’e
pranove.